Shprehia e keqe e Kurtit, edhe mbrëmë sulmoi mediat e Kosovës si argatë të Beogradit

kurti-1-600x360.jpg

Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë, në vlugun e zhvillimeve me tensione në Veri gjeti kohë të sulmojë mediat që po raportonin për ato që po ndodhnin atje. Derisa iu drejtua qytetarëve Kurti bëri një thirrje “mos lejoni të dezinformoheni nga mediet e Beogradit zyrtar apo edhe ndonjë medie në Kosovë që me vetëdije u shërben atyre apo pa vetëdije bie pre e tyre”. Terrenin për këtë sulm e përgatiti, gjatë ditës, kur në konferencë u tha gazetarëve të mos i kërkojnë shumë komente për deklaratat e zyrtarëve në Beograd sepse po merret me qeverisje.

Kryeministri Albin Kurti të dielën mbrëma iu drejtua opinionit pasi nisën tensionet në pjesën veriore të vendit.

Lexo Edhe:​



Kur serbët nisën të bllokonin rrugët dhe të lëshonin sirenat në Mitrovicë, Kurti doli me një video -adresim duke fajësuar direkt zyrtarë serbë Vuçiq e Petkoviç për trazirat.

“Ende pa filluar lëshimi ynë i dokumenteve të hyrje-daljeve në vendkalimet kufitare me Serbinë, strukturat ilegale serbe në veri filluan me bllokim rrugësh dhe të shtëna armësh. Atyre ju paraprinë deklaratat, takimet dhe mbledhjet e frikës dhe kërcënimit në Beograd dhe në Rashkë. Aty u planifikuan dhe u nxitën këto veprime agresive që po ndodhin sot. Vuçiq dhe Petkoviq janë përgjegjësit kryesorë për trazirat” tha Kurti.


Tutje Kurti duke folur për situatën në pjesën veriore “organet e rendit dhe të sigurisë së shtetit tonë po mbledhin informacion, po mbikëqyrin gjendjen dhe do të veprojnë, në mbrojtje të ligjit dhe të qytetarëve, të sovranitetit dhe integritetit tonë territorial”.

Ai tërhoqi vërejtjen se ditët në vijim do të jenë problematike pasi vendi po përballet me përballet me nacional-shovinizmin serbomadh.

Por Kurti nuk u ndalë këtu, pos armikut të jashtëm kërkoi edhe armiq të brendshëm që i ndihmojnë Beogradit nga Kosova. Ky armik, sipas Kurtit, ndodhet në ndonjë media të Kosovës që i shërben Beogradit.

“Përcjellni me vëmendje njoftimet nga qeveria jonë, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, dhe, mos lejoni të dezinformoheni nga mediet e Beogradit zyrtar apo edhe ndonjë medie në Kosovë që me vetëdije u shërben atyre apo pa vetëdije bie pre e tyre” tha Kurti.

Kjo nuk është hera e parë që Kryeministrin e bënë këtë. Sa herë që gazetarët i bëjnë ndonjë pyetje në lidhje me atë që thonë në Beograd, Kurti së pari merret me gazetarët pastaj jep një përgjigje për atë që thonë zyrtarë serbë.

Një gjë të tillë e kishte bërë edhe gjatë prillit duke i quajtur të manipuluar.

“Nuk ka nevojë që ata (Beogradi), t’iu gënjejnë më shumë… e qe ta kuptoni se nuk duhet më t’i besoni asnjëherë”.https://www.gazetaexpress.com/
 
Denis, je legjende !!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%
Personalization

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Alternative header

    You can easily choose an alternative header structure for a different look.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back