Shqipëria dhe Kosova, çfarë strategjie?

WxP

Staf në FV.AL
Shqipëria dhe Kosova, çfarë strategjie?


Genc Burimi

Fakti është i rrallë për t’u mos u nënvizuar. Për të parën herë që nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, opozita në Shqipëri dhe një personalitet i veçantë si Ismail Kadare, janë në të njëjtën gjatësi vale me Beogradin dhe Shkupin në sulmin me goditje te përqendruar kundër shefit të diplomacisë shqiptare. As episodi famëkeq i Bllacës, ai pazar i shëmtuar matrapazësh që diplomacia maqedonase bëri në kurriz të refugjateve kosovarë, nuk gjeneroi një federim shpirtrash ballkanikë kundër Shkupit të pashpirt, sa ç’po arrin sot kundër vetes Besnik Mustafaj, me një deklaratë jozyrtare. Duhet pranuar që Mustafaj e ka këtë art të prodhojë konsensus kundër vetes që kur është emëruar minsitër. Ai po puq dhe me të papuqshmit. Përse ministri ynë i Jashtëm është irritues në këtë pikë? Kjo nuk është çështja. Debati ose fushat për të cilat duhet të diskutojmë në poliitkën tonë rajonale janë ëndrrat tona më realiste që presin konkretizim: fati i Kosovës si anëtare e ardhshme e OKB-së ku ajo duhet të njihet si shtet, fati i Shqipërisë si një nga fuqitë kryesore ballkanike qe ajo duhet të synojë të bëhet, dhe fati i lidhjeve etniko-kulturore midis shqiptarëve të Shqipërisë e atyre të Kosovës, të cilat nuk duhet të faniten ditë pas dite në lidhje gjuhësore si ato mes Francës dhe Belgjikës. Në këtë konstelacion objektivash, një deklaratë më shumë a më pak e Besnik Mustafajt mbi Kosovën, është si një sondë më shumë mbi planetin Mars, që do të sjellë fotografi, hamendje e debate të reja, por që ka shumë pak gjasa t’i ndryshojë trajektoren. ا’do të bëhet me Kosovën, kjo është çështja që duhet të na preokupojë për momentin. Shqiptarët e Kosovës janë përballë një ekuacioni të cilin do ta kenë të vështirë ta zgjidhin të vetëm. Kosovarët nuk kanë një revendikacion ne negociatat e Vjenës, por dy: pavarësinë dhe terësinë territoriale. Pavarësinë pakkush e diskuton. Tërësia territoriale do të zërë pjesën kryesore të negociatave emërtuar me eufemizëm si reformë e decentralizimit. Në shtjellimin e këtij ekuacioni do të shikojmë se ç’vend zë aty deklarata e Besnik Mustafajt

