Shqipëria, e lodhur, prapë hesht…

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Pas rënies së komunizmit, pikërisht në kohën që u duk se shumë gjëra do të viheshin në vend ose, së paku, do t’i nënshtroheshin një procesi sqarimi e lustracioni, faza e parë e qortimit të fajit historik, ndodhi e kundërta. Një mjegull e një pështjellim që sa vinte dendësohej u shtri në mënyrë këmbëngulëse në të gjitha fushat e jetës.

Fakti që sot, në kohën që po shkruhen këta rreshta, Shqipëria, për turp të saj, ende po lëkundet t’i hapë ose jo arkivat e fshehtë, të dënojë ose jo krimet e komunizmit, dëshmon më së miri katastrofën morale që ky vend e pranoi si një kalendar të përditshëm. Një vend që refuzon të shqyrtojë ndërgjegjen e vet, tregon se nuk ka asnjë vullnet t’i thotë lamtumirë së keqes, rob i së cilës ka qenë.

Para ca kohe ende na dukej se ende e kishim të drejtën të krenoheshim që përmbysja e diktaturës ndodhi te ne pa përplasje. Dyshoj se së shpejti, në qoftë se ende nuk do t’u japim plotësisht të drejtë atyre që mendonin se një përplasje do të ishte, ndoshta, më e shëndetshme se ky flirt i shëmtuar më të keqen, së paku do t’i dëgjojmë me vëmendje. Flirti ka qenë dhe vazhdon të jetë tepër i rëndë. Ai po thyen në mes moralin shqiptar dhe thyerja e këtij morali është baza ushqyese e korrupsionit, kundër të cilit flasim aq shumë e bëjmë aq pak.
Për t’u kthyer në fushën e kulturës, kemi qenë të gjithë dëshmitarë se si druajtja e ditëve të para u kaloi shumë shpejt njerëzve që ishin zhytur në krim, denonciatorëve, ata që pa asnjë mëshirë kishin çuar drejt burgut ose pushkatimit kolegët e tyre, ata që as vendet e quajtura “borgjeze”, demokracitë europiane, nuk i falnin. Druajtja iu doli shpejt, sepse shumë shpejt e kuptuan se ata, jo vetëm nuk dënoheshin, por, përkundrazi, filluan të çmohen. Të dy krahët e politikës i quanin thesar të paçmuar dijenitë që kishin për militantët e përlyer të krahut kundërshtar (dijeni të grumbulluara gjatë kohës që kishin qenë në pushtet), sepse në këtë mënyrë do të mund te shantazhonin krahun tjetër, sipas parimit: ti mos prek të mitë, unë s’prek të tutë.

Kjo ndodhi në të gjitha fushat, e sidomos në kulturë. Dhe kështu, llumit të kulturës shqiptare jo vetëm i doli droja, por u ndie i inkurajuar si dikur dhe, si dikur, me oreks të shtuar nisi të kërkojë poste, ndere, dekorata, tituj akademike etj., që qeveritë shqiptare të të dy krahëve, me një bujari të paparë po ua jepnin dhe vazhdojnë t’ua japin ende sot.
Zërat që u ngritën kundër një flame të tillë, shkrimet dhe librat që u botuan, ndër të cilat vepra monumentale, si “Rrno vetëm për me tregue” e At Zef Pllumit, ose vepra të rëndësishme e tronditëse, si “Lufta civile në Shqipëri” e Uran Butkës, “Disidentë të rremë” e Sadik Bejkos, e të tjera si këto, nuk e ndalën dot përroin e turbullt që nga rrënojat e diktaturës po ngrinte prapë në sipërfaqe njerëzit e saj.
Në sulmin e saj e keqja sa vente bëhej më e pafytyrë. Jo vetëm s’dukej asnjë shenjë e ndëshkimit për denonciatorët e veglat e terrorit komunist, por postet që ata zinin arrinin përherë lartësi të reja. Gjithë Shqipëria e dinte, ndërkaq, se ata kishin zënë vend në parlament, në partitë politike, në qeveritë e të dy krahëve, por Shqipëria e lodhur ose e papërgjegjshme u pajtua me këtë shëmti. Gjithë Shqipëria i shikonte dhe vazhdon t’i shikojë përnatë në ekranet e televizorëve, ose edhe më keq, në tribuna festive, ku, shëmturisht të mallëngjyer, marrin tituj nderi, ata, shumë prej të cilëve do ta kishin vendin në burg. Dhe Shqipëria, e lodhur, prapë hesht dhe mësohet me të keqen.


