Shqiperia dhe Historia e saj.(E RE)

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Shqiperia shtrihet ne Evropen Juglindore, ne Perendim te Gadishullit Ballkanik, ne koordinatat gjeografike: 39 16' gjatesi dhe 42 39' gjeresi. Shqiperia ka nje siperfaqe prej 28.748 km2. Gjatesia e vijes kufitare te Republikes se Shqiperise eshte 1094 km; nga te cilat - 657-km – vije kufitare tokesore, 316-km vije bregdetare, 48-km vije ndarese e lumenjve and 73 km e liqeneve. Republika e Shqiperise kufizohet ne veri nga Mal i Zi, ne veri-lindje nga Kosova, ne lindje me Maqedonine, dhe ne jug dhe jug-lindje ajo kufizohet me Greqine. Ne perendim, Shqiperia laget nga deti Adriatik dhe deti Jon. Lartesia mesatare eshte 708-m, dmth dy here me e madhe se ajo e Evropes. Shqiperia perfshihet ne zonen sub-tropikale me lageshtire te Hemisferes Veriore, dhe ne zonen me klime mesdhetare.Kromi, hekur-nikeli, bakri, qymyrguri, nafta dhe gazi jane disa nga mineralet nentokesore me te rendesishme qe gjenden ne Shqiperi.

Klima: Ne zonat bregdetare: Mesdhetare mesatare, dimer i bute dhe i lagesht, vere e nxehte dhe e thate. Ne zonat malore: mesatare Kontinentale, dimer i ftohte dhe i ashper, vere e lagesht.

Relievi: Fushor (ne Shqiperine Perendimore), Pllajor (ne Shqiperine Lindore), Malor (ne Shqiperine Veriore dhe Qendrore); Maja me e larte: Mali i Korabit (2,753m).


Vija Bregdetare: 362 kilometer


Popullsia: 3,364,571 (Qershor 1999) - 95% Shqiptare, 3% Greke dhe 2% te tjere

Shkalla e rritjes se popullsise: 1,05% (1999)


Kryeqyteti: Tirana (nga viti 1920)


Gjuha zyrtare: Shqipja

Gjuha shqipe eshte nje gjuhe indo-evropiane dhe perfaqeson nje dege te veçante ne familjen e gjuheve indo-evropiane. Gjeografi grek, Ptholemeous, ka deshmuar ekzistencen e shqiptareve dhe te gjuhes shqipe qe ne shekullin e dyte te eres sone. Emri "Shqiperi" zevendesoi emrin e "vjeter "Arberi" (ose Arbani) ne fund te shekullit XVII, per shkak te kushteve te reja historike te krijuara ne kete periudhe. Ky emer kishte per qellim t’i jepte rendesi lidhjes ndermjet emrit te vendit dhe gjuhes, e cila ne ate kohe quhej "Shqip". Dokumenti i pare i shkruar i gjuhes bashkekohore shqipe i perket vitit 1462. Vepra e pare letrare "Meshari" (Gjon Buzuku) u botua me 1555, dhe qe nga ajo kohe gjuha shqipe eshte zhvilluar ne dy dialekte kryesore, veçanerisht gjate periudhes se Rilindjes Kombetare Shqiptare: "Gegerisht", dmth gjuha e folur ne Veri te Shqiperise dhe "Toskerisht", dmth gjuha e folur ne Jug te Shqiperise. Alfabeti i gjuhes letrare shqipe ka 36 shkronja dhe perdoret alfabeti latin, i aprovuar nga Kongresi Kombetar i Manastirit me 1908. Gjuha shqipe (e folur dhe e shkruar) perdoret gjithashtu dhe ne disa pjese te populluara nga shqiptare si Kosove, Mali i Zi, Serbi dhe Maqedoni.

Ngjarje te rendesishme historike

Territori i Shqiperise eshte banuar qe ne lashtesi. Gjurme te jetes jane gjetur ne Xare, si dhe ne Shpellen e Shen Marines ne Sarande qe nga koha e Paleolitit te mesem dhe te vone (100 000 – 10 000 vjet me pare). Shqiptaret jane pasardhes te drejteperdrejte te Ilireve. Fiset ilire shtriheshin ne pjesen perendimore te Ballkanit, deri ne lumenjte Sava dhe Danub ne Veri, Morava dhe Vardar ne Lindje (qe eshte dhe vija kufitare me Thraken), dhe vargmalet e Pindit ne Jug dhe Juglindje (ne kufi me greket dhe maqedonet). Zhvillimi i shpejte ekonomik, veçanerisht ai i metalurgjise se bronzit dhe hekurit (ne shekujt XI-V para eres sone) krijoi bazat e kultures se perbashket shpirterore dhe materiale te fiseve ilire. Ne fund te shekullit V p.e.s., iliret u futen ne peridhen e skllavopronarise, dhe themeluan pergjate bregdetit qytete shume te njohura ne ate kohe, te cilat ekzistojne dhe sot, si Durrahium (Durresi), Apolonia, Butroti (Butrinti), Scodra (Shkodra), Lissus (Lezha), etj. Pushtimi Roman (ne vitin 168 p.e.s.) pati pasoja te renda per iliret. Megjithate, ata e perballuan me sukses politiken asimiluese te romaneve, kryesisht si rrjedhoje e standarteve te larta te zhvillimit dhe identitetit te kristalizuar etnik. Pas thyrjes se romaneve ne vitin 395 te eres sone, Iliria mbeti nen sundimin e Perandorise Bizantine. Ne periudhen pasuese, Iliria u pushtua nga fise te ndryshme barbare, si Gothet, Avaret etj. Ne shekujt IV - VI, sllavet pushtuan nje pjese te Ilirise Veriore dhe Lindore, dhe Maqedonia pushtoi pjese te cilat me vone u asimiluan. Fundi i mijevjeçarit te pare shenon kristalizimin e kombit shqiptar. Me vone, formacionet politike shqiptare te shekullit XIV mbuluan territoret nga Tivari dhe Prizreni deri ne Kostur dhe Vlore. Nderkohe, ne zona te pjeses jugore ruhej ende emri historik i Epirit, i cili ne vitet pasardhese sherbeu si sinomin per Arberine (shume shpesh, Heroi Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu (1405-1468) quhej "Princi i Epirit"). Pushtimi otoman (XIV) vendosi sistemin feudal ushtarak ne Arberi (Shqiperi), por kryengritjet e njepasnjeshme te princerve shqiptare pergatiten rezistencen e madherishme te popullit shqiptar nen udheheqjen e Heroit Komebtar Gjergj Kastrioti, i njohur me emrin Skenderbe. Gjergj Kastrioti Skenderbeu arriti te krijonte nje shtet te centralizuar (Arberia) dhe flamuri i tij u be flamuri kombetar i Shqiperise. Shekulli XVIII shenon lulezimin e dy "Pashalleqeve" te organizuara dhe shume te fuqishme: Pashalleku i Bushatllinjve (me qendren e tij ne Shkoder dhe i qeverisur nga nga Karamahmut Pashe Bushatlliu); dhe Pashalleku i Janines (me qendren e tij ne Janine dhe i qevrisur nga Ali Pashe Tepelena). Lufta per pavaresi dhe identitet kombetar arriti kulmin e saj me Levizjen e Rilindjes Kombetare, e cila filloi me 1830. Me 1878, kjo levizje u organizua me mire pas Lidhjes se Prizrenit, e cila sherbeu si udheheqja e pare ushtarake dhe politike e kryengritjeve shqiptare. por, Per fat te keq, te te nejtin vit Kongresi i Berlinit vendosi ndarjen e territoreve shqiptare, nga e cila perfituan shtetet fqinje, Mali i zi, Serbia dhe Greqia. Megjithate, levizja shqiptare per liri u kurorezua me Shpalljen e Pavaresise, me 28 nentor 1912. Gjate viteve te Luftes se Pare Boterore, Shqiperia u shnderrua ne nje beteje lufte per fuqite nderluftuese, dhe u pushtua nga Italia, Serbia, Mali i Zi, Greqia, Franca dhe Austro-Hungaria. Me 1920, Kongresi i Lushnjes (nje qytet qe ndodhet 90 km ne jug te Tiranes), shpalli Tiranen si kryeqytet te Shqiperise me konsensusin e perfaqesuesve nga e gjithe Shqiperia. Me 21 janar 1925, Asamblea Kushtetuese e shpalli Shqiperine Republike Parlamentare dhe Ahmet Zogu u zgjodh President i Shqiperise. Por ai pati shume pushtet, dhe Republika funksiononte me teper si Republike Presidenciale. Me 1 shtator 1928, Shqiperia u shpall Mbreteri Demokratike Parlamentare dhe Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqiperise, duke marre titullin mbreteror "Zogu I". Me 7 prill 1939, Italia fashiste pushtoi Shqiperine, dhe si rrjedhim, e ashtuquajtura Asamble Kushtetuese shpalli fundin e Mbreterise se Zogut dhe ia ofroi kuroren Viktor Emanuelit III. Shteti Shqiptar mbeti formalisht Mbreteri Kushtetuese nen sundimin e Dinastise se Savojes. Me 29 nentor 1944, Shqiperia u çlirua nga pushtuesit nazi-fashiste. Qe nga ajo kohe, ne Shqiperi sundoi regjimi komunist i Enver Hoxhes, i cili ndikoi ne izolimin e vendit. Me 11 janar 1946, Asamblea Kushtetuese e shpalli Shqiperine Republike Popullore, si nje nga format e diktatures se proletariatit, e cila zgjati pothuajse gjysem shekulli, deri me 29 prill 1991, kur Parlamenti i pare pluralist shpalli Republiken Parlamentare te Shqiperise.

