Shqipëria fiton miqësoren me Armeninë

cent

...Lontano
Shqipëria e të rinjve bind ndaj Armenisë. Në “Qemal Stafa” përballë skuadrës që shokoi Danimarkën me një 4-0 në Kopenhagen dy muaj më parë, Xhani De Biazi merr përgjigjet e duhura nga të rinjtë e afruar në skuadër për këtë miqësore por dhe që kanë hyrë së fundmi në xhiron e kombëtares. Valdet Rama dhe Ergyc Kace vulosin fitoren në Tiranë, me dy gola të jashtëzakonshëm, në një mbrëmje që sidomos lojtari i Paok-ut nuk do ta harroj lehtë për shkak të realizimit të tij të parë me fanelën e përfaqësueses. Por gjithashtu dhe Abrashi tregon vlera ashtu si Kapllani e Januzi bindin përpara në ndjekjen e aksioneve por dhe kombinimet mes tyre, ndërsa debutojnë në kombëtare dhe Gashi e Vullnet Basha.
raqou0.jpg
Xhani De Biazi ashtu sic pritej e nis me risi në formacion, duke i besuar një fanelë titullari njërit prej prurjeve të reja, Abrashi, ndërsa në sulm hedh dyshen e munguar prej disa kohësh në xhiron e përfaqësueses, Januzi-Kapllani. Starti është i gjithi për Shqipërinë, ku Roshi është ai që spikat më shumë me zbritjet në krahun e djathtë. Rastin e parë e ka Kapllani në minutën e 13-të por nuk arrin dot të godasë në kohë. Në minutën e 20-të Valdet Rama gabon në mesfushë, por Etrit Berisha konfirmohet gjigand, kur ndërhyn mrekullisht. Lojtari i Vajadolid e shlyen fajin një minutë më pas, kur tregon se ja ka marrë dorën golit, sidomos në këtë portë, ku shënoi në të njëjtin pozicion dhe dy muaj më parë ndja Norvegjisë. Stadiumi është i gjithi në këmbë dhe Shqipëria duket se tashmë e ka më të thjeshtë të prodhojë lojë. Roshi është një raketë, dhe në të 30-tën jep një tjetër asist për Kapllanin, por ky i fundit nuk devijon sic duhet.

Në minutën e 33-të, Shqipëria ka sërish nevojë për pritjet e Berishës që konfirmohet solid mes dy shtyllave. Vetëm pak sekonda më pas kuqezinjtë prodhojnë dy raste njëra-pas tjetrës, kur Kapllani sheh t’i devijohet topi nga portieri ashtu sic ndodh dhe me goditjen me kokë të Januzajt nga këndi. 1-0 mbyllet pjesa e parë ndërsa e dytë nis me ndryshim për kuqezinjtë, me Ramën dhe Telin që i lënë vendin Mavraj dhe Lilës, ndërsa në të 54-trën, Gashi bën debutimin në kombëtare kur hyn bashkë me Gjasulën, ndërsa pak minuta më pas hyn dhe Kace për t’i sjellë më freski fazës së sulmit, por duket se talenti i Paok-ut kartvizitën e tij e ka vendosur te e djathta që lëshon drejt portës së armenëve duke shkundur fundin e rrjetës me një supergol, I pari për të në përfaqësuese dhe që vështirë se do të harrohet. 2-0 është rezultat që mund të menaxhohet lehtë por Kace ka ende për të treguar nga repertori I tij teksa vë vazhdimisht në vështirësi armenët me lëvizjet e shpejta. Në minutën e 80-të Andi Lila provon nga distanca por ndërhyn portieri armen, sic bën dhe tre minuta më pas kur nga goditja e dënimit provon debutuesi Gashi. Minutat e mbetura janë të gjitha për Shqipërinë por goli i tretë nuk vjen gjithsesi kjo pak rëndësi ka, pasi Shqipëria fiton dhe bind duke konfirmuar se sukseset e deritanishme nuk janë rastësi. Suksesi ndja Armenisë ndoshta nuk ka vlerën e tre pikëve, por oreksin për më shumë e ka hapur, në shtator tashmë morali do të jetë lart ashtu si dhe ëndrrat tona.
/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 23.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.8%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.9%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 17.6%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.8%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.9%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 23.5%
Back
Top