Autori: Ismail Kadare
Titulli është i redaksisë. Pjesa është marrë nga artikulli “Për të vërtetën kanë nevojë të gjithë” një ekskluzive e Ismail Kadare për Shekullin, botuar në 18 shtator 2008. Artikullin e plotë mund ta gjeni në Për të vërtetën kanë nevojë të gjithë
 
Ismail Kadare: Shqiptarë, duajeni më shumë veten!

Në këtë intervistë shkrimtari Ismail Kadare flet për situatën në të cilën po kalojnë shqiptarët, për problemet që po kalon Shqipëria në luftën kundër korrupsionit dhe thellimit të reformave, për pavarësinë e Kosovës dhe grindjet ndërshqiptare.

Sapo jeni kthyer nga Shqipëria, ku keni qenë, veç të tjerash, në Panairin shqiptar të Librit. Në Panair u prezantuan dy vëllimet e para të Veprës suaj komplete. A mund të na thoni përshtypjen tuaj për gjendjen në Shqipëri dhe përshtypjen për këtë festë të librit?


Mendoj se shumë shqiptarë përjetojnë shpesh një gjendje kundërthënëse kur vijnë në vend. Unë nuk bëj përjashtim. Shqipëria të gëzon, por edhe të pezmaton. Një ditë të ngre nervat, e tjetrën të prek me diçka. Një ditë thua, sa mirë që erdha, e tjetrën, ç’m’u desh që erdha. E pastaj prapë sa mirë, e kështu me radhë. S’kemi ç’bëjmë, ky është vendi ynë e, tani për tani, kështu do jetë. Shpresojmë megjithatë se diçka ndryshon për mirë. Por, me sa duket, në sfond të padurimit tonë të drejtë, për një përmirësim rrënjësor të gjërave, e mira nuk bije në sy. Shkurt, kjo e mirë që kryhet kaq ngadalë, pushon së qëni e tillë, ndaj nuk duhet të ngushëllohemi me të. Për Panairin e Librit m’u duk se interesimi për librin nuk ka rënë, siç thuhet me këmbëngulje. Por e pranoj se mund të jem subjektiv. Në disa orë që kam qenë atje, kam nënshkruar një sasi të madhe librash, disa qindra.

Janë të pashmangshme pyetjet për politikën, për gjendjen e saj. A ka ndryshim në mentalitetin e politikës shqiptare?


Në zonën e opinionit publik e të vetë publikut ka një interesim të madh, një ambicje dhe agresivitet pozitiv lidhur me politikanët dhe politikën. Njerëzit janë të pakënaqur prej saj. Kërkojnë shumë më tepër. Ka një ndjesi të brendshme, të natyrshme, të shëndetshme, për thellimin e demokracisë. Një lloj paralajmërimi se, ç’është lejuar prej politikës, nuk do të lejohet më. Një pjesë e madhe e opinionit publik, një pjesë e njerëzve të thjeshtë, e intelektualëve, e analistëve, me një këmbëngulje të admirueshme janë vënë në mbrojtje të vlerave demokratike. Ata kanë shpallur se nuk do të bëjnë kompromis për këto vlera, se do t’i mbrojnë ato me çdo kusht, dhe kjo është për t’u përshëndetur. Ka një kërkesë për moralitet në të gjitha fushat e jetës. Shpresa e një pjese të politikës , pjesës më të ndotur të saj, dhe bashkë me të, shpresa e pjesës më të ndotur të shoqërisë, se Shqipëria do të mësohet me mungesën e moralit dhe do ta shpallë atë si flamur të ri të saj, duhet të bjerë. Shqipëria duhet të vejë në gjunjë ndotjen e saj, ndryshe ajo nuk mund të ekzistojë. Shqipëria nuk mund të durojë imoralitetin si normë dhe korrupsionin si fatalitet. Kërkesat e larta të shoqërisë ndaj shtetit, që duhet t’i shërbejë asaj, ndaj institucioneve e ndaj mediave, janë shenja që ky popull kërkon shumë më tepër dinjitet. Dhe kur një popull e kërkon dinjitetin, ai do ta gjejë se s’bën.

