Shqipëri-Norvegji barazim 1-1

cent

...Lontano
Minutat e fundit të lojës i kanë hequr fitoren nga duart Shqipërisë në ndeshjen ndaj Norvegjisë. Kuqezinjtë kanë qenë në avantazh deri në minutën 87, por një pakujdesi në mbrojtje lejoi lojtarin më shtatshkurtër të norvegjezëve të shënonte me kokë golin e barazimit 1-1.

shqiperikombetare.jpg


Shqipëria kaloi në avantazh në fund të pjesës së parë (41’) falë një aksioni individual të Valdet Ramës, i cili depërtoi nga krahu i majtë për të goditur me të djathtën brenda zonës e për të mposhtur portierin norvegjez.

Në pjesën e dytë kombëtarja shqiptare u mbrojt shumë mirë dhe kur dukej se gjithçka do të përfundonte me fitoren e tanëve, Norvegjia arrin të barazojë duke shfrytëzuar pikën e saj më të fortë: goditjet standarte.
Por, nuk ishte asnjëri nga shtatlartët lojtari që na ndëshkoi, por ai më shtatshkurti i ekipit, Tomas Hogli. Krosimi i Henrikssen nga këndi gjeti pikërisht numrin 2 të Norvegjisë, i cili gjendej krejtësisht i vetëm në qendër të zonës dhe me kokë mposhti Ertrit Berishën.

Renditja - Gjithsesi rezultati 1-1 e ngjit Shqipërinë në vendin e dytë në kuotën e 10 pikëve në grupin E të eliminatoreve të Botërorit “Brazil 2014". Zvicra kryeson grupin me 1 pikë më shumë, por një ndeshje më pak se ne; ndërsa lajme të mira vijnë nga Islanda e cila humbi në shtëpi ndaj Sllovenisë me rezultatin 2-4.

Zvicra 11 pikë

Shqipëria 10

Islanda 9

Norvegjia 8

Sllovenia 6

Qipro 4


/S.Sport
 
Titulli: Shqipëri-Norvegji barazim 1-1

Bravo dhe per kete rezultat, e sukses ne vazhdim:)
 
Titulli: Shqipëri-Norvegji barazim 1-1

Nese marrim 4 pike ne ndeshjet e ardhshme kam pershtypjen se do jemi ne barazh per kualifikim. :)
 
Titulli: Shqipëri-Norvegji barazim 1-1

Me kete barazim largohet edhe nje hap endrra braziliane , por shpresat nuk duhet ti humbasim .
Duke pare ecurin e grupit duhet te pretendojme patjeter per vend te pare , pasi e dyta e grupit ton nuk besoj qe
do kaloj ne barazh . E them kete duke pare numrin e vogel te pikeve te grumbulluara .
Per te kaluar ne barazh kombtaraj jone duhet te grumbulloje edhe dhjete pike te tjera ne kater ndeshjet e mbetura ,
por duke pare qe ne gjashte ndeshje kemi grumbulluar 10 , atehere me ngjan misjon i pamundur ,
ose por qe e mundur kjo , i bie te pretendojm per vend te pare me mire , pasi ne barazh jemi pothuajse te sigurt te humbur .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shqipëri-Norvegji barazim 1-1

Edhe humbja eshte pjes e lojes....... CFAR TI BESHE KUR NA MERZITI SHUM TE GJITHVE
 
Titulli: Shqipëri-Norvegji barazim 1-1

:( ................................
 
Titulli: Shqipëri-Norvegji barazim 1-1

Sado qe na kan inat i beme me kombetare ,i bome edhe me tifoze edhe mediat e tyne e pranojne po keta jo vujne prej inati ,te kishin kete inat me grekun do i kishin punte ma mire po me neve kollaj ....E shtini ate magarin edhe ra gola se kem mujt me pas 3 pike
 
Titulli: Shqipëri-Norvegji barazim 1-1

Me vie keq qe lejuam barazimin ne nje loje qe kishim raste dhe kishim lojen nen kontrolle. Por me duket se eshte duke na percjelle sindromi i vetkenaqesise se para koheshme. Akoma nuk u mesuam se loja zgjate deri ne vershellimin e fundit te referit. Tre minuta na ndane deri tek tri pikeshi dhe vendi i pare ne grupin tone.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top