Sistemi Politik: Republike Parlamentare

Parlamenti shqiptar eshte parlament me nje dhome dhe 140 deputete, te cilet zgjidhen nje here ne kater vjet me zgjedhje te pergjithshme.

Presidenti i Republikes: Z.Bamir Topi u zgjodh President i Shqipërisë më 20 Korrik 2007 per nje periudhe pese-vjeçare.

Kryetari i Keshillit te Ministrave: Z. Sali Berisha (Partia Demokratike)

Qeveria: Perbehet nga Koalicioni ndermjet PD, PR, PDR, PBDNJ dhe PA.

Kushtetuta: Kushtetuta e re e Republikes se Shqiperise eshte aprovuar me referendum popullor me 28 nentor 1998.

Festa Kombetare: 28 nentor (Dita e Flamurit)

Flamuri: Flamuri kombetar i Republikes se Shqiperise paraqitet me nje shqiponje te zeze me dy koke dhe me krahe te hapura, te vendosur ne qender te nje sfondi te kuq.

Emblema: Emblema e Republikes se Shqiperise paraqitet me nje shqiponje te zeze, te vendosur ne nje mburoje te kuqe te tipit "variaz". Mburoja e kuqe rrethohet nga nje shirit i zi. Ne pjesen e siperme, me te kuqe eshte shkruar Republika e Shqiperise.

Ekonomia

Ekonomia shqiptare konsiderohet si Ekonomi e Tregut ne tranzicion. Sektori privat ze pjesen me te madhe te GDP-se. Ne Strategjine e Zhvillimit Ekonomik te Shqiperise per vitet 2000-2003 Vlen te permenden reforma e pergjithshme strukturore sipas standarteve te vendeve me ekonomi tregu te forte, privatizimi i sektoreve strategjike, dhe stabilizimi i treguesve makro-ekonomike me qellim kryesor rritjen e investimeve nepermjet zbatimit te Programit Publik te Investimeve dhe thithjen e Investimeve te Drejteperdrejta te Huaja. Bashkepunimi i ngushte me organizatat nderkombetare si: Banka Boterore, Fondi Monetar Nderkombetar, EBDR etj. perbejne garanci per nje zhvillim te qendrueshem ekonomik dhe perfundimin e fazes se tranzicionit. Nderkohe, implementimi i Paktit te Stabilitetit perben nje nga angazhimet e Qeverise per zhvillimin social-ekonomik te vendit me qellim kryesor integrimin ne Strukturat Euro-Atlantike.

Pasurite Natyrore

Pasuri nentokesore (Nafte, gaz natyror, krom, qymyrguri, hekur nikel, xeherore, mermer); Burime te konsiderueshme hidrike; Zona te konsiderueshme me pyje dhe kullota (rreth 38% e territorit te vendit). Burime te pashfrytezuara ne fushat e Turizmit Blu, Te Gjelber dhe Te Bardhe.
 
Titulli: Shqiperia dhe Historia e saj.(E RE)

Historia e Shqipërisë në të vërtetë nuk përfshin vetëm të dhënat historike të hapësirës gjeografike mbi të cilën gjenden territoret shqiptare por edhe hapësirat e tjera të banuara nga shqiptarët e që kanë mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme e që në suazat e Perandorisë Osmane kanë krijuar një tërësi.
Shiko fotografinë 1414376



Lashtësia
Paleoliti
Gjurmët më të hershme njerëzore në territorin e Shqipërisë shfaqen në periudhën musteriane, që i përket Paleolitit të Mesëm (100 000 – 30 000 vjet më parë). Këto përfaqësohen nga vegla prej stralli të punuara mirë, me forma tipike musteriane, të cilat i kanë shërbyer njeriut primitiv për procese të ndryshme pune që lidheshin drejtpërdrejt me sigurimin e ushqimit të tij të përditshëm. Të tilla vegla, si prefëse, kruese, gërryese, etj., janë gjetur, deri më sot, në stacionin prehistorik të Xarrës në rrethin e Sarandës, në stacionin e Kryegjatës, në afërsi të Apollonisë (Fier) dhe në stacionin e Gajtanit në rrethin e Shkodrës. Nga format dhe përmasat e tyre të vogla këto vegla ngjasojnë mjaft me veglat e strallit të zbuluara në depozitimet musteriane të krahinave fqinje të Greqisë Veriore, të Thesalisë, të Malit të Zi etj.