Pavarësia dhe territorialiteti i Kosovës

Parimi për vetëvendosje të popujve, sanksionuar në Kartën e Helsinkit të vitit 1975, nuk është me demagogji, por një realitet në kontinentin tonë. Në paqe e me konsensus, çekët dhe sllovakët vetëvendosën të ndaheshin, ndërkohë që gjermanolindorët dhe gjermanoperëndijorët vetëvendosën të ribashkoheshin. Aty ku pati luftë, si në Slloveni e Kroaci, Evropa ndërhyri me “kartonin” e njohjes së njëanshme. Aty ku pati dramë, si në Bosnje-Hercegovinë, Evropa ndërhyri me miliarda dollarë dhe vënie nën tutelë që u pranua nga të gjitha palët në terren. Në të tëra këto raste, zgjidhja është gjetur ne kuadrin e parimit te shenjte te vetevendosjes se popujve. Per Kosoven nuk ka perse te behet perjashtim dhe nuk do të behet perjashtim. Pavaresia duket normale dhe vete serbet ne sondazhe e shprehin se Kosova u duket e humbur. Ky pohim, sa me shume thjeshtëson pjesen e pare te ekuacionit, pavaresine, aq me teper nderlikon pjesen e dyte te tij, teresine territoriale. Perse vetevendosja duhet te funksionoje ne raportin midis Prishtines dhe Beogradit, e te mos veproje midis Mitrovices serbe dhe Prishtines? Ky është thelbi i negociatave te statusit te Kosoves. Te prania serbe ne Kosove qendron thembra e Akilit e zgjidhjes perfundimtare se dosjes se Kosoves. Teorikisht asgje nuk duhet t’i pengoje serbet nga garancia ne Mitrovice, qe me nje refendum si ai qe bene shqiptaret ne Kaçanik me 1990-ën, te shpallin autonomine per viset e banuara prej serbeve ne Kosove, e pse jo me vone bashkimin me Serbine. Kete loje makievelike te instrumentalizimit te serbeve te Kosoves me parimin e vetevendosjes se popujve po perpiqet te luaje Beogradi. Jemi ne nje situate ku Serbia nuk ka me se çfare te humbase, kurse Kosova humbet nje pjese te territorit te saj.
Kjo do t’ia zbehte vleren pavaresise se Kosoves dhe është ky epilog i shemtuar qe kerkojne qarqe revanshiste ne Beograd ne strategjine e tyre te tokes se djegur. Si mund t’i pengoje Evropa serbet ne kete loje destruktive? A nuk duhet konsideruar deklarata e ministrit tone te Jashtem si e vetmja antidote qe ekziston sot ne duart e faktorit shqiptar per t’i zhbindur serbet te hyjne ne lojëra mjeshterish magjistare, nga ku te gjitha palet (perveç Shqiperise) dalin te humbura? Kosova dhe Serbia duhet te shohin drejt se ardhmes evropinae. Ne Vjene, me shume se nje Martii Ahtisari, do të nevojitej nje Bill Gate. Nuk është decentralizmi, por ndertimi i akseve rrugore Beograd - Prishtrine - Tirane - Durres, është investimi dhe zhvillimi i shpejte i shkembimeve tregtare per fitim parash e begati si per serbet, ashtu dhe per shqiptaret, tema kryesore qe duhet te dominoje ne negociata. Magjia është ekonomia, siç e kuptoi me vonese pas lufte Evropa e Zhan Monese dhe e traktatit te Romes. Nje epoke e ngjashme duhet te hapet ne marrëdheniet nderballkanike qe t’u lejoje vendeve tona, Serbise, Malit te Zi, Kosoves, Maqedonise e Shqipërisë te kapin kohen e humbur e te tregojne se i perkasin modernitetit. Fatkeqesisht Beogradi ende nuk është gati, dhe kerkon te luaje nje karte te fundit: ate te serbeve te Kosoves. Thjesht per hakmarrje apo ne menyre me komplekse, per te nxjerre avantazhe ne forme kompensimi nga Evropa. Rreziku është kesaj here shume me i madh per Kosoven. Pavaresia u fitua me lufte, por serbet e Kosoves do të jete e pamundur t’i bindesh me lufte te qendrojne ne Kosove. Shqiperia deri tani nuk ishte shprehur. Momenti ka ardhur qe vendi yne te perzihet ne lojen e shahut ballkanik, jo per interesa te tij, por per te garantuar teresine territoriale te Kosoves. Ashtu, me qetesi e diplomaci, por me vendosmeri. Perndryshe vendi i shqipeve “nuk garanton me asgje”. Ishte nje deklarate kurajoze, ajo duhej thene…

