Shpirti...ekziston ?

Lauri

Anunnak
Njeriu ka kerkuar gjithmone te shpjegoje thellesine dhe dimensionin imaterial te ekzistences se tij. Ka menduar qe ekziston brenda tij nje gje superiore nga materia, dicka shpirterore qe mund ti jape secilit nje identitet. Qe ne ndryshe e quajme SHPIRT.
-Po ju cfare mendoni ? Ekziston ? Vazhdon te mbijetoje edhe pas vdekjes sone ?
Nese po, ju si do ta pershkruanit.
 
Redaktimi i fundit:
mendoj se shpirti simbolizon frymen e nje njeriu..meqe ekziston ajo.do ekzistoje dhe shpirti
 
ne si njerez DASHUROJME, URREJME, GEZOHEMI, TRISHTOHEMI dhe keto te gjitha i ndjejme me SHPIRT...
nqs nuk do kishim shpirt...sdo kishim as sentimente...
dhe njeriu pa sentimente sdo kishte jete....do ishte si nje njeri "i gjall po ne kome...."
 
Tju tregoj dicka pa dashur te dal nga tema . Para shum vitesh fatekeqsisht nderroi jet dajo im . Ishte nje vdekej e hidhur si per mua edhe per njerezit e mi . Dhe sot e kesaj dite kur shkoj tek shtepia e tij shikoj nje flutur qe rrotullohet tek fotografia e tij rri aty perdit cdo nat .. Kjo mendoj se esht shpirti i tij i cili tregon qe ai esht mes nesh akoma ..
 
Po besoj se shpirti ekziston.
Nuk e di si mund te jete, thjesht e mendoj dicka shume te ngjashme me kete qe jemi dhe pamjen qe kemi, por jo prej mishi e kockash. :)
 
Une jam i mendimit qe pa materie nuk ka asgje tjeter. Dmth materia eshte kusht i domosdoshem per te ekzistuar edhe koshienca, subkoshienca, ndergjegjia etj etj.

Ajo qe masivisht quhet shpirt per mua eshte vetem aktiviteti logjik dhe emocional i nje qenieje, te ciles kur fiziku i merr fund, i merr fund gjithcka.

Per mua eshte me pak e hidhur nese fillimisht pranoj te ver8n dhe qe ketu shkoj me tej, sesa te genjej veten pa arsye. :)

Marrim per shembull nje krijese te sapolindur, a mund te themi qe ajo ka shpirt ? Absolutisht qe jo, ajo ka vetem instikt, i cili trashegohet gjenetikisht.
Kendveshtrimi im
 
Une mendoj se Shpirti eshte thjesht vete qenia jone.". Pra, mendja jone, kujtimet tona. Shpirti jemi vete ne , cdo gje qe na dallon pertej aspektit fizik.
 
hmmm nese nuk eshte vet mendja shpirti ateher sbesoj se nje shpirt i ndare nga trupi egziston
 
Une per vete besoj ne shiprt .S'dua te jap ca hollesira se do me merrni per te marre pastaj
 
Une per vete besoj ne shiprt .S'dua te jap ca hollesira se do me merrni per te marre pastaj

jepe mendimin tend nuk eshte me rendesi se cfar mendojn per ty eshte me rendesi si mendon per vete :)
 
Une per vete besoj ne shiprt .S'dua te jap ca hollesira se do me merrni per te marre pastaj
Ketu je ne teme besimi.Secili mund te thoje ate qe mendon,dhe eshte normale qe mund te kete kontradita.Por per te marre nuk mund te konsideroje asnjeri.
 
Redaktimi i fundit:
Nuk desha ta tregoja se eshte e dhimbshme dhe familjare

Ne ( e kam fjalen per vete dhe per 4 vellezerit e mi) jemi rritur pa baba. Ai iku shume heret dhe na la te vegjel dhe me luften e klasave mbi shpine. Kur u rritem ne u hapen kufijte . Vellai i vogel (ishte 16 vjec ne ate kohe ) iken me ca shoke ne Greqi. Ne nje moment ( nga ato momente alla shiqptare neper rruget e botes) vellain tim me ata qe ishte i shqeruar e sulmon policia greke Ata nga frika ikin me vrap per ti shpetuar ndjekjes . Dy bien ne shkemb dhe dihet fundi i tyre . Nje e vrasin me arme policat greke dhe tre i marrin e s'u dihet as nami as nishani . Ndersa vellain e therret nje ze,- jo andej Roke ( fjala perkedhelese qe e perdorte babai ), jo andej,- i thote. Shkova nga me shupri zeri,- tregon vellai. Nje rast te tille kam pas dhe une diku ne nje vend pune, kur jetoja me stresin e e frikes se largimit nga puna me erdhi dikush me foli Mira .... ( keshtu me perkedhelte imate mua ) dhe bera si me tha Ai .
Raste te tjera te ngjashme ne familje me vellezrit dhe mamane me ben te mendoj qe shiprti jeton. Sidomos kur i afermi iken me brenge te madhe ne shpirt mendoj se shpirti i tij qendron diku neper shtepi
 
Shpirti eshte shqisa ime e 6-te....Me jep parandjenja per situata pozitive dhe negative!
 
besoj besoj...nese bota bota eshte kaq e madhe edhe e mirrregulluar skam pse mos besoj qe ekziston mes gjith kesaj gjithesie shpirti njeriut....
 
sipas mendimit tim them se shpirti egziston mirepo askush saktesisht nuk mund ta definoje fjalen 'shpirt' pasi ka nje demethenjie shume te rendesishme.
 
