Shqiperia ka rrogat me te larta ne rajon

Iliria Etnike

Antar Aktiv
Shqiperia ka rrogat me te larta ne rajon

Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi edhe Maqedonia.

Ne Shqiperi rroga bruto e mesuesve eshte 750 mije leke te vjetra ne muaj edhe ne vit eshte 9 milione leke pra 7.700 euro ne vit. Ne Rumani eshte 7.200 euro pra me pak se sa ne Shqiperi. Kurse akoma me pak eshte ne Serbi vetem 5.100 euro edhe ne Bullgari eshte vetem 6.130 euro. Keto i tregon ky artikull i nje gazete te Rumanise:

https://www.romaniajournal.ro/societ...ies-in-europe/

Ne Shqiperi rroga e mesuesve eshte rreth 750 mije leke edhe Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Maqedonia dhe kjo eshte shkruajtur ne fund te ketij artikulli:

https://www.portalishkollor.al/news/...e-nga-1-janari

Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi edhe Maqedonia.
 
Nëse është aq shumë sa shkruajnë shifrat, ateher nuk ikin njerëzit jashtë shtetit. Pastaj bruto rroga mund të jetë dhe 1000 euro muaj, puna është sa eshte ajo që të vjen ty ne dore.
 
Dhe cmimet gjithashtu.
 
Absolut jooo madje e kunderta jane me te keq paguarit ne rajon,te shfrytezojne 8 ore pune dhe ne fund nuk merre ate qe meriton
 
jana80, po ashtu eshte. Shqiperia i ka te gjitha rrogat afersisht 10 % me te larta se sa Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi edhe Maqedonia.

Cmimet jane ne proporcion me rrogat edhe kursimet jane ne proporcion me rrogat pra me te larta ne Shqiperi edhe prandaj Shqiperia eshte me e pasur se sa keto vendet e tjera.
 
Gjumashi, Shqiperia i ka rrogat afersisht 10 % me te larat se sa keto vendet e tjera te rajonit por vendet e Europes Perendimore dihet qe i kane shume me te larta edhe prandaj ka emigrim.

Per emigrimin lexo kete qe te kuptosh me shume:

Shqipëria ka 4.450.000 banorë edhe me emigrantët ka gjithsej 5.850.000 shtetas

Shqipëria ka 4.450.000 banorë dhe jo 2.820.000 banorë si deklaron INSTATi. Numri i emigrantëve është 1.400.000 edhe gjithsej Shqipëria ka 5.850.000 shtetas. Demografia edhe numri i popullsisë janë shumë të rëndësishme për të gjitha fushat kombëtare, ekonomike, sociale, politike edhe ushtarake të vendit. Në Shqipëri janë manipuluar pas 1990 qellimisht në të gjitha vitet numri i lindjeve, i nxënësve, i emigrantëve edhe i gjithë popullsisë nga të gjitha qeveritë e Shqipërisë edhe INSTATi. Gjithashtu edhe të dhënat e regjistrimeve të popullsisë të viteve 2001 e 2011 që u deklaruan nga qeveritë dhe INSTATi ishin plotësisht të manipuluara duke e deklaruar popullsinë më pak. Dihet që në 2011 regjistruesit e INSTATit që shkonin tek banorët për të bërë regjistrimet nuk shkuan tek shumë banorë. Edhe shifra e deklaruar e urbanizimit prej 53,5 % është e manipuluar sepse në të vërtetë është 65 % për të gjithë vendin. Shifra e urbanizimit është përqindja e popullsisë që banon në qytete. Me rëndësi të madhe është për të ditur zhvillimin e numrit të popullsisë së Shqipërisë ndër vite.

Në vijim është numri i popullsisë së Shqipërisë sipas viteve:

1920: 960.000
1925: 1.020.000
1930: 1.070.000
1935: 1.120.000
1940: 1.170.000
1945: 1.260.000
1950: 1.360.000
1955: 1.550.000
1960: 1.810.000
1965: 2.080.000
1970: 2.400.000
1975: 2.680.000
1980: 2.980.000
1985: 3.320.000
1990: 3.680.000

Nga 1920 deri në 1940 kanë emigruar afërsisht 100 mijë shqiptarë për në SHBA. Këta emigrantë nuk përfshiheshin më si banorë të Shqipërisë. Në ato vite SHBA ishte i vetmi vend ku emigronin shqiptarët. Pas 1990 rifilloi emirgimi. Në vijim është numri i popullsisë së Shqipërisë me emigrantët sipas viteve:

