Shqipëri, të ëndërroj si beqare!

Shqipëri, të ëndërroj si një beqare!

--------------------------------------------------------------------------------

Shqipëri, të ëndërroj si një beqare!


Në prill të këtij viti, vizitova Shqipërinë. Nuk ishte nga ato vizitat pikëllimmbjellëse, kur mbas dy javësh, rrëmbeja valixhet me lot në sy, e rendja drejt shkallëve të mallkuara të aeroplanit. Kjo vizitë për mua ishte historike, mbasi vija për herë të parë, jo si beqar i shthurur, por familjar, me dy djemtë e mij, bashkëshorten( holandeze) dhe vjehrrin. Vjehrri, i cili e njihte Shqipërinë, nëpërmjet gazetës Volkskrant, ku botohen ende bunkerët e diktaturës, po digjej nga kureshtja të njihej personalisht me Shqipërinë. Në sytë e tij lexoja hijet e dyshimeve të mbjellë nga propaganda perëndimore, e cila e skicon Shqipërinë si “qesharakja e ballkanit”.

-“Alban, shih poshtë, deti, malet e atdheut të babit”- i thoshte vjehrri tim biri, teksa aeroplani po ulej si një lejlek i hekurt, në aerodromin “Nënë Tereza”.
Vendosa që të mos ia prezantoj Shqipërinë bashkëshortes dhe vjehrrit, si gazetarët enveristë dikur turistëve të huaj. Shëtitëm përgjatë shesheve të plehrave dhe momunteve kulturore.
Këtë ata, e morën në konsideratë të thellë.
Natyra e frushulluar prej barit jeshil, i magjepsi krushqit e mij qysh në minutat e para. Malet, qofshin tullacë, kokëgungë, apo rrethorë, i joshin holandezët. Kodrat shkurtabiqe ata i quajnë male.
Drejtuesi i automjetit të faturuar, e ngau automjetin ngadalë. Ai na fliste shqip, pa e çarë kokën se holandezët nuk e kishin haberin e shqipes. Gjatë gjithë rrugës përktheja tregimet e tij, të shoqëruara me proverba të mençura.
-“I ruani ende të freskëta proverbat homerike”-i tha vjehrri.
-Gojëdhena, kujtesa ! “Ndryshe, nuk do të kishim egzistuar”- iu përgjigj shoferi.
-Rakia është uiski shqiptar! Gëzuar- e uronte shoferi vjehrrin dhe nusen.
-Gëzuar, fal-imenderit- i përgjigjeshin ata me theks të lehtë.
Gjatë qëndrimit dyjavor, vizituam, përveç qytetit tim të lindjes, Elbasanin, Krujën, Beratin,
Vlorën, Llogaranë, Dhërminë dhe Durrësin. Kudo, në rrugë, në restaurante, hotele, ndeshëm
qytetarë bujarë, të cilët nuk ngurronin të na informonin, uronin, dhe dhuronin buzëqeshje,
bidona me raki, të puthura dhe përqafime të përzëmërta.
-ا’po ndodh këtu? Nuk po spikas kurrkund qytetarë agresivë! Ku janë fshehur keqbërësi shqiptarë,
të cilët shtypi përëndimor i trumbeton papushim?- pyeste vjehrri vetveten dhe mua.
-Po t’i keshë duart e lyera me mjaltë, vrapojnë t’i lëpijnë- iu përgjigja.
-Jo, jo, s’jam dakord! Shoh të ecin në rrugë çifte të rraskapitur, të rinj shpresëzbehur, por që dijnë ta rujanë gjakftohtësinë. Habi! Habi! Habi misterioze me popullin tënd! – murmuriti ai i pikëlluar.
Ditën e tretë, biseduam të tërë mesditën me kryetarin e lidhjes së shkrimtarëve të elbasanit, zotin Milianov Kallupi. Vjehrri s’pushonte t’i drejtonte pyetje Milianovit, rreth të tashmes dhe ardhmes së Shqipërisë. Biseduam për poezinë, artin, hallkat e tij, problemet, vjetërsinë e gurëve të kalasë së elbasanit, ballakumet, gojëasllanët, të cilët varenin e luhatenin ëmbël në zgavrat e gurëve të kalasë, dijetarët e shumtë elbasanas.
