Shqipëria me pasuri të shumta turistike malorë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Në preferencën e turistëve ka qenë jo vetëm mali i Sopotit si edhe Grabova, por edhe zona e Stëblevës ku dimri nis që në muajin tetor dhe në pikun e kësaj stine, dëbora arrin deri në dy metra dhe sipërfaqe të mëdha mund të përdoren si pista për ski.
shqiperia_me_resurse_te_shumta_1.jpg





Pasurite e shumta turistike malorë që ka Shqipëria, me theks të veçantë rajoni i Elbasanit si Mali Shebenik–Jabllanicë, Mali i Bukanikut në Gjinar, Golloborda e Gramshit etj, zona të cilat këtë vit për shkak të rindertimit total të rrugëve, janë kthyer në epiqendrën e turistëve vendas dhe të huaj ku vetëm gjatë vitit që lamë pas, numërohen më shumë se 600 mijë turistë.

Në preferencën e turistëve ka qenë jo vetëm mali i Sopotit si edhe Grabova, por edhe zona e Stëblevës ku dimri nis që në muajin tetor dhe në pikun e kësaj stine, dëbora arrin deri në dy metra dhe sipërfaqe të mëdha mund të përdoren si pista për ski.

Numërohen një sërë investimesh të ndërmarra nga qeveria në infrastrukturë, që kanë sjellë shërbim të potencialit turistik duke rritur edhe numrin e të punësuarve ndërsa projekti tjetër madhor rruga Tiranë- Elbasan, ku punimet vazhdojnë, do ta bëjë Elbasanin pjesë të denjë të tripolarit Elbasan-Durrës-Tiranë./Yllpress
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Shqipëria me resurse të shumta turistike malorë

Zisu..ndryshoje ate fjalen "resurse" ne burime ose fjale te ngjashme.. se e shkaterruan shqipen fare :)
 
Pe: Shqipëria me resurse të shumta turistike malorë

Shqipëria me resurse të shumta turistike malorë



1. Burime
2. Rezerva
3. Pasuri

per shembull: pasuri natyrore
 
Titulli: Shqipëria me resurse të shumta turistike malorë

E ndryshova, flm:)
 
Titulli: Shqipëria me pasuri të shumta turistike malorë

Kto investimet qe behen per turizmin ne pergjithesi ,e ne vecanti per kto dimeroret ja vlen vertet.Shqiperia ka nje natyre malore shume te bukur e te vecant ,nje investim i miremenaxhuar do ishte gjeja me e bukur dhe me vlere .Por nga kjo pjese ndihet ''dora koprace'' e shtetit, nuk i sherben fare natyres malore.
Dakort infrastruktura eshte pika kryesore drejt nje turizmi malor, por coje deri ne fund duke krijuar hapsira argetimi nga lojrat me te ndryshme tipike e turizmit malor.

Psh mar Llogaran ,vend shume i bukur malor ,infrastruktur e rregullt ,por nuk ka ndonje sherbim argetimi vecse disa drere qe po rriten atje .Pse mos te krijohej nje piste per ski ,vend ka sa te duash .
llogora+animali.jpg
Llogara,Vlore
Gjithashtu Mali i Cikes (ngjitur me Llogaran, ne krahun tjeter ) mali me i lart ne zonen e jugut ,ka hapsira plote per te krijuar turizem .

425326_254894447921670_113159742095142_558232_103399767_n.jpg

Mali Cikes

Po ashtu edhe mali i Sevasterit (Fshat i Vlores ) e ashtuquajtur ndryshe ''kurora e malit'' per shkak te vendit te shenjte qe egziston aty )ka plote gojdhena qe vend sheron njerez dhe sjell fat.
Une kam qen 2 here ,jam ngjitur ne kemb..5 ore ngjitje vertet lodhje por ja vlen ,nderkohe qe pash nje panorame shume te bukur malore ,lule nga me te cuditshmet qe rriteshin vetem aty,hapsira plote per te krijuar turizem.

42824226.jpg



Kurora e Malit, Sevaster
 

Attachments

  • llogora+animali.jpg
    llogora+animali.jpg
    34.6 KB · Shikime: 0
Pe: Shqipëria me pasuri të shumta turistike malorë

Kur kemi pas naj here ne burime apo pasuri me duket vetja si ne kohen e xhaxhit aman sa ju merr truri ere, keni lexuar ndonjhere se si pershkruhet shqiperia nga kalimtare te huaj ? nje pirg i madh guresh i rene nga kozmosi.......asgje me shume kemi nje riviere te vogel, nje theth, nuk e di se cfare te shtoj me shume...... me kembe ne toke.

Te vetmen gje qe te tjeret mund te vijne e te shohin ne shqiperi jane malet e zhveshura plot me gure dhe thellesite e tyre te pjerret pasi jane te formur ne kohe me te vone se malet e tjera.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shqipëria me pasuri të shumta turistike malorë

Diku ,po pikerisht per malet e zhveshur i ben te jene te vecante ne llojin e tyre.
 
Re: Shqipëria me pasuri të shumta turistike malorë

Shqiperia ka shume bukuri natyrore, por ska investim :mad:
Nqs do kishte investim, numri i turistave ne Shqiperi do ishte shume me i madh se c'eshte.
 
Pe: Shqipëria me pasuri të shumta turistike malorë

Shqiperia...ka shume me shume se kaq pasuri por fatkeqesisht nuk behet azgje per to
 
Titulli: Shqipëria me pasuri të shumta turistike malorë

I vetmi vend i Europes ndoshta edhe botes ku munde te besh pllazhe dhe skijim natyral ne debore, brenda dites, ne nje periudhe te shkurter kohore, po te kishte infrastrukture rrugore. Kete lluks e kan pak shtete, por kam pershtypjen se ne gjithmon kemi nenvleresuar vendin tone.

Paskeni harruar luginen e Lumit Vlabone. Afer 40 e kilometra virgjeri natyrore (skaj lumi) me nje llojllojshmeri qe te le pa mend.
 
Titulli: Shqipëria me pasuri të shumta turistike malorë

Po ne luginen e Valbones , ne Razem , ne Theth...qe jane pamje te mahnitshme, duket sikur je ne bote tjeter ..

404887_10150540558238297_75610238296_8923242_553805607_n.jpg


392205_10150419835818297_75610238296_8475150_1411095055_n.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top