Shqiptarët e diasporës kanë interes të veçantë për politikën e jashtme dhe diplomacinë shqiptare. Ju keni folur shpesh për të dhe kemi prapë dëshirë të dëgjojmë mendimin tuaj…
Unë kam folur dhe kam acaruar jo pak njerëz. Por ky nuk është një argument se duhet të hiqem mënjanë e të mos them atë që mendoj. Ju e dini se kam qenë kritik për diplomacinë, diplomatët, dhe sidomos për ministrat e jashtëm të vendit. Ky nuk ka qenë asnjëherë një farë trilli, apo nga pozitat e njeriut që flet kaluar, por thjesht se, ashtu si juve, kam qenë pranë këtij problemi. Diplomacia shqiptare ka qenë përgjithësisht e dobët, qoftë e djathta apo e majta. Ambasadat tona, në një pjesë të madhe janë gjysëm të shkreta. Telefoni ngrihet rrallë në to, sikur Shqipëria të ketë rënë në gjumë. Disa kryeqytete kryesore të botës, si p.sh. Parisi, një vit mbeti pa ambasador. Kjo ka qenë një turp për Shqipërinë. Dhe kjo ndodhte në kohën më të ethshme të diplomacisë europiane e botërore për Ballkanin dhe Kosovën. Përdora fjalën “turpë?, si më të lehtën në këtë rast. Por mund të jetë diçka më e errët. Një pjesë e ministrave të jashtëm kanë qenë të paaftë, vanitozë e disa herë, me vese të palejueshme, sidomos për këto poste. Të gjitha këto kanë rënduar mbi shpinën e Shqipërisë. Shpresojmë se përpjekjet e ministrit të Jashtëm të tanishëm, për të përmirësuar gjendjen do të gjejnë mirëkuptim.

Të gjithë i kemi sytë dhe veshët tek çështja e Kosovës. ا’shikoni ju në horizont?

Kosova është e lirë në thelb. ثshtë fjala për gjetjen e kostumit të saj politik, shtetëror, institucional, i cili nuk duhet të bjerë ndesh me lirinë, por t’i përshtatet asaj. Kjo është e detyrueshme dhe këtë nuk ka asnjë forcë ta pengojë. Liria e Kosovës mbrohet nga vullneti i popullit të Kosovës. Por ajo mbrohet gjithashtu nga qytetërimi i sotëm botëror, nga pjesa më e përparuar e tij. Ajo mbrohet nga bota perëndimore dhe aleanca atlantike. Shkurt, ajo mbrohet nga moraliteti i njerëzimit. Duhet shkelur me këmbë mbi të gjitha këto, për të shkelur mbi Kosovën. Ka forca që nuk e duan lirinë e Kosovës. Që do të përpiqen ta pengojnë. Kjo nuk është e re. اdo liri ka një kundërforcë, që rreket ta pengojë. Por vendet që duan një gjë të tillë, kanë vetë ato probleme me lirinë. Dhe në vend të lehtësohen, duke hapur rrugë për lirinë e Kosovës, me veprimet e mbrapshta që bëjnë, rëndojnë në radhë të parë vetveten.

A ka diçka që Kosova duhet ta kishte bërë më mirë?

