Shqipëria në flakë!

Hostel

Anëtar i Nderuar
Rinis ne Shqiperi venja e zjarreve nga qytetaret e saj,kur Shqiperia nuk ka mjete te perballoj keto flake.
Gjate ketyre diteve zjarret kane qene te shume!

Shqipëria në flakë, digjen 3 banesa, evakuohen turistët dhe bllokohen rrugët

10 zjarrvënës përfundojnë në polici


Ajo që kishim frikë është duke ndodhur, madje edhe më frikshëm sesa e kishim menduar. Zjarret kanë lënë pyjet e kullotat dhe u janë sulur zonave të banuara duke vënë në rrezik jetë njerëzish e duke shkatërruar qindra ekonomi familjare. Në Fier dhe Vlorë zjarret kanë bërë kërdinë dje duke djegur përveç pyjeve, edhe shtëpi, hotele dhe stane me gjithë bagëti. Zjarri ka hyrë deri brenda në qytet në Orikum të Vlorës, ndërsa në Fier është dashur të evakuohet një fshat i tërë dhe qindra pushues.

Zjarret e rëna mesditën e së hënës në pyllin me pisha të bregdetit të Fierit kanë shkaktuar dëme në pemë, banesa, si dhe bagëti. Ndërkohë që është rrezikuar seriozisht fshati Darëzezë, mbi 5000 banorë të zonës dhe pushues janë evakuuar. Burimet nga Komuna Dërmënas bëjnë të ditur për gazetën "Shqip" se mbi 60 hektarë pyll me pisha janë djegur plotësisht në territorin e fshatrave Seman e Darëzezë.

Rreth mesditës së djeshme, disa vatra zjarri janë identifikuar njëkohësisht në pyllin pranë bregdetit të Semanit, si dhe në atë të Darëzezës. Mësohet se me të shpejtë zjarri ka përparuar duke përfshirë të gjithë sipërfaqen me pisha. Banorë të fshatit Darëzezë tregojnë se për më shumë se katër orë fshatarët janë përpjekur të ndalojnë përparimin e flakëve drejt banesave. Kur kanë ndier vështirësi në lokalizimin e flakëve, ata kanë lënë gjithçka dhe i janë shmangur zjarrit i cili përparonte.

Situata është bërë më alarmante pasdite, kur është djegur plotësisht pylli i Darëzezës, që zinte një sipërfaqe prej më shumë se 50 hektarësh. Bashkë me pyllin janë djegur plotësisht edhe katër stane ku ndodheshin me qindra krerë bagëti.

Informacionet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë se mbi 500 lopë e dele janë djegur, ndërkohë që nuk u kanë shpëtuar flakëve as objektet e ndodhura në afërsi të pyllit. Burimet nga reparti i zjarrfikësve të Fierit tregojnë se 10 shtëpi janë djegur.

"Ato ndodheshin në një zonë informale brenda territorit të pyllit dhe janë shkrumbuar plotësisht. Gjithashtu, është djegur edhe një hotel luksoz që ndodhej në brezin me pisha të Darëzezës", tha Xhevat Mërnica, kreu i Repartit të Mbrojtjes nga Zjarri në Prefekturën e Fierit.

Ndërsa pylli i Darëzezës po shkrumbohej, flakët kanë përparuar në drejtim të fshatit Povelçë. Në kufijtë e këtij fshati, në disa sipërfaqe oborresh të mbi 50 banesave, zjarri ka shkaktuar dëme në të mbjella. Kryeplaku i fshatit, Kudret Sema, duke u mbështetur nga forcat e shpëtimit, si dhe nga policia e Fierit ka bërë të mundur evakuimin e banorëve të zonës. Mbi 5 mijë banorë kanë lënë banesat e tyre duke iu shmangur flakëve të zjarrit.

"E patëm mjaft të vështirë evakuimin, pasi banorët nuk braktisnin shtëpitë dhe pasurinë e tyre. Na është dashur t‘i marrim edhe me forcë", tha drejtori i policisë së Qarkut Fier, Arjan Bozhaj, i cili që nga mesdita e së hënës ka qenë në vendin e përfshirë nga flakët.