Pokeri i fundit ballkanik: Shqipëria si shans i Kosovës

Nder kater entitetet “etniko-problemitke” te juglinjdes se Ballkanit, Serbi-Mal i Zi, Maqedoni, Kosove, Shqiperi, kjo e fundit është e vetmja qe s’ka asnje problem te kesaj natyre (perjashto divergjencat shqiptaro-greke qe nuk jane objekt i ketij artikulli). Beogradi me humbjen e Kosoves, dhe neser te Malit te Zi, ngushellohet me idene se do të behet si Shqiperia, nje vend i zhveshur nga çdo lloj problemi etnik. Por ndryshe nga Shqiperia, perhere neutrale, Beogradi ka premisa te qendroje i tille. Ai mendon ta shfrytezoje avantazhin qe do t’i jape statusi i nje vendi qe vezhgon te tjeret dhe nuk e vezhgojne me. Siria per nje kohe te gjate nderhyri ne lojen midis Libanit dhe Izraelit. Kete mundet te beje Irani ne lojen e grindjeve fetare brenda Irakut e me pas te negocioje avantazhe me amerikanet. Maqedonia veproi po ashtu gjate luftes se Kosoves. Shkaktoi artificialisht nje problem ne Bllace per te negociuar avantazhe me Evropen. Bllaca per Beogradin sot është Mitrovica dhe xhepat e tjera etnike te banuar nga serbet ne Kosove. Beogradi nuk do ta lere kete shans t’i shpetoje nga duart. Me nje dore e me pahir do të firmose pavaresine e Kosoves, nderkohe qe me tjetren do të vere ne levizje faktorin serb ne Kosove si nje kolone te peste. Bashkesia nderkombëtare është koshiente per kete kurth. Duhen miliarda dollare per ta shmangur ate, per “te blere” serbet e Kosoves dhe Beogradin siç u veprua ne rastin e Bosnjes. Veçse miliardat qe u hodhen ne Bosnje, nuk ekzistojne me per Kosoven. Ahtasari ka hyre ne negociata me xhepat bosh. Ai s’do ta kete problem nje dite t’i bjere bilbilit, t’i jape fund lojes, domethene t’i jape pavaresine Kosoves, dhe serbeve nje lloj decentralizimi. Por ç’do të ndodhe mbrapa nese serbet e Kosoves, te shtyre nga Beogradi, peprlasin kembet dhe kerkojne ate shkeputje qe Kosova kerkoi nga Beogradi? A do të dergohen tanke kundër civileve serbe siç beri Milosheviçi ndaj civileve shqiptare me 1999-ën? Kurthi është real per shtetin e ardhshem kosovar. Evitimi i tij kalon nepermjet detyrimit te Beogradit te heqe dora nga tutela mbi serbet e Kosoves dhe t’i lere keta te fundit te qete te ngrejne nje jete te re dhe demokratike ne nje Kosove multietnike, duke marre pjese aktivisht ne institucionet e vendit. Si mund t’i arrihet ketij qellimi kur Serbine, pasi e ke detyruar te heqe dore nga Kosova, ta poshterosh edhe me shume, duke e imponuar te heqe dore nga lidhjet me serbet e Kosoves? Beogradi do të zabtoje ne Vjene diplomacine e nje vendi qe nuk ka se çfare humbet më. E vetmja menyre per ta ndalur ne kete hov destruktiv, është qe t’i tregohet Beogradit se po copetoi Kosoven, ai jo vetem qe nuk do të fitoje asgje, por do të humbase territore te tjera te Serbise. Pas-Kosova quhet lugine e Presheves! Ky është shantazhi i vetem dhe bindes qe mund t’i behet Beogradit sot. Nese serbet e Kosoves shkeptuen nga Kosova, shqiptaret e jugut te Serbise do të shkeputen nga Serbia. Ne nje reaksion zinxhir dhe shqiptaret e Maqedonise do të shkeputeshin nga Shkupi; Serbet e Bosnjes nga Bosnja, ata te Kroacise nga Kroacia. Kercenimit apokaliptik te Beogradit mbi Kosoven, i nevojitej nje kercenim po aq apokaliptik mbi te gjithe Ballkanin. Kete kercenim mund ta bente vetem vendi qe s’ka realisht asgje se çfare te humbase; Shqiperia. Ne driten e ketyre zhvillimeve aspak fantastiko–shkencore, duhet vleresaur forca e deklarates se Besnik Mustafajt. Nje deklarate qe u drejtohet sa serbeve aq dhe evropianeve. Larg duart nga ndarja territoriale e Kosoves, pasi Shqiperia nuk garanton me asgje.

