Shqipëria merr 240 milionë euro për anëtarësim në BE

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Komisioni Evropian miratoi ndihmën financiare që do të jepet për Shqipërinë në kuadër të mbështetjes të para-anëtarësimit në fusha të caktuara ndërhyrjeje duke synuar përgatitjen e vendit për anëtarësim në BE.

Për periudhën 2009-2011 Shqipëria do të përfitojë në formë grantesh nga buxheti evropian 269.4 milionë euro ku pjesa më e madhe 237.9 milionë euro është Ndihmë për Tranzicionin dhe Ngritjen e Institucioneve kurse pjesa tjetër 31.5 milionë euro shkon për Bashkëpunimin Ndërkufitar.

Më specifikisht, sa i takon drejtimit të parë, fushat kryesore të ndërhyrjes në kuadër të kërkesave politike do të jenë reforma e administratës publike, reforma e gjyqësorit dhe policisë, lufta kundër korrupsionit. Po ashtu, janë parashikuar fonde për zhvillimin e medias, inkurajimin e përfshirjes shoqërore dhe ekonomike të pakicave dhe grupeve në nevojë, si edhe dialogun me shoqërinë civile.

Këto financime synojnë ta ndihmojnë Shqipërinë të arrijë standardet e BE-së në fushat e tregut të brendshëm, drejtësisë, lirisë dhe sigurisë. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet bujqësisë dhe zhvillimit rural, zhvillimit rajonal, mjedisit, mbrojtjes së konsumatorit, transportit dhe energjisë.

Pjesa e dytë e ndihmës që shkon për ‘Bashkëpunimin Ndërkufitar’ do të merret me veprimtaritë ndërkufitare mes Shqipërisë dhe vendeve anëtare të BE-së si edhe me vende të tjera kandidate apo potencialisht kandidate.

Financimi do të mbështesë veprimtari të tilla si: zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, shoqërore dhe mjedisore të zonave kufitare; adresimi i sfidave të përbashkëta sidomos në fushat e mjedisit, shëndetit publik dhe zhvillimit; dhe inkurajimi i veprimtarive mes OJQ-ve dhe autoriteteve lokale. *alsat*

f.0801161251428_m.jpg
 
31.5 milionë euro shkon për Bashkëpunimin Ndërkufitar.


Ca duhet te investosh kaq shume ne kufi kur sapo te futemi ne Be nuk do kemi me kufinj? Kjo me ben te dyshoj se vone do futemi ne BE. :(
 
Shum fonde shkojn neper institucione kur brenda tyre nje pjes e personave qe punojn aty nuk e fitojn me konkurenc ose me eksperienc pune por me shoqeri ose me teseren e partis :s
 
shtohen te ardhurat e politikaneve keshtu qe me siguri do cmendim boten me rritjen ekonomike qe do kete shqiperia
 
Back
Top