Natyrisht, gjithmonë, për gjithçka ka diçka që mund të bëhet më mirë. Por unë nuk i jap të drejtë vetes të gjykoj për këtë. Ndoshta do të thoshja veç për diçka, që profesioni im si shkrimtar, ma ka bërë më të kuptueshme: çështja e krimeve. Ne, shqiptarët, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri, e kudo në botë, më shumë mund të kishim bërë për t’i njohur njerëzimit krimet e kryera në Kosovë. E kuptoj fare mirë se mund të ketë patur një kërkesë për këtë, një frenim, me gjasë për të mos nxitur urrejtje e konflikt. Ky është një komoditet të menduari, por unë kam bindjen se në thelb dhe me një afat të gjatë kjo nuk shërben për asgjë. Përkundrazi, bota duhet të çlirohet nga krimi, duke e dënuar atë. Serbia përfitoi nga kjo, për t’u shpallur vetë viktimë, ose së paku, të bëjë një simetri krimi. Me propagandën e saj të palodhur, ajo arriti të trullosë një pjesë të opinionit, kurse pala jonë ka qenë e fjetur. Në propagandën serbe, ndihmësit e saj kryesorë, le të kemi guximin ta themi, kanë qenë shpesh rimohuesit (renegatët) shqiptarë.

Lidhur me probleme të tilla, shpesh kombëtare, është vënë re se energjia shqiptare harxhohet më shumë me grindje të brendshme. Si e mendoni këtë problem?