Paqe dhe zhvillim

Shqiptaret nuk kane qene kurre konkistadore. Ne historine e tyre ata vetem kane ngritur berrylat per t’u mbrojtur nga te peshtyrat dhe grushtat e fqinjeve deri ne diten kur kupa mbushet... Skenderbeu misheroi ate revolte. Turqit diten me pas te silleshin me pak harbutshem, por jo deri sa te na dhuronin pavaresine. Ate e fituam me lufte, por mungesa e eksperiences na beri qe ta kujtonim pavarësine si kurorezimin e te gjitha sakrificave. Harruam ose neglizhuam, ose nuk arritem te zgjidhnim pjesen e dyte te ekuacionit, teresine territoriale te Shqiperise qe do t’i jepte gjithe kuptimin e saj pavarësise. Shqiperia ngriti flamurin ne Vlore, por humbi njekoheshit troje gjaku ne te gjitha anet e horizontit ne perfitim te malazezeve, serbeve, maqedonasve, grekeve e deri te italianeve qe desh na moren pikerisht Vloren. Nje te treten e siperfaqes se vendit e humbem. Historia nuk zhbehet me. Por ajo duhet te na sherbeje per mesime. Kosova e vitit 2006 është ne situaten e Shqiperise se vitit 1912. Fqinjet jane te njejtet dhe kane te njejtat reflekse. Bllokim pavarësie deri ne fund, e me pas copetim territorial. Evropa na njohu asakohe pavaresine pa na mbrojtur deri ne fund token. Evropa rrezikon te bjere pre e te njejtave reflekse dhe ne rastin e Kosoves. Mbase jo. Nga Prishtina ne Tirane preferojme megjithate refleksin “frika e ruan vreshtin”, ndaj deklarata e Besnik Mustafajt është kapitale. Shqiperia do paqe e zhvillim per vete dhe per rajonin e saj. Serbet dhe shqiptaret e Kosoves do të mund te jetojne shume mire ne paqe midis tyre, do të mund ta zhvillojne e ta begatojne vendin e tyre me kusht qe Beogradi te rrije po aq larg ndaj serbeve te Kosoves sa Tirana qendorn ndaj shqiptareve te Maqedonise. Ky është mesazhi i Mustafajt, qe shpresojme ta kemi kuptuar drejt e qe urojme te buçase kete jave ne Bruksel me fort se sa kokefortesia e te njejtit Mustafaj per nje “sovranitet te kufizuar” te Kosoves


Epilog

Ka se fundi nga ata qe e kane shtyre mllefin ndaj deklarates se ministrit tone te Jashtem deri ne ate ekstrem sa ta bejne ate pergjegjes nese veshtiresohen negociatat midis Prishtines dhe Beogradit ne Vjene. Pesimistetet le te ngushëllohen me idene se Shqiperia mund te kishte bere deklarata edhe me provokuese po te kishte trasheguar ne pushtet per nje kohe te gjate kasten e Enver Hoxhes. Jetojme ne nje koincidence historike qe pak kush e veren: finalizimi i statusit te Kosoves ndodh ne momentin kur ne Shqiperi është instaluar demokracia. C’do të ndodhte sikur kjo zgjidhje te ishte shtruar qe pas vdekjes se Titos? A do të kishte pasur guximin ndonje shkrimtar ne Shqiperi t’i hakerrohej shokut Enver te mos thoshte marrezira se mund t’i prishte pune Kosoves? Ceshtja e statusit te Kosoves është si ajo thenia e famshme e Galileut: E pur si move! Asgje nuk do të mund ta ndale Kosoven ne finishin e saj drejt pavaresise, te cilen askush nuk ka me te drejte ta diskutoje, e jo me ta pengoje, dhe aq me pak deklaratat e Besnik Mustafajt. Kosova do të jete e pavarur, por me çfare territori ? Kjo është çeshtja! Besnik Mustafaj e hodhi nje ide. Atyre qe u duket ekstremiste, le te shtrojne alternativa te tjera, por te mos predikojne autocensuren.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top