Ndërkohë, nga bregdeti i Darëzezës janë larguar edhe një pjesë e pushuesve, të cilët lanë në shtëpitë dhe hotelin e djegur gjithçka që kishin marrë me vete për pushime.

Dëmet janë të konsiderueshme, ndërsa forcat zjarrfikëse të ardhura nga Patosi, Lushnja, Berati, Tepelena dhe Kavaja kanë mundur të bëjnë lokalizimin e flakëve vetëm rreth orës 18:00. Përveç zjarrfikësve, për të shuar flakët janë mobilizuar edhe punonjës të policisë dhe banorë të zonës.

Policia e Fierit njoftoi në mbrëmje se janë shoqëruar si të dyshuar për zjarrvënie tetë persona. Policia sqaroi se zjarri i djeshëm në pyllin me pisha të bregdetit të Fierit nuk ka qenë aksidental, por i vënë me dashje.




Fier


Dy të arrestuar

për zjarrvënie


Në një komunikim me median, zëdhënësja e policisë së Fierit, Valbona Meço, bëri të ditur se uniformat blu të Fierit u kanë vënë prangat për zjarrëvënie dy personave. Ata janë Dine Abazi, 58 vjeç, nga fshati Riban i Mallakastrës dhe Fiqiret Murrizi, 60 vjeç, nga Lushnja. Mësohet se 58-vjeçari nga Mallakastra i ka vënë flakën pyllit të fshatit Riban, paraditen e së hënës. Ndërsa 60-vjeçari nga Lushnja akuzohet se është autor i vënies së zjarrit në kurorën me ullishta të qytetit të Lushnjës, pronë e vëllezërve اela.



VLORث


Zjarri i vënë fillimisht në kullota dogji dy shtëpi dhe rrezikoi 60 të tjera


Një zjarr i qëllimshëm

përfshin Orikumin e Dukatin


Zjarri ka përfshirë Orikumin paraditen e djeshme. Që nga ora 10:00 e deri pas orës 15:00, zjarret kanë qenë aktive në thuajse të gjitha zonat e qytezës. Sipas informacioneve, zjarri ka ardhur nga fshati Dukat, ku sipërfaqe të mëdha kullotash ishin përfshirë nga flakët. Zjarri në Fushë-Dukat ka përfshirë mbi 10 banesa, dy prej të cilave janë shkrumbuar tërësisht. Terreni i vështirë ka bërë që zjarrfikësit ta kenë shumë të vështirë hyrjen në zonë.

Dy banesa janë shkrumbuar tërësisht, ndërsa disa të tjera kanë pësuar dëme të pjesshme nga zjarri. Pas kësaj zjarri ka përfshirë qytezën e Orikumit, ku në kodra janë përfshirë kullota të tëra, stane, toka të mbjella etj. Zjarrfikëset kanë mbërritur në Orikum rreth orës 10:30, ndërsa nuk kanë mundur të shuajnë të gjitha vatrat e zjarrit që ishin përhapur me shpejtësi si pasojë e erës së fortë që frynte nga Jugu. Gjithashtu, thatësira dhe shkurret e shumta kanë favorizuar shtimin e flakëve. Banorët e qytezës janë alarmuar, ndërsa janë rrezikuar rreth 60 banesa.

Zjarrfikëseve u janë bashkuar edhe shumë forca të ushtrisë dhe policisë, të cilat me mjete rrethanore si lopata, degë shkurresh etj., janë përpjekur të ndërhyjnë në këmbë aty ku ka qenë e pamundur ndërhyrja e automjeteve zjarrfikëse për shkak të terrenit të vështirë.