1995: 4.060.000 (3.560.000 banorë në Shqipëri edhe 500.000 emigrantë)
2001: 4.520.000 (3.620.000 banorë në Shqipëri edhe 900.000 emigrantë)
2008: 4.980.000 (3.810.000 banorë në Shqipëri edhe 1.170.000 emigrantë)
2011: 5.170.000 (3.870.000 banorë në Shqipëri edhe 1.200.000 emigrantë)
2021: 5.850.000 (4.450.000 banorë në Shqipëri edhe 1.400.000 emigrantë)

Shqipëria e 3-fishoi popullsinë e vet nga 1945 deri në 1990. Këtë nuk e arriti dot asnjë vend tjetër në kontinentin europian. Shqipëria ka pasur nga 1945 deri në 1990 shtimin më të lartë të popullsisë në Europë. Shqipëria arriti deri në 1980 që ta barazonte jetëgjatësinë mesatare me Italinë, Francën e Spanjën që e kishin dhe e kanë më të lartën në Europë. Prandaj Shqipëria e ka sot jetëgjatësinë mesatare po aq të lartë sa Italia, Franca e Spanja dhe më të lartë se sa të gjitha vendet e tjera të Europës edhe të rajonit tonë. Edhe INSTATi e ka deklaruar këtë fakt në regjistrimin e popullsisë në 2001 edhe e ka krahasuar Shqipërinë me Italinë.

Por edhe pas 1990 Shqipëria ka gjithashtu shtimin më të lartë të popullsisë në kontinentin europian. Nga 1990 deri në 2021 popullsia e Shqipërisë me emigrantët shqiptarë u 1,6-fishua. Nga 1991 deri në 2001 numri i lindjeve në vend ishte mesatarisht rreth 85.000 lindje në vit kurse qeveritë dhe INSTATi deklaruan mesatarisht vetëm rreth 65.000 lindje në vit pra 20 mijë lindje më pak.

Pas 2001 qeveritë dhe INSTATi i bën edhe më flagrante mashtrimet e tyre duke e ulur numrin e lindjeve të deklaruara në rreth 30.000 deri 40.000 lindje. Në të vërtetë numri i lindjeve në vend nga 2001 deri në 2007 ishte rreth 70.000 lindje në vit. Nga 2007 deri në 2021 ky numër ishte mesatarisht rreth 72.000 lindje në vit. Këto shifra janë vetëm lindjet brenda vendit pa shifrat e lindjeve të emigrantëve. Për vitin 2021 INSTATi deklaroi vetëm rreth 27.284 lindje por në të vërtetë ishin afërsisht 76.000 lindje.

Numri mesatar i lindjeve për grua pra fertiliteti ishte 3,2 fëmijë në 1990, 2,6 fëmijë në 2001 edhe 2,2 fëmijë në 2007. Nga 2007 deri në 2021 numri mesatar i lindjeve për grua ka qënë i qendrueshëm me 2,2 fëmijë. Lindshmëria në Shqipëri ishte 2,55 % e popullsisë në 1990, 2,1 % në 2001 edhe 1,7 % në 2007. Nga 2007 deri në 2021 lindshmëria ka qënë e qendrueshme me 1,7 % në vit. Ky zhvillim i lindshmërisë ndër vite është i njëjtë edhe për emigrantët shqiptarë.

Numri i nxënësve në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare shtetërore dhe private është afërsisht 620.000 nxënës kurse INSTATi dhe qeveria deklarojnë vetëm rreth 280.000 nxënës. Gjithashtu numri i nxënësve të shkollave të mesme në vend edhe i studentëve të shkollave të larta është i manipuluar nga INSTATi dhe qeveria. Numri i nxënësve në Shqipëri në të gjitha shkollat e mesme të klasave 10 deri 12 është afërsisht 210.000 nxënës kurse INSTATi dhe qeveria deklarojnë vetëm rreth 100.000 nxënës.

Duke i marr numrat e nxënësve nga të gjitha shkollat në vend vërtetohet shumë lehtë që INSTATi dhe qeveria gënjejnë dhe kanë gënjyer për numrin e nxënësve në vend. Numri i nxënësve vërteton edhe numrin e lindjeve në vend por numri i lindjeve mund të llagaritet edhe duke pasur numrat e lindjeve në të gjitha spitalet e vendit. Vetëm në të gjitha spitalet e rrethit të Tiranës numri i lindjeve në 2021 ishte rreth 18.000. Në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare janë afërsisht 28.000 mësues dhe kjo është shifër zyrtare. Raporti mësues për nxënës me 620.000 nxënës është afërsisht 1 me 22,1 kurse me numrin e nxënësve prej 280.000 sa deklarojnë INSTATi dhe qeveria do të ishte 1 me 10 dhe ky raport me numrin e nxënësve sipas INSTATi dhe qeverisë është plotësisht i pabesueshëm se nuk ka asnjë vend në Europë që ta këtë kaq të ulët por e kanë mes 1 me 15 dhe 1 me 20. Shqipëria e kapasur edhe para 1990 pak më shumë se 1 me 20 këtë raport. Madje dihet që klasat në Shqipëri janë plot me nxënës. Kaq lehtësisht vërtetohet me numrin e nxënësve që popullsia e Shqipërisë është shumë më e madhe edhe që shifrat e INSTATit dhe të qeverive janë të manipuluara.

