Зngjεll
___________
Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një zvogëlim të ekonomive për vitin 2009, veçanërisht për vendet evropiane, por paralajmëron se Shqipëria, së bashku me Qipron, do të jenë të vetmet ekonomi që do të ruajnë ritmet e larta të rritjes ekonomike. 3 ekspertë francezë parashikojnë që ritmet e rritjes ekonomike ta shndërrojnë Shqipërinë në “Kinën e Evropës
TIRANE - Shqipëria dhe Qipro janë vendet evropiane që pavarësisht ndikimit nga kriza ekonomike botërore do të njohin rritje ekonomike për këtë vit në një kohë që të gjithë vendet kryesore evropiane dhe botërore do të njohin një rënie të ndjeshme të të ardhurave për frymë.
ثshtë ky parashikimi që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë dje.
Vendet aziatike janë ato që do të qëndrojnë në krye për sa i përket rritjes ekonomike më ne krye Kinën (6.5 për qind), Indinë (4.5 për qind) dhe Indonezinë (2.5 për qind). Jo keq parashikohet e ardhmja edhe për ekonomitë kryesore të vendeve të Amerikës Latine.
Ndërkaq rënia më drastike e PBB parashikohet që të jetë për Irlandën, Singaporin dhe Islandën.
Në vitin 2010 krahasuar me vitin 2007 pritet një rënie e të ardhurave për frymë në masën 15 për qind.
Tre ekspertët francezë: “Shqipëria i ka shanset të bëhet ‘Kina’ e Evropës”/Tre ekspertë të njohur francezë të ekonomisë, ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave në vitet 2002-2005 në Francë, Francis Mer dhe profesorët analistë, Michel Godet dhe Jacques Marseille, shprehen opinionet e tyre rreth zhvillimeve ekonomike në takimin “Kriza e sotme botërore dhe Shqipëria”, me intelektualë, pedagogë të ekonomisë, etj, të zhvilluar në Tiranë. “Shqipëria i ka mundësitë që të bëhet ‘Kina’ e Europës, pasi ka fuqi punëtore të re, nivele ende të ulëta pagash, pozicion të favorshëm gjeografik. Por janë të nevojshme politikat e zhvillimeve rajonale, sipas kushteve të zonave të ndryshme, sikurse dhe për politika afatgjata zhvillimi”, theksoi ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave të Francës, në vitet 2002-2005, Francis Mer.
Lidhur me situatën ekonomike në Shqipëri, në kuadër të krizës globale, vlerëson, se “Nuk duhet harruar që Shqipëria është në Evropë dhe ka avantazhe gjeografike, por ka një nivel jetese të ulët dhe e vetmja rrugë për zhvillim, është që të eksportojë sa më shumë jo vetëm fuqi punëtore, por dhe kapacitetin e saj të prodhimit, pasi ka mundësi të bëhet ‘uzina dhe reparti’ i Evropës. Kjo është rruga që i lejon Shqipërisë të rrisë nivelin e jetesës”.
Sipas Mer, është e rëndësishme përcaktimi i prioriteteve të qarta nga një qeveri e fortë, me objektiva të qarta, për ta çuar vendin në BE. Për të, është i rëndësishëm roli i tregut dhe shtetit, pasi shteti duhet të marrë rolin e një ekuilibristi shumë të mirë mes këtyre dy hallkave. “Në Shqipëri shteti ka detyrë të ndërmarrë projekte afatgjata zhvillimi, ku fushat kryesore prioritare duhet të jenë: arsimimi i rinisë, që të jetë e aftë t'i zhvillojë projektet, shëndetësia për të rritur nivelin shëndetësor të popullsisë, mjedisi i pastër dhe patjetër, urbanizimi, pasi vihet re se ndërtohet pa rregulla urbanistike, sikurse është në Durrës. Mendoni mirë kur të ndërtoni në bregdet, pa betonizime”, theksoi Mer.
Për të, “investitorët francezë mundohen të njohin gjithë botën dhe Shqipëria është afër Francës, ka potenciale, por imazhi korrespondon me të kaluarën e saj. Shqiptarët duhet të përmirësojnë imazhin e së kaluarës, që investitorët të shohin dhe të kenë besim të investojnë”.
Ish -ministri Mer nuk pranon zgjidhjen globale të krizës, duke u shprehur se, “nuk jam dakort për gjetjen e një zgjidhjeje globale, pasi çdo vend ka karakteristikat e tij ekonomike dhe politike. Por pas daljes nga kjo krizë, çdo vend i botës do të marrë mbi vete më shumë përgjegjësi”.
Ndërsa Profesori i Ekonomisë, Godet, vlerëson se Shqipëria ka shans të madh popullsinë në moshë të re, lindshmërinë e lartë, krahasuar me vendet e BE-së, pasi ky, është shans pozitiv për të punuar, por dhe për të drejtuar në këto vende sektorë të ndryshëm në të ardhmen.
Për të, zgjidhjet e nevojshme për të kapërcyer tranzicionin dhe situatën ekonomike në të cilën ndodhet Shqipëria, lidhen me zgjedhjet sa më rajonale të projekteve të zhvillimit.
“Tre janë çështjet kyç që nevojiten në Shqipëri për t'u zgjidhur: krijimi i një shoqërie besimi, kapacitete njerëzore, të afta që të mund të adoptojnë zhvillimet e reja ekonomike, si dhe dëshira për të ecur para. Të treja këto, kërkojnë krijimin e kushteve për një shoqëri sa më harmonike”, tha Godet.
Profesor Marseille vlerëson se “Shqipëria është një destinacion i jashtëzakonshëm turistik, pasi përfaqëson nivele kurioze historike dhe ja vlen të zbulosh një vend që ka kaluar një sistem komunizmi obstruksionist dhe një tranzicion ekonomik dhe social”.
Ndërsa për krizën botërore, Marseille e vlerëson se “kjo krizë i jep botës një shans të mirë pasi i bën njerëzit të reflektojnë mbi problemet financiare”./G.55/