Me dhjetëra hektarë janë përfshirë nga flakët, duke shkaktuar kështu dëme materiale të mëdha në qytezën turistike dhe zonat përreth saj. Periferia e Orikumit, në drejtim të fshatit Dukat pothuajse e gjithë kodrina dhe banesat përreth saj janë përfshirë nga flakët. Në Orikum, tri banesa janë dëmtuar pjesërisht, ndërsa mbi 50 të tjera janë rrethuar nga flakët, duke mbajtur aty peng disa banorë. Rreth 15 persona janë asfiksuar nga tymi i dendur, por çrregullimi ka qenë momental dhe më tej banorët janë rehabilituar pa pasur nevojë për ndërhyrje nga mjekët.

Ndërkohë, asnjë banor nuk është dëmtuar si pasojë e djegieve, edhe pse zjarri ka qenë i përmasave të mëdha në zonë. Vetë banorët e turistët që pushonin në Orikum kanë ndërhyrë me kova me ujë e mjete të tjera të ndihmojnë në shuarjen e flakëve, ndërsa mjetet zjarrfikëse, nga të cilat vetëm tri kanë qenë funksionale punonin në zonat ku vatrat e zjarrit kanë qenë më të mëdha. Fillimisht u nxorën nga banesat e tyre shumë banorë dhe më tej zjarrfikësit, ushtria dhe policia kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit. Pas orës 15:00, situata ka qenë më e qetë, ndërkohë që dhjetëra zjarrfikës, ushtarë e policë kanë qëndruar në Orikum për të mbajtur në fre zjarrin e vendosur fillimisht në tri vatra të mëdha. Pamjaftueshmëria e automjeteve zjarrfikëse ka vështirësuar situatën. Zjarri ishte i shpërndarë në zona të ndryshme, ndërsa hapeshin vatra me shpejtësi të madhe për shkak të erës. Ndërsa zjarri ka qenë i qëllimshëm, policia ende nuk ka asnjë të identifikuar për këtë zjarrvënie, e cila i ka shkaktuar Orikumit dëme të mëdha materiale në këtë periudhë ku qyteza është e mbushur me pushues.



BILANCI I ZJARREVE


FIER

U dogjën plotësisht 10 shtëpi banimi


U dogj plotësisht një hotel luksoz


U dogjën rreth 500 krerë bagëti të imëta e të trasha


U evakuuan rreth 5000 banorë të zonave të prekura


U shkrumbuan 60 hektarë pyll pishe



VLORث

U dogjën plotësisht dy shtëpi banimi


Pësuan dëme të pjesshme 8 shtëpi banimi


U evakuuan qindra banorë të Orikumit


U dogjën dhjetëra hektarë kullota e të mbjella




QARKU I TIRANثS


Digjet një servis në kryeqytet


Një zjarr përfshiu mëngjesin e së hënës një servis makinash pranë Qytetit të Nxënësve në Tiranë, ndërkohë që nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Me të marrë njoftimin, pranë servisit kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të mbështetura nga forcat e rendit që pasi bënë evakuimin e banorëve të zonës dhe rrethimin e saj, mundësuan shuarjen e flakëve të zjarrit. Burime nga policia e Tiranës bënë të ditur se zjarri shkaktoi dëme materiale në një automjet tip autobus që ndodhej për riparim në servis, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Sipas këtyre burimeve, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri dhe nga të dhënat e para rezulton se shkëndija ka ardhur nga një defekt në sistemin elektrik të mjetit.


Zjarr pa dëme në Kavajë


Një vatër zjarri, shkaqet e të cilit ende nuk dihen, është shfaqur rreth orës 14.20 të ditës së sotme në kodrat e fshatit Harizaj të Komunës Lekaj, në rrethin e Kavajës. Burime zyrtare nga policia e Tiranës thanë se në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat po ndihmohen nga banorët e zonës. Sipas burimeve, flakët e zjarrit që kanë përfshirë një sipërfaqe me barishte, janë vënë nën kontroll. Policia tha se po hetohen shkaqet e zjarrit.
 