Shumë e thjeshtë është për të vërtetuar me numrin e nxënësve numrat e vërteta të popullsisë e të lindjeve në Shqipëri. Shqipëria ka 4,45 milionë banorë dhe jo 2,82 milionë banorë si mashtrojnë INSTATi e qeveria. Me 1,4 milionë emigrantët Shqipëria ka gjithsej 5,85 milionë shtetas. Emigrantët përbëjnë 24 % të gjithë shtetasve të Shqipërisë. Kurse INSTATi e qeveria gënjejnë duke deklaruar 1,7 milionë emigrantë sepse kanë si qellim që të deklarojnë sa më shumë emigrantë për të shpallur krizën demografike. Por këto janë vetëm mashtrimet e INSTATit dhe të qeverisë sepse kriza demografike nuk ekziston fare në Shqipëri. Edhe treguesi i qartë që nuk ekriston fare kriza demografike është papunësia e lartë në Shqipëri.

Shqipëria ka rreth 1.400.000 emigrantë. Numri i emigrantëve shqiptarë sipas vendeve është:

Italia: 650.000
Greqia: 400.000
SHBA: 170.000
Kanada: 25.000
Australia: 5.000
Britania: 80.000
edhe 70.000 në vendet e tjera të BE

Në këto shifra përfshihen edhe shqiptarët që kanë marrë nënshtetësinë në vendet ku banojnë. Numri i emigrantëve shqiptarë që e kanë lënë nënshtetësinë shqiptare pas 1990 është vetëm rreth 10 mijë. Por edhe këta emigrantë munden ta rimarrin nënshtetësinë shqiptare shumë lehtësisht.

Shqipëria ka me emigrantët gjithsej 5.850.000 shtetas. Në 2008 qeveria e atëhershme shqiptare deklaroi 4.264.000 shtetas se më herët nuk kishin deklaruar qeveritë pas 1990 kurrë numrin e shtetasve shqiptarë. Por edhe ky numër i qeverisë ishte i manipuluar sepse Shqipëria kishte në 2008 në të vërtetë 4.980.000 shtetas. Edhe qeveria e tanishme manipulon numrin e shtetasve duke e deklaruar më pak. Qeveria e tanishme deklaron 4.500.000 shtetas por në të vërtetë Shqipëria ka 5.850.000 shtetas.

Struktura moshore e popullsisë së Shqipërisë është shumë më e re se sa deklaron Instati. Nga 1991 deri në 2001 nga Shqipëria emigronin mesatarisht rreth 70.000 shtetas në vit. Kurse pas 2001 edhe deri në 2021 nga Shqipëria emigruan rreth 30.000 shtetas në vit por edhe kthehen rreth 15.000 shtetas në vend nga emigrimi.

Nuk ekziston fare një largim masiv nga vendi siç mashtrojnë poltikanët dhe mediat në Shqipëri. Arsyeja për këtë mashtrim të politikanëve, mediave dhe INSTATit është që të nxisin shqiptarët që të emigrojnë jashtë vendit. Por politikanët, mediat dhe INSTATit kanë dështuar plotësisht me shifrat e tyre të manipuluara sepse Shqipëria ka 4.450.000 banorë edhe ka domethënë gati 800 mijë banorë më shumë se sa ka pasur në 1990. Shqipëria, Kosova e shqiptarët në Maqedoni, Luginë të Preshevës edhe Mal të Zi kanë shtimin më të madh të popullsisë në Europë. Shumë pak vende si Franca, Anglia e Irlanda kanë shtim të pakët natyral të popullsisë në Europë. Të gjitha vendet e tjera të Europës dhe të rajonit tonë kanë shtim negativ natyral të popullsisë ose edhe mosndryshim të numrit të popullsisë. Shqiptarët kanë demografinë më të mirë në të gjithë Europën.
 