Për fat të keq, është sëmundje e vjetër e kombit tonë. Pa këtë sëmundje Shqipëria, Kosova, gjithë shqiptarët do të ishin tjetër gjë. Për fat të keq, kjo murtajë vazhdon. Shqiptarët vazhdojnë t’i nxjerrin sytë njeri-tjetrit. Natyrisht në çdo popull ka grindje , madje kacafytje të brendshme, por rrallë ka tjetër shembull, ku edhe në rastet ku është e qartë se grindja duhet të fashitet për hir të interesave të epërme, ajo vazhdon, si tek ne. Më lejoni të jap një shembull të thjeshtë nga përvoja ime. Statusi im i shkrimtarit më ka dhënë mundësinë që qysh prej 30 vitesh të ndërhyj në shtypin botëror me dhjetëra, për të mos thënë me qindra herë, për çështjen e Kosovës. Që janë përpjekur, natyrisht, të më pengojnë për këtë rrethet antishqiptare, kryesisht serbe, është e kuptueshme. Por që shqiptarë këmbëngulës, nga Shqipëria, Kosova e ndonjëherë nga diaspora, të kenë bërë këtë, ka qenë për mua e pakuptueshme. Fatkeqësisht ka qenë kështu, e fatkeqësisht vazhdon të jetë kështu. Meqenëse ju, ashtu si shumë shqiptarë të New York-ut, keni qenë në një konferencë që kam dhënë një vit e ca më parë në Universitetin e Columbia-s, po ju kujtoj episodin, ku keni qenë i pranishëm, që na habiti të gjithëve. Tre shqiptarë, u ngritën kinse për të bërë pyetje, e në të vërtetë, u kuptua se donin të krijonin një farë çoroditje. Bënin sikur s’kuptonin anglisht, pastaj shqip, pastaj, ngaqë u trembën, si rrugëzgjidhje gjetën të hiqeshin si budallenj. Përshtypja tek publiku amerikan, i cili e mori vesh se ishin shqiptarë, ishte tejet e keqe. Në mbarim të takimit, disa shqiptarë m’u afruan për të më thënë se tre kinse budallenjtë s’ishin aspak ashtu, por ishin, sipas tyre, njerëz të dyshimtë. Ca i quanin spiunë të Sigurimit shqiptar , të tjerët, të atij serb. Ngaqë ka shumë abuzime me akuza të tilla, nuk i quajta serioze, me fjalë të tjera besova në versionin e budallallëkut. Nuk do ta përmendja kurrë këtë rast, në qoftë se kohë më pas, një miku im të mos më dërgonte një adresë interneti, ku gjendej shkrimi i njerit prej tre shqiptarëve, që u përpoqën të prishnin konferencën. Në atë shkrim ai shpjegonte ngjarjen, natyrisht me një mburrje për veten, që e vuri „në pozitë të vështirë“, sipas tij, shkrimtarin e vendit të vet. Ky njeri është një farë Nik Leshai, që kishte shpallur me krenari se kishte dhjetë vite që bënte këtë punë, domethënë shkruante kundër Kadaresë. Që shkruan kundër Kadaresë, natyrisht që hyn në të drejtat e tij, por që të marrë rrugën për Columbia University, me qëllim që të sabotojë një konferencë të I.Kadaresë, kjo është tjetër gjë. Ju e dini se konferenca e shkrimtarit shqiptar ishte shpallur disa muaj përpara dhe ajo bënte pjesë në një program special të Institutit Harrimman, sipas të cilit një herë në vit, një personalitet botëror, filozof, shkrimtar ose njeri i politikës mban një konferencë-debat përpara studentëve dhe profesorëve të Universitetit Columbia. Në vitet e mëparëshme kishin folur, ndër të tjerë Dalai Lama, Presidenti Gorbaçov e kryeministri i Serbisë. E dini gjithashtu se Instituti Harrimman është tepër i rëndësishëm, sidomos për rolin e veçantë që ka luajtur për rrëzimin e komunizmit. Takimet vjetore të tij e ruajnë këtë rëndësi. Siç e dini, në konferencën dhe bisedën që mbajta, ishin të pranishëm veç personaliteteve të kulturës, njerëz të politikës , si Richard Hollbrook etj. Një vit më parë, në të njejtën sallë kishte folur kryeministri i Serbisë. Tani do të dëgjohej një zë nga Shqipëria. Ju e dini se përpara takimit u hapën fjalë se do të ketë provokime serbe. Ju e dini se provokime serbe nuk pati, por provokime pati, megjithatë, nga ajo anë që nuk pritej, nga ana shqiptare. Një pyetje del, në këtë rast, për shqiptarin Nik Leshai: kur një vit më parë ai dëgjoi se Koshtunica i Serbisë do të mbante konferencën , ku dihej që do të fliste kundër Kosovës e shqiptarëve, i shkoi ndër mend të merrte rrugën e të nisej për në Columbia University, në mënyrë që , me ndërhyrjen e tij të sqaronte diçka për publikun amerikan? Natyrisht që shqiptarit Nik Leshai as që i shkoi ndër mend për një gjë të tillë, përderi sa nuk pati asnjë zell të shkonte. Kjo shpjegohet se meraku dhe mllefi i tij nuk ka qenë kundër Koshtunicës së Serbisë, por kundër Kadaresë së Shqipërisë. Serbët nuk patën nevojë të bënin provokime në Columbia University sepse, në vend të tyre, i bëri tjetër kush. U zgjata për një ngjarje, ku kanë qenë të pranishëm shumë shqiptarë të New York-ut, rrjedhimisht lexues të gazetës suaj, për të kuptuar se si funksionon sot një nga dukuritë, që rilindasit tanë i ka dëshpëruar aq shumë, e që, aq fort e dëshpëron ende kombin shqiptar: zelli i një pjese të shqiptarëve, për të punuar kundër vendit, kulturës e popullit të vet.

Meqë prekni çështjen shqiptare, ç’mund të thoni për gjendjen globale të shqiptarëve në Ballkan?

Bota shqiptare në gadishull është sot më e pranishme se kurrë. ثshtë i pranishëm , në radhë të parë, njeriu i lirë shqiptar e, bashkë me të kultura e tij, historia, arti dhe gjuha e tij. Kjo prani shqiptare, që sa vete plotësohet, nuk e ndërlikon, por e pasuron dhe e shëndosh gadishullin ballkanik. Kjo nuk është Shqipëria e Madhe, e kthyer prej disave në një fantazmë frikësuese. Kjo është thjesht Shqipëria. Shqipëria e njëmendtë, natyrale, ajo që prej kohësh duhej të ishte e që ende pengohet të jetë. Asnjë liri nuk bezdis lirinë e të tjerëve. ثshtë mungesa e lirisë që sjell tragjeditë në botë. ثshtë thënë edhe më parë se është fat i madh që prirja e shqiptarëve sot, rrugëtimi natyral shqiptar përkon me atë të qytetërimit europian e të aleancës atlantike.