Neoliti
Janë zbuluar e gërmuar një numër i madh vendbanimesh neolitike me shtrirje gati në tërë territorin e Shqipërisë, si në Maliq, Cakran, Vashtëmi, Burimas, Podgorie, Barç dhe në Dërsnik të rrethit të Korçës, në Kamnik të Kolonjës, në Blaz e Nezir të Matit, në Cakran të Fierit, në Burim, në Gradec e në Cetush të Dibrës, në Kolsh të Kukësit, në Rrajcë e në Rashtan të Librazhdit e nga gjetje të rastit në pika të tjera. Më mirë është njohur e studiuar pellgu i Korçës, i cili gjatë epokës parahistorike ka pasur kushte shumë të mira gjeo-klimatike. Jeta në Shqipëri gjatë neolitit u zhvillua në kushte shumë të përshtatshme natyrore. Klima e ftohtë dhe e lagësht e paleolitit, e cila kishte filluar që në mezolit ia la vendin një klime më të butë, që kishte pak a shumë karakterin e klimës së sotme. Si rrjedhim edhe flora e fauna thuajse nuk ndryshojnë prej asaj të ditëve tona.



Epoka e bronzit
Epoka e bronzit në Shqipëri përfshin mijëvjeçarin e tretë dhe gjithë mijëvjeçarin e dytë p.e.s., e deri në fundin e shek. XII p.e.s. Ajo njihet prej të dhënave të fituara nga shtresat e kulturës së bronzit në vendbanimet e Maliqit, të Trenit e të Sovjanit në pellgun e Korçës, nga shtresa e parë e vendbanimit të Gajtanit në afërsi të Shkodrës, nga gjetjet në shpellën e Nezirit dhe nga vendbanimi i Badherës e kalaja e Kalivosë në rrethin e Sarandës. Gjithashtu njihet nga varrezat tumulare në Mat, në Kukës, në Barç (Korçë), në Pazhok (Elbasan), në Divjakë (Lushnjë), në Patos (Fier), në Vajzë e Dukat (Vlorë), në Piskovë (Përmet), nga tumat në luginën e Dropullit, nga tuma e Bajkajt (Sarandë) e nga depo e gjetje të rastit të zbuluara buzë liqeneve të Shkodrës, të Pogradecit, të Prespës etj.

Këto të dhëna dëshmojnë se territori i Shqipërisë gjatë kësaj epoke ka qenë i populluar gjerësisht, që nga zonat e tij të ulëta fushore e deri në krahinat e brendshme dhe të vështira malore. Njerëzit banonin kryesisht në vendbanime të hapura. Në një masë më të kufizuar janë shfrytëzuar dhe shpellat, ashtu siç kanë vazhduar të jenë në përdorim edhe palafitet, siç tregojnë gërmimet e viteve të fundit në vendbanimin palafit të Sovjanit. Nga fundi i kësaj epoke lindin edhe vendbanimet e para të fortifikuara, të cilat rrethohen me mure gurësh të palatuar e të lidhur në të thatë apo me ledhe e hunj. Një pjesë e mirë e vendbanimeve të këtij lloji, si kalaja e Gajtanit, qyteza e Margëlliçit (Fier) etj., që do të marrin zhvillim të plotë dhe do të bëhen karakteristike për epokën pasuese, atë të hekurit, e kanë origjinën e vet në këtë periudhë.

Banesat kanë qenë kasolle, që ndërtoheshin me lëndë drusore, kallama e kashtë. Ato janë njëkthinëshe zakonisht me planimetri katërkëndëshe, por duket se ka qenë në përdorim edhe tipi me bazë të rrumbullakët e trup konik. Dyshemetë kanë qenë të shtruara me baltë të ngjeshur e të rrahur, kurse muret të thurura me thupra e të lyera me baltë të përzier me byk. Në mes kishin nga një vatër të rrumbullakët; ka raste kur këtë e gjejmë të vendosur anash në formën e një korite që nuk njihet në banesat neolitike. Vlen të përmendim një kompleks banesash të bronzit të vonë të zbuluara në kalanë e Badherës, të cilat kanë formë katërkëndëshe ose rrethore të ndërtuara me një xokolaturë gurësh, mbi të cilën ngriheshin paretet dhe çatia prej materiali të lehtë.
 
Titulli: Shqiperia dhe Historia e saj.(E RE)

Ilirët
Burimet historike dëshmojnë se në epokën e hekurit territori i Shqipërisë banohej nga ilirët, një nga popullsitë e mëdha të Evropës së atëhershme, që shtrihej në gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Rreth fundit të shekullit XII ose fillimit të shekullit XI para erës sonë në territorin e tyre shfaqen për të parën herë objekte prej hekuri. Futja në përdorim e këtij materiali të ri, që i dha emrin epokës shënon, edhe për ilirët nismën e një periudhe të re historike. Hekuri kishte cilësi të pakrahasueshme ndaj lëndëve të para të njohura deri atëherë për përgatitjen e veglave të punës dhe të armëve. Si i tillë, ai çoi në rritjen e rendimentit në sfera të ndryshme të ekonomisë, në zhvillimin e mëtejshëm të këmbimit, në rritjen e pasurisë shoqërore, në thellimin e diferencimit shoqëror, në formimin e federatave fisnore si forma të organizimit politik. Në tërë përmbajtjen e vet kjo periudhë e historisë së ilirëve karakterizohet, kështu, nga shthurja e plotë e organizimit fisnor dhe nga përgatitja e kushteve për lindjen e skllavopronarisë dhe të shteteve skllavopronare ilire. Ky proces nuk u krye njëlloj në të gjithë territorin e gjerë ilir. Më shpejt përparuan popullsitë që banonin në ultësirën bregdetare dhe në luginat e pllajat me kushte më të mira natyrore, ndërsa më ngadalë ecnin fiset e zonave të thella e të varfra malore.

Njohuritë tona për këtë periudhë mbështeten kryesisht në të dhënat arkeologjike, por këtu vijnë në ndihmë për herë të parë edhe burimet e shkruara historike, të cilat u takojnë kryesisht ilirëve të Jugut.