Gjumashi, sigurimet shoqerore edhe taksat i kane te gjitha vendet edhe keto rrogat jane bruto per te gjitha vendet edhe prandaj edhe rrogat neto jane afersisht 10 % me te larat ne Shqiperi se sa ne vendte e tjera.
 
Vvetoni, ti je kosovar edhe nuk i njeh rrogat e Shqiperise. Madje ti Vvetoni je aq injorant sa qe as Lekun Shqiptar nuk e njeh.

Ti Vvetoni je nje proserb edhe nuk ju takon juve ju takon juve proserbeve te flisni per Shqiperine, ju proserbet merruni me Serbine.
Ku po kryn vllaçko? A ki naj diller tmirë me mnjoftu.
Lekun shqiptar se njihni as ju, me tvjetra me te reja. Unë jam pro turk, ama ti që sje mirë kjo po shihet.
 
Rrogat me te larta ne rajon por cmimet jan njelloj me Italia, per te mos then me shum, dhe rroga eshte gjysma e rroges Italiane.
 
@Iliria Etnike Si e shpjegon ti qe prinderit e mij me dy pensione une me duhet ti mbaj me ushqim sepse ajo qe marrin nuk mjafton te kalojn muajin, dhe jo duke ber pazarin te Conad por te tregu fshatar, dhe nuk ja dalin te paguajin uji drita dhe ushqim, fal Zotit nuk kam qera.
Meqe je i pergatitur ndaj dhe te pyes, sepse une kam nje 20 vjet ne kurbet dhe nuk kam dit me i dhan noiher pergjigje kesaj pyetjes time.
 
Bir selmani nenes ke te qash me pare
A rrogen e ulet me cmimet stratosfere ne Shqiperi, apo ata qe propagandojne se Shqiperia eshte mire?
 
jana80, po ashtu eshte. Shqiperia i ka te gjitha rrogat afersisht 10 % me te larta se sa Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi edhe Maqedonia.

Cmimet jane ne proporcion me rrogat edhe kursimet jane ne proporcion me rrogat pra me te larta ne Shqiperi edhe prandaj Shqiperia eshte me e pasur se sa keto vendet e tjera.
Faleminderit per citimin, dmth nje qyetar i nje qyteti cfardo te shqiperise (po heq tiranen) jeton me mire se nje qytetar i malit te zi??? nje pensionist qe ka punuar 30/40vite merr nje pension me te larte se shtetet qe permende?!
une kam bindjen qe shqiperia ska lek te paguaj rrogat... mbijeton nga pastrimi i lekeve te emigranteve per mos te thene tjeter... (e me kete nenkuptoj skllaverine e popullit tim nga mafja, korrupsjoni,droga ...politika)
Shqiperia eshte thesari i rajonit por ja qe ne te zotet e saj e kemi bere pothuajse ferr ...
 
Absolut jooo madje e kunderta jane me te keq paguarit ne rajon,te shfrytezojne 8 ore pune dhe ne fund nuk merre ate qe meriton
dhe nuk ke asnje te drejte, asnje sindikate qe mbron punetorin ( mbase gaboj) ti thua 8 ore por imagjinoj ato artikuj qe kam lexuar mbi rrobaqepsine, mbi ato qe qepin kepucet ne shtepi.. mbi ato qe punojne ne call-center ..mbi ato qe bejne kamarjer, njerzit qe kan e punojne ne minjera, metalurgjik... mendoj ato qe pastrojne rruget akoma me fshese naten e deri ne 5 te mengjesit, mendoj rrogat e nje faturino etj etj
e di ku eshte diferenca sipas meje shtet e tjera bejne mbase mesataren e politikanet tane mbase vene ne pah ecelencen per ndonje motiv qe sja kemi idene, por shyqyr qe skan vene rrogen e tyre si te ishin te shqiptareve aty dobja kalonim cdo shteti (normalisht po te vendosnin cdo te ardhur )
 
Fasonertë janë punët me te keq paguara me të veshtira,pa marrë parasysh kushtet e punës të veshtira,mes erës së mastiçit qe të ngjitet deri në palcë,
Flas me siguri per këtë sepse nje komshia ime 29 vjecare e bene kete pune,,
Se te jemi te qartë ketu tek ne po nuk pate nje copë letër diplomë nuk te pyet askush edhe kur e nuk ke gjithmone fat sepse do punesohet i pari ai qe ka paratë dhe mikun
 