Do të donit të jepni një mesazh për shqiptarët?


Nuk parapëlqej dhënien e mesazheve, por, meqë ma kërkuat, do doja t’u thoshja që më shumë ta duan vetveten. Nuk është këshillë për egocentrizëm kombëtar. Përkundrazi. Fatkeqësitë e botës fillojnë nga mosdashja e vetëvetes. Shikoni për shembull terrorizmin: nis nga mohimi i vetes, për të përfunduar te mohimi i të gjithëve. Dashja e kombit tënd është rruga më normale nëpërmjet së cilës kalon natyrshëm luajaliteti për kombet e tjerë, për kontinentin tonë europian dhe për gjithë familjen e popujve.

Paris, 26 nëntor 2007


Shekulli blog
 
çdo paragraf ,çdo fjali ,çdo fjale eshte ne vendin e duhur dhe me logjike te shendoshe ,
shume te shendosh.
Me mendje dhe pena te tilla duhet te krenohemi.
Ky e thote te verteten cope .
Me pelqeu shume ajo analiza qe i ben aktualitetit shqiptare.
Flm Nosra qe e solle ketu .
 
Shume mire e thote por tamam si te gjithe te tjeret qe jane jashte valles flasin aman.....
 
Jasht valles....Nuk ka rendesi se nga flet ,por ka rendesi se cfare flet.Ky esht i madhi i kombit tone.Ky esht i madhi i mendjes tone por fatekeqesisht i vetmi dhe i fundit akoma gjalle.Por neve na pelqejne hunderat me muskuj,ata qe bertasin dhe kurre nuk arsyetojne,ata qe vrasin dhe kur nuk krijojne,ata qe asgjesojne vlera dhe nxijne figura dhe ajo ata qe ndertojne te ardhmen me nje Fantazine dhe arsyetimin pozitive.
Ne gradualisht nuk po e meritojme emrin shqiptar.Ky emer po rripet nga lekura jone,po nderrohet derisa te vije ne nje dite qe te thuhet kane qene ca Hyjnore Shqiptare sic thuhet sot per pellazgo-iliret por qe sot(ne te ardhmen) ata jane enigm.Ne nuk kuptome qe po eleminojme vetveten,po e pakesojme ate nga viti ne vit.Sepse nuk ndertojme me,sepse nuk punojme me,sepse nuk mbrojme me vlerat tona dhe interesat tona te bashkesise.
 
Jasht valles....Nuk ka rendesi se nga flet ,por ka rendesi se cfare flet.Ky esht i madhi i kombit tone.Ky esht i madhi i mendjes tone por fatekeqesisht i vetmi dhe i fundit akoma gjalle.Por neve na pelqejne hunderat me muskuj,ata qe bertasin dhe kurre nuk arsyetojne,ata qe vrasin dhe kur nuk krijojne,ata qe asgjesojne vlera dhe nxijne figura dhe ajo ata qe ndertojne te ardhmen me nje Fantazine dhe arsyetimin pozitive.
Ne gradualisht nuk po e meritojme emrin shqiptar.Ky emer po rripet nga lekura jone,po nderrohet derisa te vije ne nje dite qe te thuhet kane qene ca Hyjnore Shqiptare sic thuhet sot per pellazgo-iliret por qe sot(ne te ardhmen) ata jane enigm.Ne nuk kuptome qe po eleminojme vetveten,po e pakesojme ate nga viti ne vit.Sepse nuk ndertojme me,sepse nuk punojme me,sepse nuk mbrojme me vlerat tona dhe interesat tona te bashkesise.