Kur u ndodhëm në zbritje, drejtim Dhërmiut, nga ku bregdeti gjarpëronte si ngjalë lozonjare, dhe ujërat e kaltëra të thithnin vëmëndjen, bashkëshortja më tha: -“Tani po e kuptoj përse Greqia lakmon të pushtojë Shqipërinë jugore. Të djallëzuar Grekët! -Mjaft të djallëzuar, ua ka ënda të pushtojnë pjesën më të bukur të Shqipërisë-, përsëriti ajo”, -duke ngritur zërin thekshëm.
Patëm fatin e mirë, të ndodhemi në Vlorë, në ditën e 1 majit. Trotuarët e ngushtë, përbri detit Jon, vlonin nga gjallëria e qytetarëve vlonjatë. Njerëz të të gjitha moshave, shëtitnin paqësisht, duke ecur ngadalë, vozitur gjirin e Karaburunit. Rinia preferuan të notojnë, të hidhenin nga majat e gurëve të bardhë, që shërbenin si trampolina. Në krahun e majtë, baret, diskot, buçitnin nga këngët shqiptare, greke, e italiane. Mikpritja e ngrohtë e hotelxhiut, Admir Sinani, në Ujin e Ftohtë, i zbukuruan edhe më shumë netët e buta të majit, të lara nën dritën e hënës dhe vezullimin e kaltër të detit Jon.
-“1 Maji njihet si dita e demonstratave të punëtorëve! Ndërsa ju Shqiptarët, hani, pini e kërceni”- më qortoi vjehrri ëmbël.
Kështu e kemi ne, këndej nga Ballkani. Kërcejmë kur duhen rrahur daullet, dhe i rrahim daullet
kur duhet kërcyer- i thashë me spoti.
Në Krujë, vjehrri, pasionant i marrë i muzikës folklorike, zbuloi dyqanin e tij ideal muzikor,pronari i të cilit është Mehmeti, drejtori i qëndrës kulturore të Krujës. Aty ai bleu, rreth tridhjetë disqe, ndër të tjerat: Sazat e Përmetit, këngë të Vaçe Zelës, Ivna Mula, potpori vlonjate, sarandiote, këngë çame, si dhe një libër në anglisht, rreth genocidit çam.
Këto pushime do të më ngelin të paharruara, sepse për herë të parë, Shqipëria m’u duk aq e bukur, aq magjike. Më mungonte gjatë kjo eksperiencë mëmësore me Shqipërinë. E dija, se tek pija verë, në verandën e ngushtë të hotelit në Krujë, që shikonte nga muzeumi i Skëndërbeut, shumë qytetarë flinin me barkun bosh, zemër të vrerosur. Ende më shpojnë si thikë në zemër fjalët e një djaloshi në Berat:
-« I bukur Berati, por po të banosh këtu të nxihet jeta. S’ka ujë, dritat ndërpriten, im atë është zhytur në borxhe ». Apo rënkimet e nënës pensioniste në parkun e Beratit. Kur e pyeta si po e përballon varfërinë, m’u përgjigj buzëdridhur: «Lëre bir, mos e zër në gojë, të lutem. E puthi djalin, Albanin në ballë, dhe na përshëndeti duke rënkuar me fishkëllima.
Megjithëkëtë, kësaj radhe, u përpoqa vazhdimisht, të depozitoj në kujtesë, të ngjis në galerinë e kujtesës, pamjet e natyrës shqiptare, pa Shqiptarët me mjerimin dhe andrallat e tyre. I përfytyrova ato, ashtu siç i krijoi nëna natyrë, kur njeriu nuk kishte lindur ende. Varganët e ullishtave të elbasanit, lumin Shkumbin, gjirin e Karaburunit, parkun gjigand të Llogarasë, pa monopatin e mermertë ku ka shkelur diktatori; muzeumin guximkrisur të Skëndërbeut, malet e pjerrët majëkazmë të Krujës, ujërat e Osumit, amfiteatrin e Durrësit, të gjitha këto i lidha me rripat e kujtesës në djepin e ëndrrave.