Zjarrfikësit e Fierit: Nuk kemi mjete

Të tjera vatra zjarri, ndërsa pylli i Semanit vazhdon të digjet. Arrestohen katër veta


Ndërkohë që pylli i Semanit vazhdon të jetë në flakë, tre zjarre të tjera janë shfaqur dje në territorin e Qarkut të Fierit. Zjarrfikësit njoftuan se vatrat e reja të zjarrit, të cilat nuk janë shuar dot deri në mbrëmje vonë, kanë qenë në Patos, Lalar dhe Kasnicë. Situata bëhet edhe më alarmante kur zjarrfikësit thonë se nuk kanë mjetet e duhura në dispozicion për përballimin e kaq shumë zjarreve në të njëjtën kohë. Një duzinë automjetesh zjarrfikëse janë dërguar dje paradite në servise, pasi kanë pësuar mjaft dëmtime nga kapërcimi i situatës së rëndë të dy ditëve me zjarr në Darëzezë dhe Seman. Sipas kreut të Repartit të Shpëtimit dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Prefekturën e Fierit, Xhevat Mërnica, mësohet se 12 mjete zjarrfikëse, mes tyre edhe mjetet e emergjencave, janë duke iu nënshtruar një servisi kapital. "Pas vënies nën kontroll të situatës së rëndë me zjarret në Darëzezë dhe Seman, të gjitha zjarrfikëset u dëmtuan teknikisht. Duhet pranuar se për to nuk kemi as pjesë këmbimi dhe servisi që po i nënshtrohen nuk premton shumë. Në rast të përsëritjes së situatës, me keqardhje duhet të deklaroj se është e papërballueshme. Nuk mund të pretendosh që me mjetet e prodhuara 50 vjet më parë të mund të përballosh zjarre me përmasa të tilla", ka thënë për gazetën "Shqip" Xhevat Mërnica.

Edhe prefekti i Fierit, Shahin Bejdaj, ka pranuar gjendjen e rëndë teknike ku ndodhen repartet zjarrfikëse. Sipas tij është bërë kërkesë për mjete të reja, qoftë edhe për një zjarrfikëse, por deri më sot ka vetëm premtime. Prefekti ka pohuar gjithashtu se edhe ndihma që ka ardhur me mjete nga Lushnja, Mallakastra apo dhe Berati ka qenë e vonuar si shkak i largësisë së këtyre zonave, por edhe i infrastrukturës së rënduar.

Prefekti Bejdaj, i vendosur në krye të Shtabit të Emergjencave në Fier ka folur dje edhe në lidhje me shkaqet e zjarreve të ditëve të fundit. Prefekti i ka cilësuar të qëllimshme zjarret që shkaktuan mjaft dëme në zonën e Semanit dhe atë të Darëzezës. "Dyshojmë se zjarret janë vënë për shkak të konflikteve për pronësinë e sipërfaqeve të pyjeve", tha prefekti. Të njëjtin dyshim kanë edhe autoritetet e policisë lokale si dhe zjarrfikësit, të cilët po sigurojnë të dhëna nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe nga Hipoteka e Fierit për ekzistencën e pronarëve të pyjeve të djegur.

Ndërkohë, mësohet se policia ka arrestuar katër persona të tjerë për zjarrëvënie, ndërkohë që katër punonjës të Komunës Dërmënas ndiqen penalisht në gjendje të lirë. Zëdhënësja e Policisë së Qarkut të Fierit, Valbona Meço, në një prononcim për mediat, ka deklaruar se u janë vënë prangat katër autorëve të dyshuar për zjarrëvënie. Sipas saj konfirmohet se janë arrestuar nën akuzën e "shkatërrimit të pronës me anën e zjarrit" shtetasit Shefqet Agalliu, اlirim Agalliu, Jonuz Muçaj dhe Haxhi Duraj.

Gjithashtu si specialisti i emergjencave, ai i zjarrfikëseve, vrojtuesi dhe inspektori i pyjeve në Komunën Dërmënas po ndiqen penalisht në gjendje të lirë për veprën penale "të shpërdorimit të detyrës".
 
