Shqipëria humbet 29 vende për një vit për lehtësinë e të bërit biznes

Sipas raportit vjetor të Bankës Botërore për lehtësinë e të bërit biznes, Shqipëria ka humbur 29 vende në krahasim me një vit më parë. Në vitin 2014, Shqipëria renditej në vend të 68, kurse këtë vit në pozicionin e 97 nga 189 vende që janë gjithsej.

Sipas vlerësimit të Bankës Botërore, Shqipëria ka shënuar hapa prapa në aspektin e lejeve të ndërtimit, duke e bërë më të vështirë procesin për shkak të pezullimit në dhënien e këtyre lejeve.

Vendi ka marrë vlerësime pozitive në forcimin e mbrojtjes së investimeve të pakicave, duke paraqitur kërkesa ligjore për publikimin e menjëhershëm të transaksioneve. Shqipëria, sipas raportit të Bankës Botërore ka lehtësuar gjithashtu eksportin ndërkufitar duke zbatuar një sistem elektronik inspektimi që ka shkrtuar kohën e procedurave që kryhen në kufi.

Kurse përsa i përket Kosovës, ajo renditet në vend të 66 duke shënuar përparim në lëhtësitë për pagesën e taksave për kompanitë duke eliminuar tarifën vjetore për licencën e biznesit.


Syri.net
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top