Aeroplani u ngrit sëbashku me karavanin e mbresave përrallore që na lanë pushimet.
“ Do të duhen muaj të tërë për të bluar mbresat e këtyre pushimeve të mrekullueshme”- më thanë nusja dhe vjehrri, ndërsa po lidhnim rripat e sigurimit.
-Ndërsa mua do të më duhen shekuj të panumërt. Nusja rrudhi vetullat e habitur.
-A e di përse? Ajo shtrëmbëroi buzët me shpoti.
-Sepse kësaj radhe e përjetova Shqipërinë si beqare, jo të martuar me mjerimin apo smiren njerëzore.
-Ah, e kuptova! Damllaja poetike të ra në kokë- m’u përgjigj ajo duke zgurdulluar sytë dhe puthur…




REZART PALLUQI

rezartpalluqi.com
Rezart Palluqi | Schrijver / Dichter
Aldichter | Welkom |
 
nje gje me beri pershtypje me teper per emrin e cunit pasi ne shqipetaret emrat tone na duket jashte mode ta gezoje emrin
 
Rezart, vetem ne fund te faqes vure re qe je shkrimtar, perpara se te te beja komplimentat e mia te sinqerta. Mua me beri jashtemase per vete ky pershkrimi yt aq i detajuar dhe i pasur emocion te perthyer me elegance mes shkronjash.

U ndjeva edhe une krenar per vendin tim:)

Suksese per romanin tuaj te ardhshem.
 
Mua m'u mbushen syte me lot
Bashkohem dhe une me urimin per emrin e djalit .
E gezofte !
 
Ju falenderoj të gjithëve

Reagimet tuaja te ngrohta me syrprizuan. Te jem i sinqerte, nuk e pata pritur qe mbresat e udhetimit tim te mirepriteshin kaq ngrohte.

Per nje gje jam i sigurte: Edhe ju, e doni Shqiperine po aq shume sa une.

ju uroj te gjitheve nje mesdite te kendshme,

Rezart

rezartpalluqi.com
 
Eshte mese e pranushme nga ne qe jetojme ne Shqiperi. E veshtire ta jetosh Shqiperine e kendeshme ta vizitosh.

Eshte nje tregim mjaft i kendshem dhe i detajuar mjafte mire e cila te ngjall kureshtje per ta vizituar gjithmone e me shpesh jugun e Shqiperise.

Por me beri pershtypje pse nuk paske qen tek syri i kalter dhe pashaliman?

Suksese, femijet ti kesh me jet te gjate.
 
Te pergezoj per kete pershkrim kaq te bukur dhe kaq te detajuar te vendeve qe ke vizituar.
Nese ke mundesi, faqen tende beje edhe shqip ose te pakten ne Anglisht se jo te gjithe marrim vesh gjuhen hollandeze.
 
Te pergezoj per kete pershkrim kaq te bukur dhe kaq te detajuar te vendeve qe ke vizituar.
Nese ke mundesi, faqen tende beje edhe shqip ose te pakten ne Anglisht se jo te gjithe marrim vesh gjuhen hollandeze.

E ka nje faqe shqip :)
 
Ok rrofsh Nostra, se une pashe faqen e linkut qe kishte vene tek tema...
:puc.

Urime per librat Rezarti.
 
Nostra,
Sa e bukur kjo thenia qe keni ne fund te faqes?

Fetë janë si xixëllonjat, për të ndriçuar kanë nevojë për errësirë

Po, kam nje faqe ne shqip.
Ne janar te ketij viti u botua romani im i pare ne Elbasan.

Ka shume mundesi te ribotohet ne nje shtepi botuese tiranase.

Kur te kem kohe do te botoj nje kapitull te tij ne kete faqe,

Ia kalofshi mire ne jete dhe ne kete forum te pasur,

rezart palluqi
rezartpalluqi.com

Puthe dheun tend qe te pranoje dheu i huaj!
 
