xhebrail1
INTERIST
Autostrada që lidh Kosovën me Shqipërinë, një projekt i cili ishte konsideruar nga autoritetet e Kosovës, se do të ndikonte në zhvillimin ekonomik të vendit, tani pak kohë para përfundimit të saj, nga njohës të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve, nuk konsiderohet t’i ketë sjellë përfitime vendit.
Autostrada, e cila është financuar nga buxheti i Kosovës, vlerësohet të ketë kushtuar rreth 1 miliardë euro. Kishte filluar të ndërtohet në prill të vitit 2010 dhe deri tani është realizuar me sukses hapja para afateve e 61 kilometrave, shkruan “Evropa e Lirë”.
Përfitimet nga kjo autostradë pritej të krijoheshin në kuadër të shkëmbimeve tregtare Kosovë - Shqipëri, por sipas njohësit të rrethanave ekonomike, Lekë Musa, përftimet nuk ishin reciproke. Në këtë rast, ato që përfituan, thekson Musa, ishin bizneset e Shqipërisë.
“Në bazë të shifrave që janë raportuar, Shqipëria ka pasur një ngritje mjaft të madhe në krahasim me vitet që kanë qenë para ndërtimit të kësaj autostrade. Mendoj se do të ishte më mirë që përfitimi të ishte reciprok dhe të kishim një lëvizje edhe të produkteve kosovare në Shqipëri, por kjo nuk ka ndodhur”, thekson Musa për Radion Evropa e Lirë.
Në të ardhmen, shton Musa, ndoshta përftimet të do të jenë edhe për prodhuesit kosovarë, pasi që kjo rrugë mundëson transport më të shpejtë dhe kosto më të ulët.
“Përftimi që mund të jetë, ka të bëjë me koston, e cila do të jetë më e ulët për ata prodhues që importin e lëndës së parë e marrin nga vendet e BE-së, për shkak të lehtësirave që ofron transporti. Pra, do të ketë përftime edhe për kompanitë prodhuese në Kosovë”, shton Musa.
Projekti i autostradës Vërmicë - Merdare është një nga investimet më të mëdha të bëra nga Qeveria e Kosovës.
Por, ndërtimi i kësaj rruge me mjetet e buxhetit të Kosovës ishte konsideruar politikë e gabuar, pasi që, si i tillë, ky projekt nuk ka kthim të menjëhershëm ekonomik, kishin vlerësuar përfaqësuesit e bizneseve.
Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se në aspekt të zhvillimit ekonomik, nuk mund të priten efekte të menjëhershme, por në një periudhë trevjeçare kjo autostradë do të ketë efektet pozitive dhe përftimet do të ndihen kudo.
“Nëse e vlerësojmë në çdo aspekt, është dashur që çdo projekt infrastrukturor të ndikojë në zhvillimin e vendit, sidomos duke e pasur parasysh infrastrukturën e mangët që e ka pasur Kosova. Në rastin e Kosovës, investimet në autostradë dhe efektet e tyre, ndoshta nuk mund të vërehen në periudha afatshkurtra”, konsideron Rukiqi.
Projekti i autostradës Vërmicë-Prishtinë- Merdare që lidh Kosovën me Shqipërinë, i filluar në prill të vitit 2010, pritet të përfundojë në nëntor të këtij viti.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës në ndërtimin e autostradës ishin angazhuar mbi 700 kompani vendor. Pjesë e projektit janë mbi 2500 punonjës dhe puna aktualisht është duke vazhduar në ndërtimin e 3 ****ioneve të fundit të autostradës së Kosovës. /Telegrafi/
Shiko fotografinë 1426661