"Sekreti më i madh më i fundi i Evropës është zbuluar tashmë – ka vijuar Mark Knowles, duke iu referuar Shqipërisë
“Walks Worldwide”, organizata më e famshme britanike e ekspeditave, ka regjistruar një kërkesë të paprecedentë për udhëtimin drejt “Bjeshkëve të Nëmuna” të Shqipërisë në vitin 2012. Dhe me nivelin e avancuar të rezervime të marra tashmë, parashikohet se ‘vendi i shqiponjve’ do të bëhet destinacioni i ardhshëm për t’u vizituar patjetër për udhëtarët seriozë në 2012-n
Mark Knowles, njeriu përgjegjës për organizimin e ekspeditës së jashtëzakonshme të “Walks Worldwide” në Shqipëri, komenton: “Udhëtarët seriozë nuk janë si ata që shkojnë zakonisht me pushime. Përkundrazi, ata janë shumë më aventurierë, të zgjuar e vazhdimisht në kërkim të një vendi, që ende duhet të bëhet i popullarizuar nga masat dhe që të përbëjë një tërheqje për Shqipërinë ".
“Sekreti më i madh më i fundi i Evropës është zbuluar tashmë – ka vijuar Knowles, duke iu referuar Shqipërisë -. Bjeshkët e Nëmuna janë spektakolare, të paprishura dhe praktikisht të padepërtueshme, po të mos ishte për njër një sër kalimesh të larta që lidhin disa godina të fermave malësore me botën e jashtme. Kjo zonë e largët e Evropës mund të krahasohet lehtë me destinacione të gjera ekzotike, përfshi edhe zonën e Himalajave”.
“Në fakt, aq të sigurtë jemi neve se Shqipëria do të bëhet destinacioni i ardhshëm i sigurt për njerëzit që kanë qejf ekspeditat, sa që kemi bërë të mundur një udhëtim special për në shtator të vitit 2012, për të eksploruar edhe “Jugun e Mistershëm” të Shqipërisë për herë të parë. Kjo do të jetë unike vetëm për ‘Walks Worldwide’”.
Ekspedita 8-ditore e “Walks Worldwide” në Bjeshkët e Nëmuna u frymëzua nga librat e Robert Carver me të njëjtin titull, si edhe nga rrëfimet e Lord Byron. Grupi i vogël, maksimumi prej 10 vetësh, që pritet të nisë udhëtimin në qershor, korrik dhe shtator 2012, do të shoqërohet edhe nga një guidë eksperte lokale, për të eksploruar malet e egër, ku jeta ka ndryshuar përgjatë shekujve, megjithëse dyqani më i afërt është 5 orë larg me makinë.
ikub