Shqiperia 28-prill-2009 kerkese per statusin e vendit kandidat, ne BE.

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
Kryeministri Berisha mbi kërkesën për statusin e vendit aplikant
Marrë nga KM
Kryeministri Berisha do të paraqesë zyrtarisht në 28 prill kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtar të BE-së

-Reformat e realizuara me sukses bënë të mundur që në një hark kohor të shkurtër Shqipëria të ftohet për të paraqitur kërkesën për statusin e kandidatit.

-Reformat bënë të mundur që ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të shpallin suksesin e reformave të qeverisë shqiptare si frymëzuese për vendet e tjera të rajonit.

Kryeministri Berisha, në një mbledhje të posaçme të Këshillit të Ministrave, ku krahas ministrave të kabinetit qeveritar, ishin të pranishëm dhe drejtues të institucioneve dhe agjencive kryesore të shtetit, bëri të ditur vendimin e qeverisë shqiptare për të paraqitur, në 28 prill, në Pragë, kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtar të Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Sot, në këtë mbledhje, ne informojmë shqiptarët për një vendim të një rëndësie historike që ne marrim, për të paraqitur zyrtarisht, në datën 28 prill, kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit për anëtar të Bashkimit Europian. Ky përbën një moment dhe një akt të një rëndësie përcaktuese në procesin e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE. Ky vendim i yni nuk vjen si një vendim i njëanshëm, por vjen si një vendim plotësisht i bashkërenduar me vendin që ka Kryesinë e radhës së Bashkimit Europian, vjen si një bashkërendim me vendet anëtare të Bashkimit Europian, të cilat mbështesin këtë akt dhe këtë vendim, vjen si një bashkërendim me Komisionin Europian.

Pra, vendimi për të paraqitur në datën 28 prill, në Pragë, kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit, është një vendim gjerësisht i konsultuar, sikundër kishim deklaruar edhe më parë.

Dua t’ju bëj të ditur qytetarëve shqiptarë dhe juve zotërinj të pranishëm në këtë mbledhje, se gjatë këtyre muajve janë zhvilluar negociata intensive me kancelaritë e vendeve anëtare të BE-së. Gjatë këtyre muajve është paraqitur pikëpamja e qeverisë shqiptare dhe ka gjetur mbështetje të plotë fakti se për vendin dhe kombin tim, procesi i anëtarësimit në BE duhet të bazohet, para së gjithash dhe mbi të gjitha, mbi reformat, eficencën e tyre, fuksionalitetin e qeverisjes dhe funksionimin e demokracisë. Nga ana tjetër, bazuar në këta faktorë, ky do të jetë një proces i pandalshëm, sepse ky proces, të cilin e mbështetin 96 për qind e shqiptarëve, përbën një forcë të fuqishme udhëheqëse në vetvete, përbën një motiv të pashtershëm të reformave të vazhdueshme për të arritur kriteret, standardet, normat e Bashkimit Europian.

Ne paraqesim kërkesën pasi kemi plotësuar me seriozitetin më të madh kërkesat dhe detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e ad-interim që kemi pasur. Ne paraqesim kërkesën pasi të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian votuan dhe ratifikuan në parlamentet e tyre Marrëveshjen e Asociim – Stabilizimit, pa ngritur qoftë edhe një rezervë të vogël, përkundrazi, në tërësi, është votuar me vlerësimin më pozitiv dhe unanimitetin më të gjerë nga parlamentet e vendeve anëtare.

Ne paraqesim kërkesën pasi kemi vendosur një bashkëpunim të gjerë edhe në fushën ushtarake me Bashkimin Europian. Njësitë tona ushtarake ishin në اad, janë në Bosnje dhe janë të gatshme të marrin pjesë në të gjitha misionet e paqes që Bashkimi Europian parashikon dhe do të parashikojë në të ardhmen.

Me këtë rast, dua të shpreh një mirënjohje të thellë për Komisionin Europian, i cili ka dhënë një ndihmë të gjithanshme Shqipërisë, ndihmë që ka bërë të mundur këtë ditë.

Një mirënjohje shumë të thellë dua t’ju përcjell të gjitha vendeve anëtare, së pari për solidaritetin e tyre të jashtëzakonshëm që i kanë dëshmuar Shqipërisë. Shumë nga këto vende kanë vendosur Shqipërinë në krye të të gjitha ndihmave ekonomike dhe të tjera, për frymë. Shqipëria ka pasur një mbështetje të plotë dhe totale në rrugën e reformave të saj, në rrugën e ndërtimit të demokracisë dhe ekonomisë së tregut, në rrugën e zgjidhjes së mijëra e mijëra problemeve të trashëguara nga e shkuara më e hidhur se çdo komb tjetër në Europë. Ndaj sot është një rast për t’i falënderuar ata me shumë përzemërsi.

