Shqipëria mposht Lituaninë në Qemal Stafa

Arfenilla

Themelues i Forumit
Shqipëria përmbyt Lituaninë në Qemal Stafa. Kuqezinjtë e De Biasit rrisin entuziasmin pas fitores në Norvegji, me një tjetër fitore bindëse këtë herë në miqësore, ndaj kundërshtarëve balltikë, që futën ujë në stadiumin tonë kombëtar.


shq-lit.jpg

Suksesi për më tepër ndaj lituanezëve ishte dhe një shenjë maturie për skuadrën tonë që tregoi se di të ketë vazhdimësi, në thurjen e një ëndrre të rëndësishme sic është ajo e pjesëmarrjes në botëror. Për më tepër që golat e Canit, Mehës dhe Bashës, ishin përgjigja se të gjithë në këtë përfaqësuese dinë të përgjigjen sa herë thirren në apel.

Në baltën e Qemal Stafës të presësh një kryevepër futbollistike duket e vështirë, sidomos kur bëhet fjalë për një takim miqësor, por kuqezinjtë që në start tregojnë se jo vetëm Lituania por as pishina e krijuar mbi tapetin e stadiumit kombëtar nuk mund t’i ndalë. Fillimi është i gjithë për përfaqësuesen, ku madje dhe Valdet Rama, në ndeshjen e tij të parë, ka shumë dëshirë për të shfaqur më të mirën e tij. Rasti më i mirë për tanët është ai i minutës së 26-të, ku Cani, Bogdani dhe Lila provojnë të gjithë me radhë, por shtylla tregohet kapricoze. Ndoshta sepse skena duhet të jetë e gjitha për perlën e Alban Mehës, që shënon një gol all Roberto karlos nga 35 metra, duke gjetur fundin e rrjetës për herë të parë me përfaqësuesen. Shiu i golave kuqezi sapo ka nisur furishëm. Në minutën e 38-të, Basha shërben një top kryevepër për Canin, që shtyn topin drejt fundit të rrjetës.

Gjithsesi festivali golave nuk ka përfunduar ende pasi 3 minuta më pas, Basha, shënon dhe golin e tretë, I pari për të në përfaqësuese që në ndeshjen e tij të dytë. Në pushim lituania shkon e tëra e fundosur, por dhe kur del prej aty, Shqipëria vazhdon ende të shtyjë, aq san ë të 53-tin, Pulanjius në përpjekje për të larguar topin e dërgon topin në fundin e rrjetës së tij, duke I dhuruar shqipërisë golin e katërt. Kuqezinjtë i afrohen sërish dhe të pestit me anë të Alban Mehës, por goditja e tij prej rrjetën e jashtme. Gjithsesi lituanët arrijnë të shkurtojnë diferencën me Razulis në minutën e 75-të duke realizuar të paktën golin e nderit. Shqipëria ndryshon disa prej futbollistëve në fushë, dhe deri në fund nuk ndodh më asgjë. Mbyllet 4-1 për kombëtaren, që fiton ndeshjen e dytë radhazi, ku më shumë se rezultati vlejnë përgjigjet e dhëna nga futbollistët në fushë alb..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top