Origjina dhe trualli historik i Ilirëve
Teoritë rreth origjinës
Problemi i prejardhjes dhe i rrugës së formimit të trungut etnik ilir me veçoritë e tij gjuhësore e kulturore, ka përbërë një nga synimet më kryesore të ilirologjisë. Rreth tij janë shfaqur pikëpamje të ndryshme, të cilat ndriçojnë në mënyrë të mjaftueshme gjithë këtë proces të ndërlikuar etnogjenetik. Kërkimet komplekse arkeologjike, gjuhësore dhe historike të kohëve të fundit e kanë vendosur atë mbi një bazë më të shëndoshë dhe e kanë futur në një rrugë më të drejtë zgjidhjeje. Sado të ndryshme që mund të paraqiten nga forma teoritë mbi prejardhjen e ilirëve, në përmbajtje ato shprehin vetëm dy pikëpamje, njëra nga të cilat i quan ilirët si të ardhur në Gadishullin Ballkanik, ndërsa tjetra si popullsi autoktone të formuar në truallin historik të Ilirisë. Midis teorive që i quajnë ilirët të ardhur në Gadishullin Ballkanik, ka mospërputhje si përsa i takon vendit nga vijnë, ashtu edhe kohës së ardhjes së tyre. Disa e lidhin përhapjen e tyre me kulturën e Halshtatit, të tjerë me kulturën e Fushave me Urna, apo me kulturën Luzhice. Sipas tyre, në kapërcyell të mijëvjeçarit të dytë p.e.sonë ilirët morën pjesë në lëvizjet e popujve që njihen me emrin dyndja dorike, egjeane apo panono-ballkanike dhe duke zbritur nga Evropa Qendrore, në fillim të epokës së hekurit, u ngulën në Gadishullin Ballkanik në trojet e tyre historike. Pikëpamje më e re është ajo që e konsideron kulturën ilire si një dukuri të formuar historikisht në vetë truallin ilir në bazë të një procesi të gjatë dhe të pandërprerë të saj gjatë gjithë epokës së bronzit dhe fillimit të asaj të hekurit. Kjo tezë e zhvillimit të pandërprerë të kulturës, që jep mundësi të flitet edhe për një zhvillim të pandërprerë etnik, gjen prova të shumta në territorin historik të ilirëve, sidomos me zbulimet e bëra në truallin e Shqipërisë në vendbanimin e Maliqit dhe në varrezat tumulare të Pazhokut, të Vajzës, të Matit etj., kurse jashtë vendit tonë në varrezat tumulare të pllajës së Glasinacit (Bosnjë) e gjetkë. Përballë këtyre zbulimeve bëhet fare e paqëndrueshme teza që e lidh etnogjenezën e ilirëve me kulturën e Halshtatit apo me bartësit e kulturës së fushave me urna. Trualli i kësaj kulture të fundit nuk mund të lidhet kurrsesi etnikisht me ilirët. Duke krahasuar truallin e kulturës së fushave me urna me atë të kulturës së mirëfilltë ilire Mat-Glasinac në rajonin qendror të Ilirisë, vihen re ndryshime thelbësore si në kulturën materiale në qeramikë, në objektet metalike etj., ashtu edhe në atë shpirtërore, që ka një rëndësi të veçantë në përcaktimin etnik të një popullsie. Trualli i Panonisë ndjek mënyrën e varrimit me djegie duke vendosur mbeturinat e saj në vazo të veçanta (urna), ndërsa ai i Matit dhe i Glasinacit, varrimin në tuma e kryesisht me vendosje kufome. Këto ndryshime në kulturë i veçojnë panonët edhe si një grup etnik më vete që dallohet nga ai i ilirëve. Përveç kësaj të dhënat arkeologjike kanë treguar se dyndjet panono-ballkanike, dorike a egjeane nuk e përfshinë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe si pasojë nuk shpunë në ndryshime dhe zhvendosje të theksuara të ilirëve. Kjo shihet qartë sidomos në territorin e vendit tonë, ku materialet arkeologjike të kësaj kohe, flasin jo për ndërprerje në zhvillimin autokton të kulturës, por për një vazhdimësi të saj që nga epoka e hershme e bronzit, pavarësisht se disa shfaqje të reja në prodhimin metalurgjik, të shek. XI-IX p.e.sonë, mund të lidhen me ndikimet kulturore të ardhura përmes dyndjeve nga veriu. Ky zhvillim i pandërprerë kulturor në vendin tonë shfaqet akoma më mirë në qeramikë, e cila është një tregues i rëndësishëm në përcaktimin etnik dhe kulturor të bartësve të saj. Qeramika e kësaj kohe zhvillohet në tërë truallin ilir mbi bazën e poçerisë më të hershme të epokës së bronzit, pa pasur ndonjë ndryshim në kohën e kalimit nga epoka e bronzit në atë të hekurit, dhe duke e ruajtur këtë traditë autoktone të paktën deri në shek. VI p.e.sonë, kur historikisht dihet se këto krahina banoheshin nga bashkësi të qëndrueshme fisnore ilire. Të gjitha këto të dhëna arkeologjike të grumbulluara në pesëdhjetë vjetët e fundit, në territorin e Shqipërisë së bashku tregojnë se etnogjeneza ilire nuk duhet parë kurrsesi në lidhje me ardhjen e një popullsie nga veriu i Ballkanit, por si një proces historik shumë i gjatë dhe i ndërlikuar autokton. Ky proces fillon shumë kohë përpara këtyre dyndjeve (dorike, egjeane a panono-ballkanike) dhe konkretisht me dyndjen e madhe të periudhës kalimtare nga neoliti në epokën e bronzit, që përfshin treva të gjera të Evropës dhe të Azisë, duke sjellë me vete ndryshime të dukshme etnike në Evropën neolitike. Kjo dyndje e cilësuar indo-evropiane, që ndodhi në kapërcyell të mijëvjeçarit të tretë, u krye nga grupe të ndryshme popullsish baritore të ardhura nga stepat e Lindjes. ثshtë provuar arkeologjikisht se ajo nuk u bë menjëherë, por valë-valë dhe se krahinat perëndimore të Ballkanit, midis tyre dhe territori i Shqipërisë u prekën prej saj më vonë se sa ato lindore. Gjatë kësaj dyndjeje grupe të ndryshme kulturore të Evropës u zhdukën pa lënë gjurmë, të tjera u përzien me popullsitë migratore, të cilat u imponuan me këtë rast vendasve gjuhën, kulturën, në një farë mase edhe zakonet e veta. Kështu ndodhi, p.sh. me kulturat neolitike të Vinçes, të Butmirit, të Lisiçi-Hvarit në territorin e Jugosllavisë, të cilat qenë zëvendësuar me kulturat e reja Kostalace, Vuçedole etj.; e njëjta gjë ndodhi edhe me kulturën neolitike të Maliqit, e cila qe zëvendësuar nga një kulturë më e ulët e karakterizuar me qeramikën e saj trashanike, që i atribuohet pikërisht kësaj dyndjeje. Në procesin e shtjellimit të këtyre ngjarjeve dhe të përzierjeve etnike dhe kulturore të popullsive neolitike vendase, paraindoevropiane ose sipas disa studiuesve, indoevropiane të hershme, me ardhësit e rinj indoevropianë të stepave u formua edhe baza mbi të cilën nisën të zhvillohen në kushte të veçanta edhe proceset etnogjenetike të popullsive të vjetra historike të Ballkanit Perëndimor, rrjedhimisht dhe procesi i formimit historik të trungut etnik ilir me tipare të përbashkëta kulturore, të dallueshme prej bashkësive të tjera fqinje jo ilire. Në këtë proces, i cili u zhvillua gjatë gjithë mijëvjeçarit të dytë p.e.sonë, diferencimi dhe asimilimi i popullsive, ashtu sikurse dhe lidhjet ekonomike e kulturore, luajtën një rol të rëndësishëm. Në qoftë se në periudhën e hershme të epokës së bronzit, kultura e krahinave ballkano-perëndimore, ishte shumë larg për t’i dhënë asaj karakter të përcaktuar ilir, të dallueshëm prej atyre të territoreve të tjera, ky diferencim i tipareve kulturore vjen e bëhet gjithnjë më i theksuar në periudhën e mesme e sidomos në atë të fundit të epokës së bronzit. Në rrugën e këtij zhvillimi të brendshëm krahinat jugore të kësaj treve ishin të kthyera më tepër me fytyrë drejt jugut, nga bota e përparuar e Egjeut, me të cilën qenë në marrëdhënie të ngushta ekonomike e kulturore. Veriu, përkundrazi, shfaq prirje drejt Evropës Qendrore, por me lidhje më të dobëta me të. Këto lidhje ndikuan sadopak në formimin dhe në diferencimin në fund të bronzit e në fillim të hekurit të dy grupeve të mëdha kulturore ilire, atij jugor dhe verior. Kështu duke zënë fill në kapërcyell të epokës së bronzit, procesi i formimit të etnosit ilir përshkon në mijëvjeçarin e dytë rrugën e gjatë të diferencimit nga masa e pasigurt etnike që u formua pas shkatërrimit të botës neolitike dhe përfundon nga fundi i këtij mijëvjeçari. Si e tillë, kjo epokë krijon në pjesën perëndimore të Ballkanit atë substrat etno-kulturor, mbi bazën e të cilit formohet më vonë etnosi dhe kultura ilire. Bartësit e këtij substrati mund të identifikohen me atë popullsi parailire, që në burimet historike njihet si pellazge. Pavarësisht nga kjo hipotezë për parailirët, thelbësor është fakti se në fund të epokës së bronzit, në pjesën perëndimore të Ballkanit ishte formuar një bashkësi e gjerë kulturore dhe etnike, e cila në epokën e hekurit në bazë të zhvillimit të brendshëm ekonomiko-shoqëror, do të vazhdonte të zhvillonte më tej kulturën e vet duke i dhënë asaj një fytyrë gjithnjë më të përcaktuar etnike. Kjo është dhe periudha e formimit të plotë të bashkësisë së madhe ilire dhe të grupeve të veçanta etnokulturore, ashtu siç përmenden tek autorët më të hershëm antikë.