Tri zjarre djegin ara me grurë dhe shtëpi



Tri zjarre brenda 24 orëve kanë shkrumbuar në juglindje të vendit hektarë me grurë dhe një banesë. Zjarret që kanë përfshirë zonën vetëm brenda pak ditëve kanë djegur mbi 16 hektarë sipërfaqe të mbjella me grurë në zonën e Drithasit, ku në orën 10:00 sipas policisë, flakët kanë shkatërruar sërish kulturat në sezonin e korrjes. Të paktën 10 hektarë janë djegur këtë herë pas zjarrit që la pa grurë pesë fermerë disa ditë më parë. Zjarri në zonën e Drithasit ka rënë në një autokombajnë që është djegur plotësisht bashkë me sipërfaqet e mbjella. Sipas policisë, zjarri ka rënë kur shtetasi Marenglen Potka nga Fieri ka qenë duke punuar me autokombajnën e tij në parcelën e mbjellë me grurë në pronësi të Shpëtim Kupes nga fshati Drithas në afërsi të Maliqit. Sipas të dhënave nga dëshmitarët, por edhe pronari i tokës që ka qenë në vendin e ngjarjes, pjesa e motorit të mjetit korrës është rrethuar nga flakët papritmas, ndërsa drejtuesi 25-vjeçar nga Fieri dhe vetë pronari nga Drithasi kanë ndërhyrë për të shuar flakët në makinë, por për të mos rrezikuar më tej jetën janë larguar, duke lënë makinën të digjet. Ndërkohë në një hark të shkurtër kohor një tjetër zjarr ka përfshirë fshatin Podgorie. Një fëmijë 6-vjeçar, që ka luajtur me shkrepëse, ka shkaktuar zjarr në oborrin e shtëpisë, ku ka pasur bar të thatë dhe më pas ka rrezikuar banesën e tij dhe të fqinjëve. Ndërkaq zjarri i tretë është regjistruar në fshatin Zëmblak të Korçës, ku është djegur shtëpia e Irjat Bylykbashit 74 vjeç. Shkak i zjarrit është bërë një cigare e hedhur pa kujdes.

Zjarret


Durrës

Një zjarr ka rënë dje edhe në lagjen nr.8 të qytetit të Durrësit ku janë djegur disa ullinj dhe shkurre. Policia shoqëroi një fëmijë 16 vjeç nga lagja nr.7 e qytetit, i cili dyshohet se shkaktoi zjarrin pasi ndezi një grumbull plehrash.


Vlorë

Një vatër e re zjarri është shfaqur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Dukat të Vjetër në afërsi të Llogorasë. Për shkak të erës, për fikjen e zjarrit është kërkuar ndihma e avionit që ka ardhur nga Italia, çka ka rezultuar me sukses të plotë.



Gjirokastër

Një zjarr ka rëndë dje në fshatin Kordhocë, 3 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës. Zjarri ka rrezikuar një magazinë bidonësh plastikë, por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve dhe policisë është vënë nën kontroll pa shkaktuar dëme.
 
Fier, tetë vatra zjarri njëkohësisht



Pasditja e së mërkurës ka qenë tronditëse për Qarkun e Fierit. Tetë vatra zjarri kanë rënë njëkohësisht në rrethet Lushnjë, Fier e Mallakastër. Ndërsa një banesë është djegur plotësisht në fshatin Kurjan të komunës me të njëjtën emër në rrethin e Fierit, një antenë e kompanisë celulare "Vodafon" në Lushnjë, traversat hekurudhore të linjës Rrogozhinë-Lushnjë po në këtë rreth, si dhe dhjetëra hektarë tokë bujqësore, ullishta dhe pyje janë shkrumbuar dhe rezultojnë të kenë pasur dëme të mëdha.