Dua t’i falënderoj gjithashtu për mirëkuptimin që kanë treguar ndaj qeverisë shqiptar, për vlerësimin që i kanë bërë arritjeve të Shqipërisë dhe mbështetjes që i kanë dhënë për paraqitjen e kërkesës për statusin e Kandidatit.

Dua të falënderoj Kryeministrin Topolanek, qeverinë çeke, e cila ka bërë avokatin e shkëlqyer të arritjeve të kësaj qeverie, në gjirin e vendeve anëtare dhe ka ftuar, në datën 28 prill, Kryeministrin e Shqipërisë për të paraqitur zyrtarisht kërkesën.

Një falënderim shumë të përzemërt meritojnë punonjësit e administratës dhe institucioneve shtetërore, të cilët, gjatë këtyre katër viteve, iu përgjigjën me përkushtim kërkesës së vendit për reforma, i zbatuan ato me seriozitet të madh dhe shpejtësi. Ata bënë që reformat e kësaj qeverisjeje të rrezatojnë dhe rezonojnë gjithnjë e më fuqishëm. Ishin reformat ato që bënë të mundur që ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të shpallin suksesin e reformave të qeverisë shqiptare si frymëzuese për vendet e tjera të rajonit. Suksesi i reformave do të merrte vlerësimin më maksimal nga Kancelarja Angela Merkel, Kryeministri Berluskoni, etj. dhe vetëm 2 ditë më parë nga Presidenti francez Nikola Sarkozy dhe ministri i jashtëm Kushner.

Pra, në rast se 4 vjet më parë ne u zotuam para shqiptarëve se “alfa” dhe “omega” e programit tonë do të jenë reformat, kënaqësia e madhe është se ato nuk ishin reforma në letër, por reforma me rezultate konkrete, reforma të cilat i mundësuan Shqipërisë që, në 4 prill 2009, të anëtarësohet në NATO, reforma të cilat bënë të mundur që, në një hark kohor më të shpejtë se për të gjitha vendet e rajonit, vendet anëtare të BE-së të ratifikojnë pa asnjë rezervë, Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me Shqipërinë, reforma të cilat bënë të mundur që në një hark kohor të shkurtër Shqipëria të ftohet për të paraqitur kërkesën për statusin e kandidatit.

Lumenj djerse, mundi, sakrifice dhe mendjeje, janë derdhur për të shënuar këtë kthesë rrënjësore. Historia është e tillë; për të hapur negociatat dhe për të firmosur marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit u deshën 7 vite, më gjatë se asnjë vend tjetër. Kjo nuk ndodhi absolutisht për ndonjë shqiptaro-fobi, përkundrazi, shqiptarët kanë pasur solidaritetin më të madh se çdo vend tjetër. Por kjo ka ndodhur sepse reformat mbeteshin në letër. Ndërsa, nga 12 shtatori 2006 deri në janar 2009, reformat e kësaj periudhe u certifikuan nga të gjitha vendet anëtare, me vlerësimet më pozitive.

Ndaj, falënderoj edhe njëherë të gjithë administratën, agjencitë përkatëse të ngritura për këtë çështje, ata të cilët, në një betejë të vendosur dhe me zero tolerancë, e nxorën Shqipërinë nga kthetrat e krimit të organizuar, çmontuan njëra pas tjetrës, mbi 200 grupe kriminale të krimit të organizuar, rikthyen sigurinë në vend, qetësinë, bënë që Shqipëria të ketë tregues kriminaliteti qartësisht më të ulët se mesatarja e vendeve anëtare të BE-së. Dua të falënderoj me shumë mirënjohje të gjithë ata të cilët, me punën dhe përkushtimin e tyre, shndërruan në një sukses të vërtetë luftën kundër korrupsionit, që bënë që Shqipëria, në vitin 2008, të renditet në 10 vendet për luftën eficente kundër korrupsionit, që bënë që qeveria e këtij vendi të vlerësohet si kampione e kësaj lufte, ndërkohë që trashëgoi korrupsionin si sistem, ndërkohë që mori në qeverisje një vend i cili grupohej në 24 vendet më të korruptuara të planetit dhe vitin që kaloi la pas 95 vende në këtë renditje.

Dua të falënderoj me shumë mirënjohje të gjithë ata punonjës dhe drejtues të agjencive, të cilët vendosën në Shqipëri disiplinën e munguar shqiptare, ndërmorën reformat më të thella për këto vite, në Europë, në fushën fiskale. Ata e shndërruan Shqipërinë në vendin me barrën fiskale më të ulët, por rritën të ardhurat, absolutisht më shumë se çdo vend tjetër, me 22 për qind çdo vit dhe bënë që kjo reformë të vlerësohet si reforma flamur, nga institucionet më serioze ndërkombëtare. Me reformat që ndërmorën, shndërruan Shqipërinë në një nga vendet më tërheqëse, për investimet e huaja dhe bënë që ky vend, në periudhën dhjetor 2008-janar 2009, të firmosë kontrata koncensionare prej 3.5 miliardë euro.