Kur je ne lufte nuk i thua shokut bashkeluftetarit tend qe sulu dhe lufto se une do shikoj dhe do te te jap udhezime se eshte e sigurt se do humbasesh luften POR shkon dhe lufton dhe ti.....vertet eshte mendje e ndritur dhe te gjithe krenohemi por keshtu te gjithe thrasim ne (Shqiptaret) kur duhet te shkoje ne Shqiperi te ushtroje kritike apo kur te jete gati per te..... ne skemi as diktature asgje (megjithe se kam idene se jetojme ne nje dege te kesaj diktature).....nejse se po zgjatemi kot....si shkrimtar me pelqen thjesht nuk me pelqen menyra se si kritikon :)
 
Kur je ne lufte nuk i thua shokut bashkeluftetarit tend qe sulu dhe lufto se une do shikoj dhe do te te jap udhezime se eshte e sigurt se do humbasesh luften POR shkon dhe lufton dhe ti.....vertet eshte mendje e ndritur dhe te gjithe krenohemi por keshtu te gjithe thrasim ne (Shqiptaret) kur duhet te shkoje ne Shqiperi te ushtroje kritike apo kur te jete gati per te..... ne skemi as diktature asgje (megjithe se kam idene se jetojme ne nje dege te kesaj diktature).....nejse se po zgjatemi kot....si shkrimtar me pelqen thjesht nuk me pelqen menyra se si kritikon :)

Nese per ty lufte nenkupton vetem armet ne dore e jo penen, atehere te kuptoj. Por te hedhesh poshte te gjithe perpjekjet e Kadarese ne rang nderkombetar pro ceshtjes shqitpare ne ballkan, kjo eshte miopi per mendimin tim...

Askush nuk ka te drejte morale te te kerkoje vetesakrifikimin, ashtu si ti e disa te tjere mundohen t'ia perdhosin me kot figuren ketij elitari me pretendimin absurd :"pse nuk u vetflijove".

Pena e dashur eshte arma qe fitoren e korr ngadale, por qe eshte perhere me efekte se cdo lufte tjeter. :)
 
Nese per ty lufte nenkupton vetem armet ne dore e jo penen, atehere te kuptoj. Por te hedhesh poshte te gjithe perpjekjet e Kadarese ne rang nderkombetar pro ceshtjes shqitpare ne ballkan, kjo eshte miopi per mendimin tim...

Askush nuk ka te drejte morale te te kerkoje vetesakrifikimin, ashtu si ti e disa te tjere mundohen t'ia perdhosin me kot figuren ketij elitari me pretendimin absurd :"pse nuk u vetflijove".

Pena e dashur eshte arma qe fitoren e korr ngadale, por qe eshte perhere me efekte se cdo lufte tjeter. :)

Nostra une nuk e shaj ose ul perpjekjet qe ka bere POR si e thashe nuk me pelqen menyra se si kritikon Shqiperine duke mos marre pjese ne rimekembjen e saj ose rikrijimin e indetitetit tone se fatkeqsisht e kemi humbur kete dua te them me postimin tim se e mire eshte kritika por vepra eshte me efikase...
 
Nje gje nuk kuptoj se kush hesht ketu :lexim:Ne apo Shqiperia :gjujpeshk:
 
Une kam then dhe njehere ketu:Ai punon atje ku duhet dhe me personat e duhur per ceshtjen shqiptare.Puna esht pse nuk veprojne klasa politike shqiptare si ai?Pikat e tija te forta jane ato qe ai ka armet e forta: i pamvarur,i lire ne mendimin e tij,niveli shume i larte idjeve dhe e do me shume se kushdo tjeter vendin e tij prandaj gjykimet dhe veprimet e tij jane ne unicitet te plote.Klasa drejtuese shqiptare nuk ka mendim te lire,te pamvarur dhe nuk i drejtohet pozitivitetit nga mungesa e duhur arsimore,mentaliteti i keq socializmitik dhe niveli i ulet kuptimor i popullit.
 
e di si thote ky: po flas une me pare, para se te flase dikush per mua.
nejse se kete qe thashe une se kupton dot shumica ketu.
per s ai perket kesaj qe ai ka shkruar, e mbeshtes plotesisht mendimin e tij per hapjen e dosjeve.
..... pa harruar qe shume prej tyre jane zhdukur....
 
