sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Motori i kërkimit Google publikon në rrjet arkivat e rëndësishëm mbi faktet kryesore të historisë së shekullit XX. Tashmë, përdoruesit e internetit në gjithë botën mund të kërkojnë, nëpërmjet platformës Google Cultural Institute (google.com/culturalinstitute), gjashtë milionë foto, dokumente, filma të mbledhur nga 17 muze dhe institute kulturore të vendeve të ndryshme; si nga muzeu i ish-kampit nazist të vdekjes Auschwitz-Birkenau (Poloni), Instituti Yad Vashem (Izrael) apo Qendra përkujtimore “Nelson Mandela”(Afrikë e Jugut). “Të dhënat janë shpërndarë në formën e ekspozitave tematike, 42 prej të cilave janë publikuar më 10 tetor. Të tjerat do të shtohen në të ardhmen”, shtoi për shtypin drejtori i projektit Google, Mark Yoshitaka.
“Kjo është një punë fantastike, që mundëson kapërcimin e kufijve gjeografikë, të bësh një muze të qëndrojë hapur 24 orë në 24 dhe të përdorshëm në disa gjuhë. Ky është një revolucion i vërtetë”, theksoi Robert Kostro, drejtor i Muzeut të Historisë së Polonisë. Shqipëria zë një vend modest në këtë arkiv të pasur që mendohet të pasurohet edhe më tej me dokumente dhe foto të tjera. Nëse kërkon Albania, mëson se fondi i arkivit me këtë emër nuk shkon më shumë se 342 foto. Pjesa më e madhe e tyre i përkasin koleksionit të Life (318 fotot), ndërsa 24 fotot janë pjesë e koleksionit të Institutit Yad Vashem. Ky i fundit ka në fokus dhjetëra herbej që gjetën strehim dhe shpëtim në familjet shqiptare. Një prej tyre është familja e Frashëllinjve në Berat, që ka strehuar disa familje hebreje gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Arkivi për Shqipërinë përmban vetëm foto dhe deri tani asnjë dokument. Janë 2-3 filmime kryesisht intervista të ushtarëve që kanë kaluar nëpër Shqipëri dhe të herbejve që kanë jetuar deri në mbarimin e Luftës.
Fotot që duken disi më të hershme i përkasin koleksionit të Life. Ato nuk kanë data por ngjasojne shume me fotot e Marubit ne fillim te vitit 1900. Edhe përshkrimet në keto foto në më të shumtën e rasteve nuk janë fare ose kanë pasaktësi. Imazhet më shumë sesa fakte historike sjellin pamje nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht Shkodra, Tirana e Durrësi, por dhe të jetës së përditshme; portrete grash nga Veriu dhe Jugu, burra zakoni që dredhin duhan, portrete fëmijësh të rreckosur e këmbëzbathur, kasolle qe famijaret e ndajne me pulat, deri dhe bejlerë të veshur hijshëm e shtëpi të mobiluara me shije e luks. Të vetme foto historike janë ajo e Enver Hoxhës duke folur në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1946. Kjo foto i përket koleksionit të Life, ashtu si dhe fotoja e Mehmet Shehut, e vitit 1960, duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Fotot e publikuara me pamje nga Shqipëria i përkasin periudhës deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Pas kësaj fondi Albania nuk sjell asnjë imazh të Shqipërisë Komuniste, ku asnjë fotograf i huaj nuk ka mundur të shkëpusë asnjë imazh. Janë mbi 30 foto që etiketohen Nikita Hrushovi, pas udhëtimit disaditor në Shqipëri. Por të gjitha pamjet tregojnë udhëheqësin sovjetik pas kthimit në Moskë. Asnjë pamje e Hrushovit në Shqipëri. Një tjetër foto historike është kurorëzimi i Princ Vidit në Romë dhe zbarkimi i italianëve në portin e Durrësit, që mban datën prill 1939. Në gjashtë milionë fotot që Google ka arritur të mbledhë në projektin e saj arkivor të shekullit XX, vend të veçantë zënë fotot, dokumentarë dhe dokumente duke filluar që nga Lufta e Parë Botërore. Për të vijuar me Luftën e Dytë Botërore, pranvera e vitit 1968 në Francë, Aparteidi etj. etj. Portrete mbretërish, udhëheqësish e personalitete të ndryshme nga fusha e shkencës dhe artit etj. Gjithçka që kërkon të dish për ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur gjatë shekullit XX mund ta gjesh tashmë thjesht me një “klik”. Arkivi ka një hapësirë kohore nga viti 1900 deri në vitin 2000, por gjatë kërkimit mund të hasësh edhe foto që datojnë nga fundi i viteve 1800. E gjitha është një arkiv dixhital i ngjarjeve historike, i ndarë në 42 ****ione që përmbajnë tema dhe subjekte të ndryshme. اdo histori përmban një rrëfim që lidh lëndën arkivore.
Pjesa më e madhe e materialit është vizual dhe disa prej tyre publikohen për herë të parë. Në subjektet që trajtohen është Holokausti, që ka në qendër historinë e Anna Frankut, ditarin, filmime, e dokumente të ndryshme, është historia e Edek dhe Malës, një çift të dashuruarish që përpiqen të shpëtojnë nga kampi i Aushvicit. Jan Karski, heroi i heshtur i njerëzimit, i cili ishte i pari njeri që u përpoq të informonte botën për Holokaustin. Për të vazhduar me fotografi, filmime etj. që japin detaje të planit të zbarkimit të aleatëve në Normandi. Një portal i veçantë i dedikohet edhe çmimit Nobel për Paqe, Nelson Mandelës si dhe periudha e “la Dolce Vita” në Itali. Ajo çfarë mund të shihet sot është fillimi i një projekti të gjatë, ku janë ftuar të bëhen pjesë edhe muze, arkiva, madje dhe koleksionistë dhe individë që posedojnë foto dhe dokumente me rëndësi historike./Aida Tuci