dhe nuk ke asnje te drejte, asnje sindikate qe mbron punetorin ( mbase gaboj) ti thua 8 ore por imagjinoj ato artikuj qe kam lexuar mbi rrobaqepsine, mbi ato qe qepin kepucet ne shtepi.. mbi ato qe punojne ne call-center ..mbi ato qe bejne kamarjer, njerzit qe kan e punojne ne minjera, metalurgjik... mendoj ato qe pastrojne rruget akoma me fshese naten e deri ne 5 te mengjesit, mendoj rrogat e nje faturino etj etj
e di ku eshte diferenca sipas meje shtet e tjera bejne mbase mesataren e politikanet tane mbase vene ne pah ecelencen per ndonje motiv qe sja kemi idene, por shyqyr qe skan vene rrogen e tyre si te ishin te shqiptareve aty dobja kalonim cdo shteti (normalisht po te vendosnin cdo te ardhur )
Më solle ndërmend Edi Ramën në ty italiane para ca vitesh; hajdeni dhe investoni në Shqipëri, nuk ju pengon askush në asgjë sepse nuk kemi fare sindakata 🙈

Hapu tokë e fute mbrenda lol 🙈🙈
Hajdeni se në al kemi skllevër pa asnjë të drejtë mbrojtje kolektive 🙈🙈
 
Soulmind edhe MonaLisa edhe jana80 edhe vajza e detit

Nuk kam shkruajtur qe Shqiperia eshte mire ekonomikisht. Por ka shkruajtur shume qarte qe Shqiperia i ka rrogat 10 % me te larta se sa vendet e tjera te rajonit. Prandaj Shqiperia eshte me mire ekonimikisht se sa vendet e tjera te rajonit. Ky eshte vetem nje krahasim qe gazetat edhe televizionet ne Shqiperi e fshehin sepse komandohen nga Shqoqeria e Hapur e Sorosit ne Tirane. Edhe qellimi i Shqoqerise se Hapur te Sorosit eshte qe te nxiten njerezit per te emigruar. Kaq e thjeshte eshte.
 
pse takimi me kryeministren e it ishte formal dhe "autoritar" apo prej prezantues shteti...?!
 
Soulmind edhe MonaLisa edhe jana80 edhe vajza e detit

Nuk kam shkruajtur qe Shqiperia eshte mire ekonomikisht. Por ka shkruajtur shume qarte qe Shqiperia i ka rrogat 10 % me te larta se sa vendet e tjera te rajonit. Prandaj Shqiperia eshte me mire ekonimikisht se sa vendet e tjera te rajonit. Ky eshte vetem nje krahasim qe gazetat edhe televizionet ne Shqiperi e fshehin sepse komandohen nga Shqoqeria e Hapur e Sorosit ne Tirane. Edhe qellimi i Shqoqerise se Hapur te Sorosit eshte qe te nxiten njerezit per te emigruar. Kaq e thjeshte eshte.
nuk e kisha kuptuar se do dilnim te sorosi...
 
Une se kuptoj pse lodheni ... ky tipi po nuk tha se ku i merr keto statistika as ja vlen me i kthy prgj fare.
 
Esht ajo faqja “Welcome To Durres” dhe kerkojn puntore ne cdo loj profesioni minimumi 500 mij lek. Kishte dhe 800 Shum mir jan 500mij lek. Qe tja dilni beni dy pune sic bejme ne jashte dhe ja dalim. Dhe mos rrini kafeneve. 😎
 
Ju qe jeni jashte shtrojeni menderen dhe hajdeni ketu, pastaj na jepni mend ;)
 
Realisht per nje gje ju kam zili juve qe jetoni jashte.
Ju del koha te beni dy pune, te rrisni femije, te beni dhe nje turn ne forum.
Realisht ju kam zili.
Po c'jetë bejne jashtë aman se jashtë i kam njerëzit e mi dhe nuk e shohin as njeri-tjetrin me sy..

Para bejne kete po..ama per jetë kam dyshimet e mia
 
Realisht per nje gje ju kam zili juve qe jetoni jashte.
Ju del koha te beni dy pune, te rrisni femije, te beni dhe nje turn ne forum.
Realisht ju kam zili.
Kemi punu per kto dit ne. 😝
Ke inat aty plasssss heee :p

Ps: fle 5 or max. Bej dy pune. Shkoj ne shkolle. Bej plazh. Rri dhe forum nderkoh qe gatuaj :p dal dhe per kafe ;)
Dheee pa asnje ndihme. 0.5 ndihme 😅
 
Jeten e ben vete ku te duash dhe si te duash. Nese di ta programosh diten gjen kohe per te gjitha. 😄
E programojne dhe ata zemer po per te shkuar ne supermarket 😂😂
Sa here flas me mamin he si po i kaloni fundjavat..me lerë rehat thote se jam ne supermarket do psonis per gjithe javën 😂😂😂
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top