Trualli historik i ilirëve

Sipas burimeve historike, nocioni ilir - Iliri, ka pasur gjatë historisë së vet një kuptim disi të ndryshëm gjeografiko-historik. Me emrin ilir në fillim njiheshin vetëm krahinat jugore të ilirëve. Këtu banonin sipas burimeve më të vona letrare edhe ilirët e mirëfilltë, siç i quan ata historiani romak, Plini Plak. Ky emër u shtri gradualisht prej grekëve edhe në vise të tjera të njohura më vonë prej tyre, popullsitë e të cilave, pavarësisht nga veçoritë e zhvillimit të tyre lokal, paraqitnin elemente të një trungu të përbashkët etno-kulturor. Në kohën e historianit grek Herodotit (shek. V p.e.sonë), emri ilir shtrihej mbi një territor mjaft të gjerë, i cili arrinte në lindje deri tek rrjedhja e lumit Moravë. Një shekull më vonë, sipas Pseudo-Skylaksit, ky emërtim do të përfshinte territore akoma më të gjera në veriperëndim të Ballkanit. Sipas tij ilirët shtriheshin përgjatë Adriatikut duke filluar që nga liburnët në veri e deri tek kufijtë e Kaonisë në jug. Përhapjen më të madhe dhe përfundimtare të emrit dhe të territorit ilir, na e jep Apiani i Aleksandrisë, i cili duke përmbledhur gjithë sa ishte thënë përpara tij mbi topografinë e ilirëve, shkruante: “grekërit quanin ilirë ata që banonin mbi Maqedoninë dhe Trakinë, që nga kaonët dhe thesprotët deri tek lumi Istër. Dhe kjo është gjatësia e vendit, ndërsa gjerësia prej maqedonëve dhe thrakëve malorë tek paionët deri në Jon dhe në rrëzë të Alpeve”. Nga studimet më të reja të mbështetura jo vetëm në burimet e shkruara historike, por edhe në të dhënat arkeologjike si dhe në ato gjuhësore, rezulton se trualli historik i ilirëve përfshinte tërë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, që nga rrjedhja e lumenjve Moravë e Vardar në lindje, e deri në brigjet e Adriatikut e detit Jon në perëndim, që nga lumi Savë në veri, e deri tek gjiri i Ambrakisë në jug, pra deri në kufijtë e Helladës së vjetër. Burimet historike dhe ato arkeologjike e gjuhësore dëshmojnë për praninë e ilirëve edhe jashtë trevës historike të tyre. Grupe të tëra ilirësh, midis tyre dhe mesapët dhe japigët u vendosën në Itali gjatë bregut të Adriatikut dhe në krahinat jugore të saj. Në Azi të Vogël u shpërngulën grupe popullsish dardane, paione, të cilat do të përmenden edhe në eposin homerik si pjesëmarrës, përkrah trojanëve në luftën e tyre kundër grekëve. Prania e elementit etnik ilir është vërtetuar arkeologjikisht nga burimet e shkruara edhe në rajonet veriore të Maqedonisë e të Greqisë, si në Akarnani e në Etoli. Të gjitha këto lëvizje grupesh etnike ilire përtej trevës historike të tyre ndodhën, siç mund të provohet dhe arkeologjikisht, kryesisht gjatë dyndjes së madhe panono-ballkanike, e cila siç dihet fillon të vërshojë në drejtim të jugut që në fund të shek. XIII-XII p.e.sonë. Meqenëse fatet e tyre historike, në trojet e reja ku ato u vendosën, janë thuajse krejt të ndara nga bota e mirëfilltë ilire-ballkanike, këto grupe të emigruara nuk do të përfshihen në shqyrtimin e mëtejshëm të historisë ilire. Gjithcka eshte e sakte



