Shqetësimi & stresi i provimeve ndikon në kujtesë

elbruna

Anëtar i Respektuar
Shkenctarët paralajmërojnë për shqetësimin e nxënësve gjatë sezonit të provimeve.Presioni i prindërve dhe stresi provimeve tek disa nxënës për disa orë ndikon në mos funksionimin e kujtesës. Zgjidhja e saj është qetësia dhe një gjumë i rehatshëm.

Gjatë zhvillimit të provimit është më se normale që nxënësi të ketë shqetësim,por ky shqetsim nuk duhet te kalojë në nivel paniku.Paniku ndikon për disa orë në mos funksionim të kujtesës së tyre.Hormonet e stresit ndikojnë në qendrën e kujtesës, për këtë arsye shqetësimi i tepërt ndikon në mosfunksionimin e kujtesës duke e paralizuar atë.

Stresi dhe shqetësimi i tepërt krijon sëmundje tek njeriu,nga shqetësimi i tepërt kalon gjakë me presion në hormone,kështu që hormonet ndikojnë në mosfunksionimin e qelizave.Një rrugë që duhet ndjekur për të pakësuar shqetsimin tek fëmijët është: prindërit duhet ti motivojnë ata kur tek fëmijët lindin mendime negative duke i zvendësuar me mendime pozitive si psh: po sikur të më pyesi mësuesi nga temat që skam mësuar, duke e zvedësuar menjëherë me "mësuesi do pyesi nga temat që ti ke mesuar".

Pasi ka përfunduar provinmi tek të gjithë fëmijët lindin mendime se mos ka marrë not të keqe.Prindërit duhet të flasin me fëmijën për gjithë simestrin duke mos e kritikuar për notën e keqe. Sepse fëmija mund të humbas provimin,por ju mund të humbisni atë
Gjatë sezonit të provimeve edhe dieta është e rëndësishme duke konsumuar fruta dhe perime pasi ndikojnë në uljen e shqetësimit dhe stresit tek fëmija. Duke e shmangur atë nga konsumimi i ushqimit me yndyrna , pasi nuk ndikon mirë tek fëmijët.

Gjumi është i rëndësishëm

Gjumi formaton trupin dhe trurin e njeriut nga fillimi,prandaj kohën e gjumit ta vlersojmë si kohë të nevojshme dhe jo kohë të harxhuar.Gjumi,është bateria e trurit.Njeriu duhet te flejë 8 orë gjumë.Gjatë studimeve të mbrëmjeve nëse e ndjeni veten të lodhur ose në stress një fjetje rreth 10 -15 minuta do të ishte ilaçi që do t'u sillte energjitë përsëri,ku truri do të jetë në formën maksimale për 4-5 orë në vijim.
 
Back
Top