Pse cfare esht Ismail Kadareja?Anetar i perhershem i bisedave neper kafenet e Tiranes ku cinizmi rinor i merxhuar me injorancen esht mbizoterues.Zonjushe me E'mer Italian,AI esht anetar i AKADEMISE FRANCEZE.Produktet e trurit te tij jane vlersuar me shume cmime JO VETEM NGA FRANCEZET.Kurse ATA:kokes: qe flasin per ATE,para ose mbrapa tij nuk I pjerdh kush sepse te tilla jane CILESISHT dhe vete mendimet e tyre.
 
Redaktimi i fundit:
Njerezit e suksesshem e “smira jone sociale”

Megjithese ka kaluar nje dekade e gjysem, duket i veshtire kapercimi i mentalitetit kolektivist, qe anonimizon frymen individualiste te realizimeve personale. Ne cdo sektor te jetes sone, ndihet mentaliteti frenues ndaj njeriut te suksesit, te guximshem, ambicioz, qe ka vullnet te ngrihet mbi mentalitetin frenues barazitarist.
Shoqeria shqiptare eshte ende peng i mentalitetit te vjeter pengues, frenues ndaj cdo synimi per progres personal, qe shfaqet edhe si sfide ndaj kolektivit, grupit, komunitetit.

Ne politike, shkence e kulture ndihet presioni mental i ndjenjes, qe vishet me aureole morale kolektiviste, paragjykuese ndaj individit te sukseshem, ambicioz,pragmatist. Shoqeria jone ka koncept minimalist, qe nuk te nget po qe se qendron ne turme dhe i pa evidentuar personalisht.
E keqja fillon,kur njeriu me ambicjen e tij evidentohet, behet i shquar, i njohur publikisht.
Asnjehere dembelit dhe parazitit shoqeria jone nuk i bie ne qafe sa njeriut te afte dhe publik. Perkundrazi e mbeshtet, e meshiron qe te mbijetoje. Vetem njeriu i afte ka probleme me kolektivin, grupin, komunitetin ngjyre gri dhe pa identitet, qe nuk mund te konceptoje ritmin e suksesit.

Nuk ka diskutim, qe ne jetojme ne nje shoqeri, qe ka si pikenisje garen, konkurencen, dallimin, sfiden, ambicien per suksesin personal. Ne kete gare te perditshme, te gjate, te lodhshme, rraskapitese do te kete njerez te deshtuar, te pakenaqur, te zhgenjyer. Kjo kategori sociale shpesh shfaq ndjenjen e SMIRES.

Shoqeria jone nuk mund t’i nenshtrohet dhe as nuk mund te deformohet nga presioni i smires se njerezve, apo qofte dhe grupit social, qe kerkojne te maskojne “takatin e kufizuar individual” me presionin e “opinionit barazitarist”, me ankesa te padrejta, per te krijuar me shume shanse te barabarta per te gjithe. Shanset e barabarta nuk mund te sjellin rezultat te barabarte. Shansi eshte mundesi, qe ne cdo rast e kushtezuar me energjite, vullnetin dhe aftesite personale, qe jane te pabarabarta. Eshte e pamundur qe te gjithe te kene te njejtin rezultat. Njeriu mund te behet njeri, se ai mund te largohet nga e kaluara biologjike vetem permes arsyes, kur cdo njeri te behet i arsyeshem, atehere shoqeria do te behet normale, nese secili njeri behet qytetar, shoqeria behet funksionale. Jane keto pak fjale nga nje filozof i madh, por ajo qe me kujtoi kete filozof te madh eshte merita dhe besimi i tij ne shoqerine moderne.

Autori: Ana Kodima ne Shekulli blog
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top