Topografia e fiseve më të rëndësishme ilire
Në shekujt e parë të mijëvjeçarit të fundit para erës sonë ishin formuar tanimë bashkësitë fisnore ilire dhe në përgjithësi ata kishin zënë vend në trojet e tyre historike. Ndër fiset më të hershme ilire që luajtën dhe një rol ku më shumë e ku më pak të rëndësishëm në ngjarjet historike të mëvonshme, për t’u përmendur janë: thesprotët, të cilët zinin ultësirën bregdetare që nga gjiri i Ambrakisë e deri tek lumi i Thiamit (Kalama), në veri të tyre vinin kaonët, vendbanimet e të cilëve arrinin deri tek malet e Llogarasë dhe gryka e lumit Drinos. Molosët banonin në pllajën pjellore të Janinës. Gjatë luginës së Vjosës në të majtë banonin amantët, ndërsa në të djathtë bylinët, kurse në rrjedhjen e sipërme të Vjosës banonin parauejtë. Në lindje të bylinëve shtrihej territori i atintanëve. Taulantët shtriheshin në zonën bregdetare nga Vjosa e deri tek lumi i Matit dhe në veri të tij, përgjatë brigjeve të Adriatikut të Mesëm, fisi i ardianëve. Në viset e Ballkanit Qendror dy ishin fiset më të mëdha dhe më të rëndësishme ilire: paionët në luginën e mesme të Vardarit, dhe dardanët që banonin në rrafshin e Kosovës, të cilët shtriheshin në veri në tokat midis degëve jugore e perëndimore të Moravës deri aty ku këto bashkohen për të formuar Moravën e Madhe. Midis fiseve të hershme të Ballkanit Veriperëndimor ndër më të fuqishmit ishin liburnët, të cilët banonin në bregdet dhe në ishujt deri tek lumi Krka, në jug të tyre vinin dalmatët, kurse në viset e Bosnjës së brendshme, autariatët. Përveç këtyre fiseve, në territorin e gjerë të Ilirisë do të shfaqen më vonë, në rrethana krejt të reja historike e politike, edhe një numër i madh bashkësish të tjera ilire, midis të cilave edhe bashkësi të tilla që do të kenë një peshë të madhe në zhvillimin e ngjarjeve politike të shtetit ilir, si enkelejtë, dasaretët etj.. Përhapja e fiseve më të rëndësishme e të hershme ilire dëshmohet në burimet e autorëve antikë, të cilat në mjaft raste janë, megjithatë, të fragmentuara, madje dhe kontradiktore. Rrjedhimisht në përcaktimin e topografisë së fiseve ilire ka edhe raste të diskutueshme.
 
Titulli: Shqiperia dhe Historia e saj.(E RE)

Pavarësia e Shqipërisë
Krijimi i shtetit të ri
Pak kohë pas mundjes së osmanëve nga lidhja ballkanike, në dhjetor të vitit 1912 u thirr në Londër një konferencë ambasadorësh të Fuqive të Mëdha (Britanisë, Gjermanisë, Rusisë, Austro-Hungarisë, Francës dhe Italisë) për të vendosur mbi çështjet e ngritura nga lufta në Ballkan. Me mbështetjen e dhënë shqiptarëve nga Austro-Hungaria dhe Italia, konferenca ra dakord të krijohej një shtet i pavarur shqiptar. Por, në vendosjen e kufinjve të shtetit të ri, duke pasur trysni të forta nga fqinjët e Shqipërisë, Fuqitë e Mëdha nuk e njohën gjërësisht realitetin demografik dhe u dorëzuan serbëve Vilajetin e gjërë të Kosovës dhe në lindje pjesën më të madhe të Vilajetit të Manastirit, përfishi Shkupin, Ohrin, Manastirin, ndërsa në jug, Greqisë iu dha pjesa më e madhe e Vilajetit të Janinës, përfshirë vetë qytetin e Janinës dhe gjithë اamërinë, njohur ndryshe si Epiri i Jugut me qendër në Lumin Thيamis. Këto cungime të trevave shqiptare iu shtuan atyre të aneksuara nga Mali i Zi të zonave të Ulqinit, Podgoricës, Kotorrit, Plavës dhe Gucisë.

Shumëkush dyshoi nëse shteti i ri do të ishte funksional me pothuajse dy të tretat e tokave dhe popullsisë shqiptare të lëna jashtë kufinjve të saj, duke qene se këto treva ishin nga më prodhimtaret në bujqësi dhe blegtori. Nga ana tjetër, një bashkësi e vogël rreth 30.000 banorë të deklaruar me kombësi greke u përfshi brenda kufijve të Shqipërisë. (Megjithëkëtë, Greqia numëronte të gjithë shqiptarët e besimit ortodoks - rreth 20 përqind të popullsisë - si grekë, duke pretenduar se numri i popullsisë me kombësi greke ishte më i madh seç mendohej). Që atëherë, pakicat greke, çame dhe kosovare mbeten temat më shqetësuese në marrëdhëniet Shqiptaro-Greke dhe Shqiptaro-Jugosllave.

Fuqitë e Mëdha i imponuan shtetit të ri shqiptar një princ gjerman, Wilhelm von Wied (Vilhelm Vid), si kusht për ekzistencën e tij. Vilhelmi Vidi mbërriti në Shqipëri në mars 1914. Mosnjohja e tij me Shqipërinë dhe problemet e saj si dhe mungesa e popullaritetit të tij ndër shqiptarë, përzier me ndërlikimet e ngritura nga shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, e detyruan atë të braktiste Shqipërinë vetëm gjashtë muaj më pas. Lufta që vijoi e zhyti vendin në një krizë të re ndërkaq që ushtritë e Austro-Hungarisë, Francës, Italisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Serbisë e zaptuan dhe pushtuan gati gjithë territorin e shtetit shqiptar. Shteti shqiptar, i mbetur pa udhëheqje qendrore politike dhe ekonomike, për shkak të pushtimit të ri, e pllakosi vendin në kaos. Në Konferencën e Paqes së Parisit, 18 Janar 1919 - 21 Janar 1920 zhvilluar pas Luftës së Parë Botërore, shuarja e Shqipërisë u shmang kryesisht nga përpjekjet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Woodrow Wilson, i cili kundërshtoi planin e Britanisë, Francës dhe Italisë për ndarjen e Shqipërisë midis fqinjëve të saj, dhe sidomos nga delegacioni shqiptar që insistoi me forcë në ruajtjen e shtetit shqiptar.

Një kongres kombëtar, u mbajt në Lushnjë më 28 Janar 1920, për të shpallur hapur konsolidimin e themeleve të shtetit shqiptar dhe për të hedhur bazat e qeverisë së re, akt ky nëpërmjet të cilit burrat e shtetit shqiptar e provuan veten të aftë për të qeverisur vendin në kundërshtim me pretendimet e fuqive të mëdha. Kongresi vendosi unanimisht rrëzimin e qeverisë së Durrësit, zgjodhi Këshillin e Lartë prej katër anëtarësh [[Luigj Bumçi[[n, Aqif Pashë Elbasanin, Abdi Toptanin dhe Mihal Turtullin, emëroi qeverinë me kryeministër Sulejman Delvinën dhe zgjodhi Senatin. Si rezultat i përpjekjeve të shquara të patriotëve të kombit, në dhjetor 1920 Shqipëria, këtë herë me mbështetjen e Britanisë, u pranua në Lidhjen e Kombeve, duke fituar kështu për herë të parë njohjen ndërkombëtare si shtet vetëvendosës.