Sipas burimeve zyrtare të Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Fierit, bëhet e ditur se pasditen e së mërkurës dhe përgjatë gjithë natës duke aguar e enjtja janë riaktivizuar vatra të shumta zjarri. Dje në mëngjes forcat e shpëtimit dhe ato të policisë kanë mundur të lokalizojnë e të vënë nën kontroll situatën e zjarrit në Darëzezë e Seman, ndërkohë që janë njoftuar se në fshatin Kurjan një banesë kishte marrë flakë. Përfshirja nga flakët e banesës njëkatëshe jo vetëm që ka djegur pjesën më të madhe të saj, por ka shkaktuar djegien e një prej oborreve dhe ballkoneve edhe të tri banesave të tjera. Banorët e fshatit kanë qenë ata që kanë luftuar si fillim me flakët që më pas u shuan

pas mbërritjes në vendin e ngjarjes të automjetit zjarrfikës. Reparti i mbrojtjes nga zjarri bën të ditur se shkak i djegies së banesës ka qenë shkëndija elektrike. Por, ndërsa automjeti zjarrfikës ka qenë duke u kthyer nga fshati Kurjan, është lajmëruar për një zjarr tjetër që kishte përfshirë sipërfaqen me ullishta në lagjen "Banaj" të qytetit të Patosit. Edhe ky zjarr është vënë nën kontroll, por pasi kishte djegur mbi 12 ha tokë e ullishta. Në të njëjtën kohë një zjarr u njoftua edhe në fshatrat Kasnicë dhe Lalar, ku ishin djegur mbi 8 ha tokë e pyll me pisha. Ndërkohë, dy zjarret e rëna në rrethin e Lushnjës kanë rrezikuar djegien e antenës së kompanisë celulare "Vodafone" dhe kanë përfshirë në një gjatësi prej 200 metrash traversat e drunjta të hekurudhës Rrogozhinë-Lushnjë.
 
Alarm zjarri për bjeshkën e Koritnikut



Edhe në Kukës shfaqen zjarret. Në mesditën e të enjtes persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin bjeshkës më të madhe e më të pasur të krejt zonës verilindore, asaj të Koritniku në Komunën Tërthore. Zjarri është vënë re nga policia kufitare, e cila ka njoftuar menjëherë Komisariatin e Kukësit, ndërsa ky i fundit është përpjekur të kontaktojë me faktorët e tjerë për të izoluar vatrën e zjarrti dhe për ta shuar atë. "Kemi dërguar me urgjencë dy grupe të policisë në terren për të bërë shuarjen apo të paktën për të minimizuar dëmet", tha drejtori i policisë së Kukësit, Muharrem Furriku, ndërsa shtoi se përpjekja e policisë duhet mbështetur nga faktorët vendorë për të pasur rezultat. Koritniku shtrihet në një lartësi nga 1700 deri 2300 metra mbi nivelin e deti dhe përbëhet nga masive shekullore të pishës. Aty nuk ka rrugë automobilistike, ndërsa udhëtimi më këmbë nga rruga më e afërt është të paktën 3 orë. Nga ana e vet kryetari i komunës, Remzi Veseli, tregon se pasdite, sapo ka marrë lajmin, ka mbledhur forca njerëzore dhjetëra persona nga komuniteti, si dhe të gjithë administratën për të shuar zjarrin. Bjeshkët e Koritnikut, me një sipërfaqe prej mbi 4 mijë hektarë, përbëjnë masivin e vetëm të paprekur nga zjarret e viteve të shkuara.
 
Me kete teme me kujtove "forumin ne flake".
 
E kërkojnë si zjarrvënës, por e gjejnë të shkrumbuar

Viktima e parë, një 82-vjeçar. Rrezikon edhe Pylli i Sodës​

Një 82-vjeçar nga fshati Vrahogoranxi i Komunës së Dropullit të Poshtëm në rrethin e Gjirokastrës, është asfiksuar nga tymi dhe flakët që kishte ndezur vetë për të djegur barin e thatë në kopshtin e tij. Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 17:00, kur plaku 82-vjeçar, Gligor Baxho, që jetonte i vetmuar tentoi të pastronte me djegie kashtën dhe mbetjet e thata të bimëve në kopshtin e tij, në periferi të fshatit Vrahogoranxi, por zjarri i ndezur prej tij doli jashtë kontrollit dhe ka rrezikuar seriozisht të djegë shtëpitë e fshatit.

