Shqiperia ne listen turistike te National Geographic

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ekspertët e "National Geographic" sugjerojnë turin që parashikon plazhe të rralla, kështjella dhe vende mesjetare. Më pas udhëtimi vazhdon drejt veriut të detit Adriatik duke kaluar përmes qyteteve historike të Shqipërisë dhe plazheve të virgjëra.

Viti 2008 sapo ka nisur por aventurierët më të njohur të botës kanë bërë gati listën e vendeve të tyre të preferuara ku mund të shkojnë. Dhe për çudi vendi i dytë në listën e shteteve që ia vlen për të vizituar si turist këtë vit është Shqipëria. Këtë herë nuk jemi renditur si një vend që ofron turizëm postkomunist apo frikën e një aventure në një vend të pasigurt. Shqipëria këtë herë është vlerësuar si vendi më i mirë në botë ku mund të gjesh ujërat më të pastra dhe plazhet më të virgjëra. Klasifikimi është bërë nga network-u i njohur "National Geographic", i cili përfshin disa kanale televizive dhe revista të dedikuara ekskluzivisht aventurave turistike dhe vendeve më të bukura të botës.

Shqipëria

Pak ditë më parë "National Geographic" ka publikuar edhe listën e vendeve më të bukura që çdo i pasionuar pas turizmit dhe aventurës duhet që ti vizitojë patjetër. Në revistën e saj "Adventure Magazine" janë publikuar gjashtë vendet më të bukura për vitin 2008. Shqipëria është vendosur si vendi i parë në botë për kategorinë e ujërave. "Duke falënderuar pesë dekadat e kaluara nën një regjim të ashpër totalitar komunist, bregdeti me rërë dhe shkëmbinj i Shqipërisë ka humbur pjesën më të madhe të zhvillimit që ka njohur Europa në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore. Me reformat demokratike që po bëhen në këtë vend, disa "zogj të vetmuar" kanë vizituar plazhet e mrekullueshme të Shqipërisë ku mund të gjenden kilometra të tëra me rërë të bardhë në detin Adriatik. Këto zona shoqërohen me një sërë zonash të rralla arkeologjike dhe me male që ndodhen shumë pranë tyre. Mendoni për Kroacinë përpara "boomit" të turistëve dhe kjo është Shqipëria",- kanë pohuar specialistët e "National Geographic" për vendin tonë. Ata kanë vizituar plazhet e rralla shqiptare dhe i kanë vlerësuar ato si sensacionin turistik të këtij viti. Ekspertët e turizmit japin edhe "recetën" e një udhëtimi të mrekullueshëm prej 12 ditësh që nis në Shqipëri dhe përfundon në zonat me popullsi shqiptare të Malit të Zi. "Plani do të ishte i tillë: Ju mund të nisni një udhëtim të mrekullueshëm prej 12 ditësh në të cilin do të ndihmoheni nga guidat e "Geographic Expeditions". Turi parashikon plazhe të rralla, kështjella dhe vende mesjetare. Më pas udhëtimi vazhdon drejt veriut të detit Adriatik duke kaluar përmes qyteteve historike të Shqipërisë dhe plazheve të virgjëra deri në Malin e Zi", -thonë ekspertët e turizmit të "National Geographic".

Vendet e tjera

Lista me vendet e tjera që duhen vizituar patjetër këtë vit vazhdon me Kolumbinë. Ky shtet është zgjedhur nga ekspertët e "National Geographic" për malet e mrekullueshme që ka. Udhëtimi duhet të nisë nga Medellini e Kartagjena dhe për 16 ditë mund të vizitohen disa nga malet më të rralla të botës. Në kategorinë e pyjeve është zgjedhur shteti i Senegalit. Udhëtimi mes tokave të "safarit" ku pyjet e baobabit dhe drurëve të tjerë tropikalë u japin turistëve një kënaqësi të veçantë, është parashikuar për një udhëtim prej dy javësh. Për adhuruesit e dëborës vendi i parë për këtë vit është zënë nga Spitsbergen në Norvegji. Ky lokalitet është zgjedhur nga ekspertët e "National Geographic" si kulmi i njerëzve të dashuruar me dimrin dhe mundësitë e shumta që i jep ai turistëve. Spitsbergen është një nga ishujt e detit Artik dhe është cilësuar si vendi më i pastër i botës. Udhëtimi i "National Geographic" zgjat nëntë ditë nën shoqërinë e akullnajave dhe arinjve polarë. Të dashuruarit me vapën ekstreme dhe të veçantat e shkretëtirës këshillohen që këtë vit të vizitojnë Mongolinë. Ky vend është zgjedhur për karakteristikën e veçantë të ndërthurjes së shkretëtirës, stepave të pafundme dhe maleve të larta. Udhëtimi në këtë vend përrallor duhet të nisë në një gusht, ditën kur mund të shihet një eklips total i diellit. Më pas shtegtimi në shkretëtirëm mund të zgjasë disa ditë nën shoqërinë e historive të Ghengis Khan. Dhe vendi i fundit (në listë por jo nga rëndësia) i këshilluar nga ekspertët e "National Geographic" është India. Ky shtet i këshillohet turistëve që preferojnë "Road Trip" udhëtim në rrugë. Me rreth 30 rezerva të ndryshme në të gjithë vendin India e tigrave Bengalë dhe hoteleve përrallorë i këshillohet të gjithë turistëve. "Ky udhëtim, këshillojnë ekspertët e "National Geographic", do të jetë përjetimi i jetës së egër të ndërthurur me hotelet e mrekullueshme".

Vendet më të këshilluara për vitin 2008

Uji-Shqipëria
Malet- Kolumbia
Pyjet-Senegali
Dëbora-Spitsbergern Norvegji
Shkretëtira-Mongolia
Road Trip-India
Shekulli
 
Po ne jemi ne 2009 jo ne 2008.?!?!?!?

Gjithsesi Shqiperia eshte nje vend vertete me bukuri mjaft te rradha natyrore...Sidomos disa vende te vecanta..Permend ketu Syrin e Kalter Sarande ..ose ose Pogradecin...i mahnitshem...
 
Shqiperis i duhet investime ne infrastruktur mbajtja e pastertis me bo me denim me gjob dhe me rregullimin e vendeve turistike sepse ne dures eshte mir por edhe nuk eshte sepse ndertimet jan bo pa plane , sepse ne ato vende ne plazh ne dures po hy nga dursi deri ne fund te kavaja nuk jan ndertu me plan ne fillim te behen kanalizimet , pastaj rruga edhe mos me leju ndertimin e madh ndertesa te medha siq jan po me plan do ishte bo perfect edhe te jet infrastruktura rrugore ne ato vende e rregulluar edhe pastertia dhe mendoj qe shqiperia do ishte nr.1 per pushime jo vetem ne ballkan po ne europ , edhe mos te ndrronin qmimet do ishte perfect , dhe nje turist kur e kish pa qe ne shqiperii eshte me mir se ne vendet tjera plus eshte shum ma lir at'her sdo kishte menduar 2 her do vinte per pushime ne shqiperi ktu flas per turista te huaj sepse per ne nkosov se kem problem a jan apo sjan rruget ne rregull a ka apo nuk ka uj te pishem 24 or a ka apo nuk ka rrym 24 or a jan apo nuk jan kanalizimet ne rregull sepse jem msu edhe ktu me ket gje :p :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top