Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Shqipëria e madhe” - shprehje antishqiptare

Shkruar nga Shaqir SHAQIRI

Asnjë shqiptar intelektual e veprimtar të çështjes kombëtare nuk e kam dëgjuar që të përmend “Shqipërinë e Madhe” si synim të përpjekjeve të shqiptarëve. Përkundrazi është thënë dhe është demantuar në vazhdimësi një përkufizim i tillë që padyshim është gjeneruar në kuzhinat serbe, duke e vlerësuar atë si përpjekje të Serbisë për të krijuar huti në opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar se shqiptarët po përpiqen për “Shqipëri të Madhe”. Një përkufizim i tillë ishte dhe mbeti përpjekje e Serbisë që me një shtrembërim (të mundshëm) të tillë të balancojë përpjekjet çlirimtare të shqiptarëve me veprimet e saja hegjemoniste dhe pushtuese.

Luftërat në hapësirat e ish Jugosllavisë që ndodhën në dekadën e fundit të shekullit të kaluar i dhanë vulë ngjarjeve të mëvonshme shoqërore e politike që do të ndodhin në Ballkan. U krijuan shtete të reja të formuara nga ish republikat dhe Kosova si Krahinë e ish shtetit artificial të quajtur Jugosllavi.

Shteti i Kosovës nuk ishte edhe synimi i angazhimeve tona shekullore dhe luftërave që ne i bënë brez pas brezi. Ne ishim, jemi dhe do të mbesim shqiptarë, si ai nga Presheva, po ashtu edha ai nga Prishtina, Tetova, Ulqini, Tirana Arta e Preveza. Ne si një popull i ndarë nga pushtuesit e ndryshëm, luftuam me shekuj që të kemi lirinë e natyrshme dhe bashkimin kombëtar. Nuk ishte vetëm ide e hedhur në programin e Rilindjes Kombëtare, e cila synonte që të bënte bashkimin e katër vilajeteve (Vilajeti i Kosovës, i Shkodrës, i Manastirit dhe i Janinës) në një shtet të vetëm shqiptarë të lirë dhe të mosvarme. Ky program mbeti aktual edhe për gjeneratat tona, ku ne bëmë përpjekje të vazhdueshme për liri, organizuam dhe udhëhoqëm politikën kombëtare ilegale më vite të tëra, duke testuar herë pas here gatishmërinë dhe përkrahjen e opinionit të brendshëm kombëtar me protesta të ndryshme deri te organizimi dhe udhëheqja e luftës çlirimtare.

Rrethanat në të cilat organizohej dhe zhvillohej lufta e UاK-së në raport me zhvillimet e politikës ndërkombëtare kishte një disharmoni të madhe. Kështu edhe udhëheqja politike e UاK-së ndryshoi kursin ushtarak dhe politik të saj. Lufta u lokalizua vetëm në kufijtë administrativ të Kosovës si njësi juridike e kushtetuese e ish federatës jugosllave. Kështu ne arritëm të fitojmë përkrahjen e Bashkësisë Ndërkombëtare në luftën tonë çlirimtare. Por ne filluam një fazë të re të përpjekjeve tona për çlirim. Pra luftën çlirimtare e bëmë parcialisht, në Kosovë, Preshevë e Maqedoni.

Për shqiptarët e Luginës së Preshevës shteti amë ka qenë është dhe do të mbetet Republika e Shqipërisë. Republika e Kosovës është një shtet i ri, i banuar mbi 90 % me shqiptarë, fakt që nuk fshihet dot. E shqiptarët ku do që janë shtet amë e kanë republikën e Shqipërisë, edhe ky është një fakt që nuk fshihet dot. Deri sa R. e Shqipërisë dhe R. e Kosovës kanë mundësi optimale të bashkëpunimit të në gjitha sferat e jetës shoqërore politike, ekonomike, kulturore e arsimore, shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë mundësi të shpresojnë në dy shtete që shumë shpejtë do të jenë dy në BE dhe në OKB.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back