Dua të falënderoj të gjithë ata të cilët në fushat e tyre kanë shënuar ndryshime thelbësore. Shqipëria ka pasur një nga damkat më të zeza në sistemin e burgjeve të saj. Në vitin 2005 ajo po bëhej objekt i sanksioneve më të rënda, për shkak të shkeljes së të gjitha Konventave Ndërkombëtare. Sot, të gjithë ata që lexojnë raportin e fundit të Komitetit të Antitorturës së Këshillit të Europës, konstatojnë se ky komitet, në kontrollet e tij, në transparencë të plotë, paralajmëron një ndryshim të qartë, pothuajse rrënjësor, në sistemin e vuajtjes së dënimit në Shqipëri.

Dua të falënderoj ata të cilët bënë të mundur që arsimi shqiptar të jetë sot tjetër, të kemi një numër studentësh mbi dy herë më të madh se 3 vite më parë, ata që bënë të mundur zbatimin e një politike të rritjes së rrogave dhe të pensioneve, që e nxjerr Shqipërinë jo më pak se 30 për qind, para edhe se disa vendeve anëtare të BE-së.

Dua të falënderoj të gjithë ata që përmes reformave në institucionet e tyre, dëshmuan se Shqipëria ishte një vend i denjë për anëtarësim në NATO dhe kjo është një prerogativë shumë e rëndësishme në rrugën e integrimit të vendit. Dua të falënderoj ata që e ndryshuan Shqipërinë në fushën e mjedisit, bujqësisë, në fushën e turizmit ku, nga 300 mijë vizitorë, vitin e kaluar ky vend ka pranuar 2.7 milionë vizitorë.

Dua të falënderoj diplomacinë shqiptare, të falënderoj Ministrinë e Integrimit, e cila me përkushtim të madh ka ndjekur zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit dhe me kontakt të vazhdueshëm me KE-në, ka paraqitur me vërtetësi arritjet e vendit.

Dua të falënderoj opozitën për reformat që ka votuar në parlament dhe dua ta siguroj atë se ky akt nuk është elektoral, se ky akt është në zbatim të rezolutës që kemi votuar bashkërisht në parlament dhe se ky akt është interesi më i mirë i të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga bindjet e tyre politike. Ky akt është themelor të programin politik të të gjitha forcave politike serioze të vendit.

Në Pragë ne shkojmë me konsensusin më të gjerë. Këtë akt e mirëpresin 96 për qind e qytetarëve shqiptarë”.

* * *

Në përfundim të fjalës së tij, Kryeministri Berisha lexoi para mediave dhe më pas firmosi tekstin e letrës përkatëse që ai i drejton Presidentit të Këshillit të Bashkimit Europian, Shkëlqesisë së tij, z. Mirek Topolanek, ku bëhet i ditur vendimi i qeverisë shqiptare për paraqitjen e kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtar në Bashkimin Europian.

“Shkëlqesia Juaj, zoti President!

Në emër të Republikës së Shqipërisë, në vijim të rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, të datës 29 janar 2009, mbështetur në aspiratën dhe vullnetin mbizotërues të popullit shqiptar për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, kemi nderin që, në përputhje me nenin 49 të Traktatit të Bashkimit Europian, të paraqesim aplikimin e Republikës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.
 
Titulli: Shqiperia 28-prill-2009 kerkese per statusin e vendit kandidat, ne BE.

iu prifte e mbara shqipetareve ne pergjithesi , dal ngadal po behem i faktor me ndikim ne rajon.urojme sa ma shpejt qe kjo te ndodhi.
 
Titulli: Shqiperia 28-prill-2009 kerkese per statusin e vendit kandidat, ne BE.

Na plasen xhanin qe ne 90' kemi do shkojme ne Europe do shkojme ne Europe he se mezi po pres
 
Titulli: Shqiperia 28-prill-2009 kerkese per statusin e vendit kandidat, ne BE.

Uuuuuuuuuuurime !
 
Titulli: Shqiperia 28-prill-2009 kerkese per statusin e vendit kandidat, ne BE.

vendet e tjera si italia kane shprehur qe duan te dalin nga bashkimi europjan kurse ne duam te bashkohemi por nuk ma do mendja qe i kemi kushtet akoma por kete do ta vleresoje koha:(
 
Titulli: Shqiperia 28-prill-2009 kerkese per statusin e vendit kandidat, ne BE.

Te shpresojme se do mari pergjigje afirmative...Gjithsesi urrime qe hyri ne ate rruge!
 
Titulli: Shqiperia 28-prill-2009 kerkese per statusin e vendit kandidat, ne BE.

Mos u gezoni kot o pipell se me ter keto probleme qe kan nxjerre rumenet neper eurpe me hyrjen e tyre :D sbesoj se do fusin tjeter he per he , sepse kritikat kan qen te shumta e vahzdojn akoma kundrejt tyre ..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top