Sipas zëdhënësit të policisë, një njoftim ka mbërritur rreth kësaj ore në sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, nëpërmjet një telefonate nga banorët e alarmuar prej afrimit të zjarrit dhe rrezikun që u kanosej prej tij banesave të këtij fshati. Krahas zjarrfikësve, në vendngjarje ka shkuar grupi i gatshëm dhe grupi operativ hetimor, si dhe disa forca të tjera të policisë, që për momentin kanë qenë në fshatin fqinj Radat, duke shuar një zjarr që kishte nisur qysh një ditë më parë. Në rrethanat e rrezikut të shtrirjes së zjarrit në brendësi të pjesës së banuar të fshatit, nga ana e policisë është kryer evakuimi i banorëve prej këtyre banesave, që rrezikoheshin nga zjarri dhe pas tri orësh është bërë e mundur shuarja e zjarrit. Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe policisë ka qenë vendimtare për të shpëtuar disa banesa, ku flakët e zjarrit kishin hyrë deri në oborret e jashtme.

Sipas policisë, nga deklarimet paraprake të banorëve të këtij fshati rezultoi se zjarri ka nisur nga bahçja e shtetasit Grigor Baxho dhe si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe.

Pas shuarjes së zjarrit dhe largimit të rrezikut për banorët, policia ka nisur kërkimin e shtetasit Grigor Manthio Baxho, pasi ai, sipas hetimeve paraprake, ishte i dyshuari kryesor për vënien e zjarrit. Rreth orës 20:30, punonjësit e policisë kanë nisur kërkimet për këtë shtetas dhe rreth orës 21:30, inspektorët e policisë së rendit të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë mundur të konstatojnë se në kopshtin nga ku kishte nisur të përhapej zjarri gjendej trupi pa jetë, i djegur nga flakët e zjarrit që ai kishte ndezur vetë.

Sipas banorëve të fshatit, autori i zjarrit dhe njëkohësisht viktima e tij, Grigor Baxho, për shkak të moshës së kaluar nuk shikonte dhe nuk dëgjonte mirë. Nga veprimet e para hetimore të kryera rezultoi se viktima, para se të shfaqej vatra e zjarrit, ka qenë duke kullotur bagëtitë i vetëm te bahçja e tij, ku kishte qenë dhe fillimi i vatrës së zjarrit. Gjithashtu, nga veprimet e para hetimore rezultoi se viktima kishte qenë pirës i rregullt i duhanit dhe nuk përjashtohet mundësia që shkaku i rënies së zjarrit të ketë qenë edhe nga pakujdesia dhe për shkak të moshës së thyer, shikimit dhe dëgjimit të kufizuar nuk ka mundur dot të largohet dhe për pasojë është djegur nga flakët e zjarrit.

Aksidenti i ndodhur të premten në mbrëmje në Vrahogoranxi shënon vatrën e katërt të zjarreve të stinës në Gjirokastër dhe njëkohësisht edhe viktimën e parë të stinës së rrezikshme të zjarreve në këtë rreth.




Vlorë, rrezikohet nga flakët Pylli i Sodës


Zjarrfikësit shuajnë edhe dy zjarre të tjerë të ndezur me dashje


Një zjarr i rënë dje paradite në fshatin Nartë të Vlorës ka rrezikuar të përfshijë edhe Pyllin e Sodës. Ndërkohë, zjarrfikësit e qytetit bregdetar nuk kanë gjetur paqe edhe pas shmangies së këtij rreziku, pasi vatra të tjera zjarresh u konstatuan në zona të tjera.

Vlora është përfshirë sërish dje nga disa zjarre, të cilat kanë qenë të përhapura në fshatra të ndryshëm të rrethit. Zjarri i parë ka rënë në zonën e fshatit Nartë, ku vatra është zgjeruar duke rrezikuar edhe Pyllin e Sodës.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë që zona të mbahet nën kontroll, duke shuar tërësisht zjarrin nga kjo zonë dhe duke evituar kështu rrezikun e flakëve në Pyllin e Sodës.

