Shqipëri-Greqi, tension për çamët

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.




Ministri i Jashtëm shqiptar i bëri publike Greqisë, këtë rradhë në prani edhe të medias, kërkesën për heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë.

Ditmir Bushati e ka artikuluar kete ne viziten e pare te homologut te tij grek, Evangelos Venizellos, pas ardhjes në pushtet të Qeverise së re.

"Besojmë se riaktivizimi i mekanizmave të parashikuar nga Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit, shoqëruar me heqjen e ligjit të luftës të 1940 nga ana e Greqisë, i cili në vetvete nuk pasqyron realitetin e sotshëm të fqinjësisë së mirë, përkatësisë transatlantike, rrugëtimit europian dhe miqësisë së hershme të dy popujve

اështja çame është pjesë e dosjes tonë diplomatike me Greqinë dhe sot, sipas pikëpamjes tonë është momenti që realiteti të shihet në sy.Dua të pasurojmë gamën e bashkëpunimit dypalësh rajonal dhe europian

Ditmir Bushati
Minister i Jashtem shqiptar tanë do të krijonte një mjedis të ri besimi të ndërsjelltë", u shpreh Bushati.

Ne kete dalje mediatike u ndje tensioni ne deklaratat e dy homologeve, per shkak se takimi mes tyre ka prekur pothuaj te gjitha çeshtjet e nxehta mes dy vendeve, te arkivuara në kohë pa zgjidhje. Por duket se palët ruajtën pozicionet respektive.

Perveç riaktivizimit te komisioneve shteterore per zgjidhjen e nje sere çeshtjesh, nder to edhe ajo e varreve greke ne Shqiperi, duket se nuk do te jete e lehte per te tjerat. Per ligjin e luftes, si pasoje e te cilit mbahet pezull çeshtja e pronave çame në Greqi, Venizellos i ka kthyer përgjigje Tiranës zyrtare se Greqia duket se nuk ka ndermend ta abrogoje.

Pyetjes se Top Channel se perse druhet Greqia per heqjen e nje ligji qe daton ne 1940, Venizellos iu përgjigj: "E para që Greqia nuk ka frike nga asgje. Dua t'ju them që ka një vendim të Këshillit të Ministrave të Greqisë të vitit 1987, për tejkalimin e atyre pengesave të kaluara historike dhe futjen e marrëdhënieve të të dyja vendeve, Greqisë dhe Shqipërisë, në një periudhe paqeje dhe bashkëpunimi. Mes dy vendeve të cilat janë anetare të NATO-s ekziston aleancë dhe detyrimi për ndihmë për çështje mbrojtjeje. OSBE-ja, ku dy vendet tona janë anëtare, mbështet mbi parimin e mosndryshimit të kufijve dhe të marrëdhënieve të miqësisë, bashkëpunimit dhe të stabilitetit mes vendeve anëtare dhe kushdo që mendon që ka interesat të cilat i cënohen nga ligjet greke, që nga viti 1987, ai ka mundësi t'i drejtohet edhe Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgut për të gjetur të drejtën e tij, por të shkojë në mënyrë personale".

Me këtë deklaratë, ministri i Jashtëm grek iu përgjigj edhe një tjetër teme, çështjes çame që për Greqinë, tha ai, nuk njihet. Por, për palën shqiptare është koha e përballjes edhe për të.

"اështja çame është pjesë e dosjes tonë diplomatike me Greqinë dhe sot, sipas pikëpamjes tonë është momenti që realiteti të shihet në sy, të tejkalohen pengesat e së shkuarës, ato që njihen si pengesa historike një nga një, sepse ne duam të pasurojmë gamën e bashkëpunimit dypalësh rajonal dhe europian dhe jo t'i lëmë terren nacionalizmit folklorik", u shpreh Bushati.

Përcaktimi i kufirit detar me Greqinë është një tjetër çështje që palët bien dakort, për faktin se zgjidhja e saj do të sillte hov në zhvillimin ekonomik të Mesdheut. Por për Qeverinë shqiptare vendimi i Gjykatës sone Kushtetuese mbetet udhërrëfyes në bisedimet për këtë çështje.

