LeVoyageur
RDM 33 NSOE
DY MOMENTET! Shqipëria nën ‘pushtetin’ e ujit, ministrat darkë me fleta ari, si u përsërit ‘gabimi’ i Fatos Nanos për tragjedinë e 9 janarit (S’I PRANOI KURRË).
Ministat Arben Ahmetaj e Belinda Balluku janë filmuar duke drekuar në restorantin e Nusr-etit, bashkë më biznesmenin Samir Mane. Ndërkohë që ministrja Balluku dhe Ahmetaj duhet të jenë të parët në vijën e 'luftës' për shkak të situatës me të cilën po përballet vendi. Por mesa duket ka marrëveshje dhe argëtim më të rëndësishme.
Shqipëria prej 5 ditësh është ‘pushtuar’ nga moti i keq që ka shkaktuar probleme të mëdha në vend dhe përmbytje. Disa ditë më parë, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, i cili paguhet me taksat e qytetarëve, lajmëroi për ditë me radhë marrjen e masave pasi Shqipëria do të përballej nga mot i keq dhe reshje të dendura shiu që do të rrezikonin daljen nga shtrati të lumenjëve në vend.
Edhe pse alarmi u dha disa ditë rresht, asnjë masë nuk u mor nga ana e qeverisë, teksa kryeministri bashkë me ministrat ishte nisur për në Turqi, ku e priste një “tur” dy ditor me mikun e tij, presidentin Recep Tajip Erdogan.
Ndërsa më pas, nga Turqia u largua për në Greqi për të biseduar lidhur me rajonin dhe çështje “të rëndësishme”, jo si përmbytjet në Shqipëri. Edhe personi që la pas për ta zëvëndësuar, Erion Braçe nuk e ‘ndriti’ me deklaratën e tij, pasi u shpreh se përmbytje nuk kishte sepse ishin pastruar kanalizimet.
Me të parë “meme-t” që krijoi në rrjet deklarata e zëvendësit të tij, Rama u kthye me urgjencë për në Shqipëri, në mënyrë që të merrte vetë situatën nën kontroll, por kanë kaluar 5 ditë dhe vendi është ende nën ujë, dhjetra rrugë e ura janë prishur duke izoluar jetën e familjeve të tëra. E gjitha vetëm sepse nuk merreshin dot masa për të përballuar situatën, ndërkohë që Rama kishte dalë nga vendi për pak ‘turizëm.’
Por nuk mbaron këtu, ministrat e tij, Arben Ahmetaj e Belinda Balluku janë filmuar duke drekuar në restorantin e Nusr-etit, bashkë më biznesmenin Samir Mane. Ndërkohë që ministrja Balluku dhe Ahmetaj duhet të jenë të parët në vijën e ‘luftës’ për shkak të situatës me të cilën po përballet vendi. Por mesa duket ka marrëveshje dhe argëtim më të rëndësishme.
Kjo ngjarje kthen pas 17 vite, në kohën kur ish-kryeministri Fatos Nano, ishte larguar njësoj si pasardhësi i tij për pushime në Turqi, ndërkohë që në media dhe publikisht nuk e pranoi kurrë se çfarë kishte ndodhur. Teksa vendi përballej me tragjedinë e 9 janarit, ku 28 shqiptarë u mbytën në ujrat e detit Jon duke tentuar që të largoheshin për në Itali.
I pyetur në një konferencë për mediat, Nano nuk e pranoi kurrë por u justifikua se ishte në spital, duke luajtur edhe ‘blofin’ për pasaportën.
“Kam qënë në spital, në Stamboll. Doni të dini edhe diagnozën?,”-u përgjigj Nano.
Ndërsa dje, ministrat kanë hedhur pak kripë mbi mishin e mbuluar me ar…Të prekurit e tërmetit le të presin ende në çadra, me shpresën se do të dalë dielli.
(k.m/dosja.al)