Shqipëria nis sot aventurën në Ligën e Kombeve. Zbulohet formacioni i mundshëm ndaj Islandës

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
shqiperia-stervitje-1280x720.jpg
Kombëtarja shqiptare nis sot aventurën e saj në Ligën e Kombeve. Përballë do të ketë një kundërshtar jo shumë të lehtë, si Islanda.
Gjendja e lojtarëve është e mirë dhe të gjithë shpresojnë shumë se mund të arrijnë një rezultat pozitiv. I këtij mendimi ishte dhe tekniku italian Edi Reja, i cili theksoi se Islanda është një nga favoritet për vendin e parë, mirëpo kjo nuk i frikëson aspak për të dhënë maksimumin në fushë.

Sa i përket formacionit të mundshëm, tekniku Edi Reja vijon t’i qëndrojë besnik skemës 3-5-2. Italiani pritet që ta rreshtojë kombëtaren kështu: në portë Etrit Berisha dhe përpara tij Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti, ndërkohë që krahët do t’i mbulojnë Balliu me Hysajn.
Në mesfushë mendohet të rikthehet pas shumë kohësh Amir Abrashi, i cili do të shoqërohet nga Gjasula dhe Çekiçi, ndërsa në sulm shqetëson Uzuni. Për këtë arsye, Cikalleshit si pikë referimi pritet t’i bashkohet Seferi, që ndryshe nga Vrioni, përfiton për shkak të tipareve të ndryshme si sulmues me Cikalleshin.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top