"Përgjigjja ime është shumë e drejpërdrejtë, duam t'i adresojmë të gjitha çështjet, si ato që konsiderohen si pengesa historike, por edhe ato që kanë lindur rishtazi, bazuar në legjislacionet e vendeve respektive, parimet e themeluara të së drejtës ndërkombëtare në fushën e të drejtës, detit, në rastin në fjalë, dhe natyrisht eksperiencave më të mirave, sepse aveniri ynë është BE, është familja europiane", tha Bushati.

"Ekziston një praktikë europiane, ekziston një shembull greko-italian dhe jemi të sigurt që në të njëjtën frymë, në të njëjtën drejtim do të lëvizim edhe ne këtu me Shqipërinë, sepse kemi pranuar të njëjtat rregulla dhe të njëjtat parime", tha Venizellos.

Problematikat që ekzistojnë, të tanishme apo të trashëguara nga e kaluara, janë trajtuar edhe në takimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm grek me kryeministrin Edi Rama.

Njoftimi i Kryeministrisë thotë se, mes tyre u deklarua vullneti i hapjes së një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ndërsa presidenti Nishani, që edhe më herët e ka deklaruar si absurde mbajtjen në fuqi të ligjit të luftës, ia ka bërë kërkesën prezente kryediplomatit grek.

“ثshtë e domosdoshme, që Parlamenti grek të heqë ligjin e luftës dhe të njihet e drejta e mohuar e pronave në vendin fqinj për qytetarët shqiptarë”, ka thënë presidenti Nishani, sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, çështje për të cilën Venizellos ka kthyer të njëjtën përgjigje.

Ndërsa njoftimi i zyrës së Kreut të Parlamentit, Ilir Meta, thotë se mes tij dhe Venizellos është rënë dakord për avancimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona, ku integrimi ka qenë në fokus të takimit dhe për të cilën njoftimi thotë se shefi i diplomacisë greke ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar Shqipërinë në këtë proces.

Por, ajo që duket se ka unifikuar qëndrimin e politikës shqiptare, është qëndrimi i përbashkët i tyre për t’i kërkuar Greqisë shfuqizimin e ligjit të luftës.

Edhe kreu i demokratëve, Lulzim Basha, i ka kërkuar ministrit të Jashtëm grek anulimin e ligjit të luftës, sidomos për shkak të problemeve në lidhje me sekuestron konservative për pronat e qytetarëve shqiptare, veçanërisht atyre çamë, thotë njoftimi i selisë blu.

Por, Basha ka prekur edhe një tjetër çështje, që nuk u përfol të paktën publiksisht në takimet e mëhershme, atë për për zgjidhjen e problemit të toponimeve, që ka vështirësuar lëvizjen në kufi të qytetarëve shqiptarë të lindur në Greqi.

Takimin e fundit në Tiranë, kreu i diplomacisë greke e ka zhvilluar me kryetarin dhe drejtues të tjerë të partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

/ Top Channel
 
Titulli: Shqipëri-Greqi, tension për çamët

Lidhur me çështjen e varrezave të ushtarëve grekë, Venizelos tha se me ministrin Bushati kanë ranë dakord që të mblidhet një komision dypalësh për të gjetur zgjidhje.

اESHTJA اAME
Ministri Bushati:” Pyetja është paksa e tejkaluar. Për faktin se si na duket ne çështja اame. Sot sipas pikëpamjes sonë është momenti që realiteti të shikohet në sy. Të tejkalohen pengesat e të shkuarës sepse ne duam të pasurojmë gamën e bashkëpunimit jo vetëm rajonal por edhe më gjerë dhe jo ti lemë terren nacionalizmit që në mungesë të adresimit të kësaj çështje apo çështje të tjera në përputhje me prktitkat ndërkombëtare tenton ta mbaj peng marëdhënien e dy popujve miq dhe në disa raste shkon në ekzagjerim.


اfar i paska punuar Ditmiri grekut...problemet tona do ti diskutojne ne Strasburg problemet greke do ti zgjidhim menjehere....si perfundim, i vetmi vendim ishte ai per riaktivizimin e komisioneve per varrezat e grekeve.

Ne viziten tjeter te Venizelos, ai do te jete edhe me miqesor.
Shqiptaret?! Nuk i njohim. Veriu i Greqise eshte Vorioepir.


hajduti
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top