Konsolidimi i shtetit shqiptar
Në fillim të viteve 1920 shoqëria shqiptare ishte e ndarë midis dy grupimeve politike opoziatare. I pari, përbehej prej shtresës së bejlereve dhe pashallarëve të mëdhenj, pronarë të mëdhenj tokash, intelektualë të shkolluar jashtë vendit, iniciatorë të lëvizjes për bashkimin e Vilajeteve shqiptare dhe aktorë kryesorë politikë dhe ekonomikë në Shpalljen e Pavarësisë. Ndër ta numëroheshin Vlorajt, Vrionasit, Biçakçinjtë, Toptanasit, Vërlacët, Këlcyrajt, etj.. Ky grupim politik dhe ekonomik përfaqësonte forcat tradicionaliste shqiptare dhe synonte modernizimin e Shqipërisë sipas standarteve Perëndimore, ndërkaq që orintimi i tyre politik qe thellësisht i djathtë. Në mes të tyre shquhej për ambicjen e tij dhe Ahmet Zogu, një pronar i vogël fisnor nga rrethi i Matit, i shkolluar në Stamboll dhe Austri.

Grupi i dytë përbëhej nga tregtarë progresistë dhe politikanë me prirje demokratike të kohës, të cilët synonin gjithashtu modernizimin e Shqipërisë sipas standardeve Perëndimore, ndërkaq që orientimi i tyre politik qe i majtë. Ky grupim udhëhiqej prej Fan Stilian Nolit, një peshkop ortodoks i edukuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto forca politike, të kundërta në program dhe përbërje, përfaqësonin natyrën kontradiktore të politikës shqiptare në fund të Luftës së Parë Botërore.

Në periudhën midis vitit 1920 dhe 1924 forcat liberale (të majta) u fuqizuan së tepërmi dhe në vitin 1924 një kryengritje popullore e detyroi Ahmet Zogun të largohej nga Shqipëria për në Jugosllavi. Në pozitën e kryeministrit të qeverisë së re shqipatare, Noli iu përvesh një programi social që synonte një reformë të plotë agrare dhe modernizimin e infrastrukturës administrative të vendit sipas shembullit të demokracive perëndimore. Ky program hasi kundërshtimin e klasës së bejlereve dhe pashallarëve të mëdhenj, të cilët nuk donin të humbisnin pozitën e tyre të lartë në drejtimin e shtetit. Gjithashtu, qeveria e Nolit nuk arriti dot të sensibilizonte opinionin ndërkombëtar në ndihmë të saj. Qeveria e vetme që e njohu Shqipërinë në arenën ndërkombëtare ishte vetëm regjimi i ri Sovjetik i Leninit. Si pasojë, qeveria e Nolit u konsideruar tepër e majtë dhe përfundimisht një eksperiment në politikën shqiptare. Në krye të gjashtë muajve qeveria e Nolit ra dhe Zogu u rivendos si kryeministër i Shqipërisë me ndihmën zemërgjerë të Ushtrisë Jugosllave.

Zogu rifilloi sundimin e tij katërmbëdhjetëvjeçar në Shqipëri në fillim si president i Shqipërisë (1925-1928) dhe më vonë si Zogu I, Mbret i Shqiptarëve. Revolucioni demokratik i Nolit tronditi gjithë klasën politike shqiptare, përshi dhe Zogun. Tashmë ish bërë e qartë se nëse Shqipëria duhej të bënte përpara atëherë duheshin ndërmarrë reforma domethënëse. Si rezultat, Zogu qe i suksesshëm në vendosjen e rregullit dhe rendit publik, hapjen e shkollave fillore dhe të mesme.

Këto reforma u interpretuan nga qarqe të ndryshme si skllavërim kombëtar pasi sigurimi i të ardhurave financiare për to dhe modeli i tyre ish kryesisht Italia. Financimet dhe traktatet e shumta që Zogu ndërmori me qeverinë fashiste të Mussolinit shpesh u interpretuan si orvatje për ta shndërruar Shqipërinë në një koloni Italiane. Ndërkaq, interpretime të tjera të historiografisë hedhin dritë mbi fatkin se shumë nga reformat e modernizimit të ndërmarra prej Zogut qenë lëvizje të detyruara të tij për t'i shpëtuar kolonizimit real të Shqipërisë nga Italia, plan ky i shpallur haptas prej saj që para rënies së Perandorisë Osmane. Një ndër faktet që e ndihmon këtë interpretim është largimi i Zogut nga vendi më 1939, vit në të cilin Italia fashiste pushton Shqipërinë. Zogu fillimisht u largua për në Greqi më pas në Egjipt e më pas për në Francë ku dhe ndërroi jetë.

Ligjërisht Shqipëria e Zogut ish një monarki kushtetuese dhe parlamenti i Shqipërisë i përfaqësonte të dyja forcat kryesore politike, tradicionalistët e djathtë dhe progresitët e majtë. Ndërkaq, baza mbështetëse e autoritetit të Zogut ishin bejlerët dhe pashallaët e zonave qendrore dhe jugore dhe bajraktarët e veriut. I mbështetur në këtë rrjet, i siguruar nga ndihmat financiare të Italisë dhe në një xhandarmari të stërvitur dhe udhëhequr nga oficerë të huaj, Zogu solli stabilitet në Shqipëri. Ai vendosi autoritetin shtetëror në zonat e thella malore, uli kriminalitetin, hodhi themelet e sistemit të ri arsimor dhe ndërmori hapa shumë të guximshëm në modernizimin e jetës shoqërore të vendit.

Zogu dështoi në zgjidhjen e promblemit të reformës agrare. Ai importonte drithra në shuma të kosiderueshme, por sidoqoftë mungesa e të ardhurave dhe e aktivitetit të shtresës së fshatarësë detyroi një pjesë të saj të emigronte jashtë shtetit. Për më tepër Zogu u kufizoi shtetasve të tij të drejtat qytetare, fetare dhe civile të cilat krijuan kushte të favorshme për kryengritje të shpeshta ndaj regjimit të tij. Në betejën kundër korrupsionit shtetëror nuk u tregua i vendosur ndërkaq që qe i ashpër me një pjesë së opozitës politike. Zogu neglizhoi në masë të konsiderueshme krijimin e grupeve dhe celulave të para komuniste në Shqipëri edhe pse elementi komunist nuk qe burimor për vendin. Ndërkaq, elementi komunist u përdor si armë për të luftuar dhe përçarë stabilitetin e vendit.



Lufta e Dyte Botërore
Në tetor të vitit 1940 forcat italiane e përdorën Shqipërinë si një bazë ushtarake për të pushtuar Greqinë, por ata u zmbrapsen shpejt në Shqipëri. Pasi Gjermania naziste mundi Greqinë dhe Jugosllavinë në vitin 1941, krahinat e Kosovës dhe اamërisë i´u bashkëngjitën Shqipërisë, duke krijuar kështu një shtet shqiptar të bashkuar kombësisht. Shteti i ri zgjati deri në nëntor 1944, kur gjermanet që kishin zëvendësuar forcat pushtuese italiane duke ndjekur dorëzimin e Italisë u tërhoqën nga Shqipëria në vitin 1943. Kosova iu ritrupëzua pjesës serbe të Jugosllavisë dhe اamëria Greqisë.
 
