Shqipëria dhe Maqedonia, në garë për të tërhequr Nissan

Arfenilla

Themelues i Forumit

nissan-620x330.jpg


Prodhuesi japonez i automjeteve, Nissan është duke studiuar Maqedoninë dhe Shqipërinë për të realizuar procesin e montimit të automjeteve, teksa po kërkon të tërhiqet nga vende të tjera të Europës Juglindore, si rrjedhojë e rritjes së kostove.
Mirëpo po ky interes ka vënë para një gare të forte shtetet e Ballkanit, sidomos Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Revista Monitor ka mësuar se drejtuesit e Nissan për Evropën e shohin me interes edhe tregun shqiptar, pas ndërtimit të një parku të madh logjistik në vend.
Vendi i shqiponjave vlerësohet me shumë favorite për afërsinë gjeografike dhe kostot e ulta të transportit nga Porti i Durrësit.
Veç këtyre, parku i ri logjistik multimodal shihet si një tjetër tërheqje për investimin.
Por, edhe pa këto facilitete infrastrukturore, Maqedonia këtë rast është një konkurrent mjaft i fortë.
Taksat më të ulta dhe funksionimi perfekt i zonave të lira e bën avantazhues sidomos për investimin në fjalë.
Prodhuesit e makinave, sidomos pas krizës së vitit 2008, janë vënë në kërkim të tregjeve që ofrojnë kostot të lira.B tema.
 
Titulli: Shqipëria dhe Maqedonia, në garë për të tërhequr Nissan

Porti i Durresit eshte nje nga portat me te rendesishme Europiane dhe kjo duhet te shfrytezohet maksimalisht nga Shqiperia. 'Parku logjistik' eshte nje veprim i mencur i Shqiperise por per mendimin tim duhet te shoqerohet edhe me modelin e 'zonave te lira ekonomike' te cilin e praktikon me sukses Macedonia.
Kete kombinim do ta kishte lakmuar secili investitor i huaj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top