Shqipëria nuk di të shënojë, barazim pa gola edhe ndaj Lituanisë

Rrelse

🦋

Shqipëria nuk di të shënojë, barazim pa gola edhe ndaj Lituanisë​

b4-4.jpg




Shqipëria ka marrë një tjetër barazim pa gola në Ligën e Kombeve, këtë herë në transfertë ndaj Lituanisë, në një ndeshje të dominuar, por pa mundur të konkretizojë rastet që nuk munguan për shënim.
Me emra të rinj në formacion, Reja nuk arriti sërish të ndërtojë një skuadër fituese. Në ndryshim nga ndeshja me Kazakistanin, kuqezinjtë tentuan menjëherë të gjenin golin, duke krijuar disa raste të mira në pjesën e parë, por pa mundur të realizojnë. Edhe në pjesën e dytë, Shqipëria vijoi sulmet, por Broja e Seferi gabuan raste flagrante përballë portierit lituan.
Lituani-shqiperi-1-1100x620.jpg

Trajneri Reja aktivizoi në pjesën e dytë edhe Vrionin e Manajn, por as këta dy sulmues nuk arritën ta dërgonin topin në rrjetën e vendasve, duke bërë që Shqipëria të marrë barazimin e dytë radhazi në Ligën e Kombeve pas atij 3 ditë më parë në Kazakistan.
Për t’u veçuar nga ky takim ishin edhe dy raste, ku arbitri i mohoi Shqipërisë penallti të pastra, për prekje me dorë të mbrojtësve të Lituanisë.


Pas këtij takimi, kuqezinjtë renditen në vendin e dytë me 5 pikë, po aq sa Lituania e vendit të parë. Dy ndeshjet e fundit për Shqipërinë luhen në Tiranë, me Kazakistanin më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë 3 ditë më pas.

A2.news.com
 

Attachments

  • b4-4.jpg
    b4-4.jpg
    72.7 KB · Shikime: 0
  • Lituani-shqiperi-1-1100x620.jpg
    Lituani-shqiperi-1-1100x620.jpg
    135 KB · Shikime: 0
  • Reja-1-1-1100x620.jpg
    Reja-1-1-1100x620.jpg
    62.8 KB · Shikime: 0
Si perher zhgenjimet jane kthy ne trend te zakonshem per kombetaren.
Nese nuk mund dot as Lituanine qe futbollin se ka as sportin e pare, ke do mundesh?

Eshte kthy ne kombetare qokash...
Seferi ke young boys as rezerve nuk lun, Vrioni ke Juventus U23 eshte rezerve qe lun i her ne 3 ndeshje, Broja ke Vitese eshte rezerve, Manaj eshte pa ekip fare.
Sdi ca t'them, kemi vetem porten dhe mbrojtjen ne nivel te kenaqshem, pjesa tjeter jane lojtar te dobet.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Kam degjuar se ne mandatin e ardhshem qeveritar, pasi te vendosen gjerat ne vij me reformen ne drejtesi, do kete nderhyrje edhe ne FSHF. Shpresoj te kete nje strategji te re, te pakten per sa i perket terheqjes se talenteve shqiptar ne europe.

Une besoj gjithashtu se nuk eshte larg dita kur Igli Tare do japi nga eksperienca e tij fantastike ne reformimin e FSHF-se. Nese jo menjehere si drejtues si saj, te pakten si keshilletar i rendesishem.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top