Nuk me premtoi koha kesaj radhe.
Kemi udhetuar mjaft, me dy djemte 4 dhe dy vjeç.
Kam qene te syri i kalter tre vite me pare.

Vertet i bukur jugu, por pa dashur t'i bej lajka Durresit, im vjehrr e pelqeu jashtzakonisht.
Kur e telefonuan nga Amsterdami degjova t'i pergjigjej mikut te tij:
Ndodhem ne qytetin me te bukur te Shqiperise...

Gjithsesi, çdo qytet ka bukurite e tij te veçanta.
Rendesi ka qe kemi lindur ne nje vend me peisazhe te ndryshem, malore, fushore, kodrinore, detare.
Besome, nje turist nuk do te merzitej aspak edhe po te qendronte nje muaj ne Shqiperi.
Ajo qe na mbetet eshte t'i bejme reklame vendin tone, ta mirembajme.

rezart
 
Nuk me premtoi koha kesaj radhe.
Kemi udhetuar mjaft, me dy djemte 4 dhe dy vjeç.
Kam qene te syri i kalter tre vite me pare.

Vertet i bukur jugu, por pa dashur t'i bej lajka Durresit, im vjehrr e pelqeu jashtzakonisht.
Kur e telefonuan nga Amsterdami degojova t'i pergjigjej mikur te tij:
Ndodhem ne qytetin me te bukur te Shqiperise- iu pergjigj.

Gjithsesi, çdo qytet ka bukurite e tij te veçanta.
Rendesi ka qe kemi lindur ne nje vend me peisazhe te ndryshem, malore, fushore, kodrinore, detare.
Besome, nje turist nuk do te merzitej aspak edhe po te qendronte nje muaj ne Shqiperi.
Ajo qe na mbetet eshte t'i bejme reklame vendin tone, ta mirembajme.

rezart

Rezart, kam degjuar per nje vend te bukur relaksues ne Elbasan, ku mund te besh "grill party". Ka burime ujore te pasura e te fresketa prane nje lokali me natyre te mrekullueshme.

Momentalisht nuk po vjen emrin, por di qe elbasallinjte e kane tradite.
 
Byshek ose Gjinar

Besoj se e ke fjalen per piken turistike te Byshekut, disa kilometra jashte Elbasanit. Eshte ne te vertete nje vend i pershatshem qe te ofron qetesi shpirterore dhe ajer te paster, i mbuluar i teri me pisha te varura si çadra jeshile.
Perveç ketij vendi, Elbasani i ofron vizitoreve edhe piken e mrekullueshme te Gjinarit, 25 kilometra jashte qytetit, drejt malesise se shpatit.
Po te riparohet rruga, ai do te shnderrohet ne nje nga oazet e rralla te tij.

Por pika ime e dobet natyrore e elbasanit jane kodrat ner forme piramidore, o zot, me duket sikur ato u derdhen ne hinkat piramidore hyjnore.
Po te udhetosh ne Elbasan, shikoji ato me hollesi, dhe do te dallosh se jane te mrekullueshme, te rralla.

Metalurgjia, dinosauri i hekurt, ajo na i ndryshku mushkerite ne Elbasanllijve,

te fala,

rezart
 
dhe mua me pelqeu shume shqiperia kete vit . ne prill isha dhe une . kohen me te mire te vitit . me la mbresa te jashtezakonshme .
 
Rezart, kam degjuar per nje vend te bukur relaksues ne Elbasan, ku mund te besh "grill party". Ka burime ujore te pasura e te fresketa prane nje lokali me natyre te mrekullueshme.

Momentalisht nuk po vjen emrin, por di qe elbasallinjte e kane tradite.


Kam qene une... Edhe eshte jo bukur... Por shume shume bukur. Lokalet bejne vetem prodhime mishi zgare... Mjaft bukur...
 
Kam qene une... Edhe eshte jo bukur... Por shume shume bukur. Lokalet bejne vetem prodhime mishi zgare... Mjaft bukur...

keni na i menje ne dhjetor takimin e dhjetorit me e bo ke ky veni se du mish dhe un vdes per te vizituar shqiperine
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top