Më tej, zjarre janë shënuar edhe në fshatrat Babicë e Risili, ku fshatarët e këtyre zonave, me qëllim për të hapur tokë të re, kanë ndezur zjarre.

Për shkak edhe të erës, zjarret janë përhapur, duke kërkuar domosdoshmërisht ndërhyrjen e zjarrfikësve për t‘i shuar. Sipas të dhënave të zjarrfikësve, në këto zona janë rrezikuar kasolle të ndryshme, stalla e pemë frutore të mbjella nga këta fshatarë.

Sipas zjarrfikësve, zjarret vendosen qëllimisht nga fshatarët për të mundësuar kështu hapjen e tokave të reja. Ndërhyrja e zjarrfikësve është kryer dje në tri vatra në zona të ndryshme të rrethit.

Ndërkohë, shefi i zjarrfikësve për Qarkun e Vlorës, Petrit اarçani, tha se për Vlorën janë në gatishmëri çdo ditë një numër prej 20 efektivësh, ndërsa në çdo turn qëndrojnë në gatishmëri 9 efektivë, të cilët në rast të rreziqeve të mëdha ndihmohen edhe nga policia apo ushtria.

Aktualisht në eficencë, në total, janë tre automjete zjarrfikëse për Vlorën, ndërsa në të gjithë qarkun, në total, janë shtatë të tilla.

Sipas kreut të zjarrfikësve, po synohet që të mbahet nën kontroll situata dhe të ndërhyhet në të gjitha rastet në kohë sa më të shpejtë. Ai bën thirrje që edhe qytetarët të bëhen të kujdesshëm në ndezjen e zjarreve, pasi temperaturat e larta dhe era i favorizojnë ato dhe dalin jashtë kontrollit.



Vlorë


Gjykata lë në burg zjarrvënësit


Gjykata e Vlorës ka lënë në burg katër të arrestuarit për zjarrvënie në javët e fundit në këtë rreth. Në seancat gjyqësore të zhvilluara dje janë prezantuar përpara togave të zeza katër personat e arrestuarve gjatë ditëve të fundit, të cilët akuzohen për shkatërrim të pronës me zjarr. Arrestimet i referohen zjarreve në Dukat e Orikum, si dhe zjarreve në fshatrat Oshtimë e Trevllazër. Qerim Cenoaliaj, Jorgo Gjikoka, Klement dhe Badi Lamaj janë vlerësuar nga gjykata me masën e sigurisë "arrest në burg" deri në përfundim të hetimeve. Katër të arrestuarit do të qëndrojnë pas hekurave deri në përfundim të gjykimit dhe marrjen e vendimit nga gjykata, ndërsa janë dhënë direktiva që gjykatat dhe prokuroria të jenë më të ashpra ndaj këtyre personave që dyshohen si zjarrvënës, për të dhënë dënime të ashpra.




Kukës


Digjen kullotat në Komunën Tërthore


Ende pa u shuar mirë vatra e zjarrit në masivin e Koritnikut në Komunën Tërthore, një zjarr tjetër ka përfshirë territoret e fshatrave. Kësaj here janë kullotat me bar dhe shkurre të ulëta që janë përfshirë nga flakët në vendin e quajtur Arat e Gjata. Burime të komunës bëjnë të ditur se deri në orët e pasdites së shtunë ishin djegur rreth 20 hektarë kullota, duke i shkaktuar një dëm të ndjeshëm komunitetit. Në ndihmë të banorëve për shuarjen e zjarrit kanë shkuar edhe specialistë të Pyjores etj. Sipas policisë lokale mendohet se zjarri është shkaktuar me qëllim nga persona të caktuar. Burimi i cituar shton se në orët e mesditës janë shoqëruar pesë persona, të cilët janë marrë në pyetje për ngjarjen, por ende zjarrvënia mbetet pa autor. Ky është rasti i parë i zjarrit në kullotat e fshatrave të Komunës Tërthore, ku një pjesë e banorëve janë ende të angazhuar me shuarjen e zjarreve në bjeshkë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top