Titulli: Shqiperia dhe Historia e saj.(E RE)

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë
Shteti i Diktaturës se proletariatit
Sunduesit e rinj të Shqipërise trashëguan një vend jashtëzakonisht të varfër, të persekutuar nga analfabetizmi, gjakmarrja fisnore, shumllojshmëria e sëmundjeve epidemike dhe mungesa fantastike e të drejtave më themelore civile dhe qytetare. Për eliminimin e tyre komunistët ndërmorën një program radikal modernizimi që synonte pavarësinë sociale dhe ekonomike të Shqipërisë, si një suplementim të reformave të filluara qysh nga Shpallja e Pavarësisë në Vlorë më 1912.

Akti i parë i qeverisë së re ishte ajo e një reforme agrare pa kompromis. Tokat e bejlerve dhe agallarëve u ndanë në ngastra më të vogla dhe i'u dhanë atyre fshatarëve që ose nuk kishin tokë, ose që deri në atë kohë kishin shërbyer si sejmenë dhe bujkrobër. Kjo masë theu gjithashtu dhe bazën fuqimore të klasës së bejlerëve. Për më tepër, qeveria shtetëzoi industrinë, bankat dhe gjithë kapitalin tregtar dhe të huaj në vend. Pak kohë mbas reformës agrare filloi kolektivizimi i tokës, proces i cili mbaroi në 1967. Si rezultat, fshatarësia humbi tokën që i'u dha në fund të Luftës së Dytë Botërore. Socializmi nën udhëheqjen e Enver Hoxhës u përhap në zonat e thella malore dhe për pasojë shkaterroi institucionin e vjetër tradicional të kanunit, lidhjet e ngurta fisnore dhe strukturën patriarkale të familjes.

Shqipëria aderoi në kampin komunist me Jugosllavinë (1944-48), BRSS (1948-61) dhe Kinën (1961-78).Politikisht, Hoxha u zhgenjye me aleatët e tij komunistë dhe u nda me secilin prej tyre, duke i akuzuar për tradhti ideologjike ndaj kauzës së proletariatit dhe paqësim me Perëndimin kapitalist. E izoluar nga Perëndimi dhe Lindja së bashku, Shqipëria adoptoi kursin e ndërtimit të socializmit "me forcat e veta" duke u pozicionuar si vendi i vetëm stalinist në gjithë bllokun komunist.

Sidoqoftë shtypja politike i errësoi këto arritje kombëtare. Qeverisja e Hoxhës u karakterizua nga persekutimi policor i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, i njohur thjesht si Sigurimi. Për eliminimin e pakënaqësisë, qeveria përdori shpesh përsekutimin e udhëheqjes në rradhët e Partisë dhe në mënyre më pak të ndjeshme atë të popullsisë në përgjithësi. Ata që kritikonin Partinë dhe drejtuesit e shtetit në veprat e tyre, qoftë kulturore, editoriale, ose thjesht propagandistike përjashtoheshin nga puna, burgoseshin në kampe të punës së detyrueshme ose thjesht ekzekutoheshin. Udhëtimi jashtë shtetit ishte i ndaluar për të gjithë përveç atyreve që shkonin me punë ose sponsorizim shtetëror. Në 1967 praktikimi fetar u ndalua pasi udhëheqja e shikonte fenë si një institucion feudal mesjetar që pengonte bashkimin dhe përparimin kombëtar. Vendet e kultit u mbyllen dhe në shume raste ose u shkatërruan ose u kthyen në shtëpi për veprimtari rinore. Shpëtuan vetëm ato që përbënin pasuri kulturore si Xhamia e Ethem Beut në qëndër të Tiranës.




Rënia e komunizmit
Mbas vdekjes së Enver Hoxhës më 1985, zëvendësuesi i tij, Ramiz Alia, u përpoq ta ruante strukturën e sistemit ekzistues, por në të njëjtën kohë tentoi të implementonte reforma, në mënyrë që të revitalizonte ekonominë që në atë kohë po bënte në vend numero. Si rezultat ai lejoi investime nga firma të huaja në Shqipëri dhe shtoi marrëdhëniet diplomatike me vendet Perëndimore. Sidoqoftë me rënien e komunizmit në Evropën Lindore në vitin 1989, shumë segmente të shoqërise shqiptare filluan nja aktivizim politik më të vendosur dhe filluan agjitimin kundër qeverisë. Grupet më aktive ishin ato më të zhgënjyerat intelektualët dhe rinia studentore. Në përgjigje të kërkesave të tyre Ramiz Alia u dha shqiptarëve (Minoritetit) të drejtën për udhëtim jashëte shtetit, zbuti fuqitë ekzekutive të Sigurimit, adoptoi disa masa të ekonomisë së lirë. Në dhjetor të 1990 Alia legalizoi krijimin e partive politike, kjo sinjalizoi fundin e monopolit komunist mbi ekzekutivin.

Masë mbas mase, kontrolli absolut i shtetit mbi shoqërinë shqiptare u dobësua. Pasiguria politike, ekonomike dhe shoqërore solli rënien e shumë qeverive midis 1990 dhe 1992. Në mars të vitit 1992 fitorja vendimtare e Partisë Demokratike solli në fuqi Sali Berishën, presidentin e parë të zgjedhur në një skenë demokratike dhe elektorale qysh prej fillimit të viteve 20-të.

Përparimi shqiptar drejt reformës demokratike mundësoi pjesëmarrjen shqiptare në Konferencën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, e cila solli fundin e izolimit makabër shqiptar. Përjekjet për krijimin e një ekonomie të lirë sollën kriza të vazhdueshme, por gjithashtu mundësuan sjelljen e ndihmave humanitare në Shqipëri nga komuniteti ndërkombëtar. Në këtë menyrë, Shqipëria filloi integrimin e politikës dhe institucioneve të saj me Perëndimin, pjesë e të cilit shqiptarët e kanë konsideruar përherë veten.

Dështimi i shumë firmave piramidale investimi shkaktuan rënien e ekonomisë dhe më vonë të qeverisë në fillim të vitit 1997. Rreth një e treta e popullisë e gjetën vetën të varfër sa hap e mbyll sytë. Dhuna u shtua dhe turma popullore rrëmbyen armë, banda kriminale kontrollonin zona të tëra të vendit. Në përgjigje të kësaj, OKB dërgoi trupa paqëruajtëse në mars të atij viti. Partia socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare në qershor 1997 dhe sekretari i Partisë Rexhep Mejdani u zgjodh President i ri i Shqipërisë.

Në 1999 vendi mirëpriti rreth 450,000 shqiptarë të Kosovës që i largoeshin dhunës serbe në Kosovë.
Marr nga wikipedia :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top