Njeriu nuk posedon asgjë imateriele dhe të pavdekshme, përveç vetëdijes,
nënvetëdijes etj që manifestohen si shpirt. Ajo nuk është asjë me tepër se
"energji". Njëra ndër ta është rryma, një bartës elementar i informatave
në trupin e njeriut. Njeriu kur vdes, është pothuajse njësoj
sikur kur e fik një Computer dhe me kaq merr fund storia e tij!

Mirëpo, me këtë nuk përjashtohet ekzistenca e diçkaje inteligjente
në Univers!
Një dëshmi e ekzistencës jemi ne! Nëse shpirti nuk ekziston si
"diçka " imateriele dhe e pavdekshme, atëherë shtrohet
pyetja: Kush është bartëse e "inteligjencës" në ne?
Padyshim se energjia që gjendet gjithkund në Univers!
Drita, rryma, elktromagneti....të njëjtat energji që neve
na shërbejnë për bartjen e informatave prej një skaji në
skajin tjetër të Botës!
 
Mendoj qe ekziton shpirti
dhe pas vdekjes kalon ne nje dimension tjeter
 
Eshte dicka abstrakte. Si puna e mendjes. Mendja nuk eksizton, por truri ekziston. Shpirti nuk ekziston, por zemra ekziston. Mendja eshte imazhi i trurit, dhe diturise. Ndersa shpirti eshte si zeri i zemren, dhe eshte imazhi i ndenjes.
 
Njeriu nuk posedon asgjë imateriele dhe të pavdekshme, përveç vetëdijes,
nënvetëdijes etj që manifestohen si shpirt. Ajo nuk është asjë me tepër se
"energji".

Desha te shtoj dicka.

Energjia as nuk humbet as nuk fitohet por vetem shenderrohet prej nje trajte ne trajten tjeter. Albert Einstain

Shpirti nuk eshte energji e zakoneshme! Sipas mendimit tim, aty mblidhen te gjitha informacionet gjate jetes dhe ruhen (nuk humben) edhe pas vdekjes. Materien (trupin) e ka vetem si objekt ndihmes per te vepruar dhe mbledhur informata mbi boten materiale.
 
Alko, e dime qe energjia asnjehere nuk humbet, vetem transformohet.

Nuk e kuptoj kete deshiren e madhe tonen, qe ti japim patjeter nje vlere shpirtit, si te jete qenia jone qe nuk vdes, qe endet duke pare te gjallet, te dashurit etj etj. mua personalisht me duket me shume nje deshire sesa nje logjike.

Cfare kuptimi ka per ju besimtaret nje shpirt qe endet kur nuk ndodhet as ne ferr as ne parajse ?
 
Shpirt eshte nje qenie qe dallon plotesisht nga trupi fizik. Nuk mund te kete jete shpirterore te ata qe e jetojne jeten pa pergjegjesi. Edhe perlotimi i tyre eshte nje genjeshtër me vete!
 
Alko, e dime qe energjia asnjehere nuk humbet, vetem transformohet.

Nuk e kuptoj kete deshiren e madhe tonen, qe ti japim patjeter nje vlere shpirtit, si te jete qenia jone qe nuk vdes, qe endet duke pare te gjallet, te dashurit etj etj. mua personalisht me duket me shume nje deshire sesa nje logjike.

Cfare kuptimi ka per ju besimtaret nje shpirt qe endet kur nuk ndodhet as ne ferr as ne parajse ?

E ku do te me nxjerrish pune tash.

Logjika qendron ne ate se kur themi Ne, Uni Yne, nuk mund ta mendojme si Une =Trupi. Trupi sipas ne besimtareve eshte vetem veshje e cila kur griset hudhet tutje si cdo veshje qe nuk e veshim po u gris ose u demtua. Kjo nuk do te thot qe ne humbem bashke me veshjen. Po e morem nje njeri dhe ia heqim gjymtyret, ai fizikisht eshte i gjymte gjysmak, por po ta pyesish kush je ti ai thot UNE JAM ...... Edhe cdo organ t'ia heqim, gjuhen, syte, hunden, veshket, zemren (dhe t'i vendosim pompa artificiale), zorret dhe ta prekim me gisht, ai prap do ta tunde koken ne shenje pohimi se UNE JAM. Kjo do te thot se ai eshte UNI i plote. Nga kjo del qe AI nuk eshte gjymtyre (trup) dhe nuk eshte i gjymte si UNE por vetem veshja e tij eshte e gjymtuar.

Shpirti mund te qendroje jasht trupit vetem per pak qaste dhe te shohe se c'po ndodh rreth trupit. Aty i kujtohet njeriut cdo gje, i zbulohen te gjitha, si ka qene para se te vinte me mision ne kete bote, detyrat e tij, testet qellimi i ardhjes etj. Ne fakt UNI edhe jasht nuk eshte i lire sepse vijne disa qenie me te larta, qenie drite (qe ne i quajm engjuj dhe ndahen ne engjuj meshire dhe ndeshkimi dhe secili ka pamjen varesisht nga detyra qe i eshte caktuar, te shkelqyer ose te trishtueshme) qe e marrin dhe e dergojne ne nje vend te caktuar, te them me mire ne nje dimension tjeter ku koha dhe hapsira jane ndryshe nga sic i perceptojme ne kete dimensionin tone. Varesisht nga veprat e atij shpirti qe ka kryer ne kete bote ashtu do te jete edhe vendpritja e tije, disa mire disa keq, deri sa te vije koha e ringjalljes ne trupat e njejte qe i kishin ne kete bote dhe grumbullimit te te gjitheve para gjyqit me te larte ku dergohen perfundimisht secili ne vendin e merituar.

Deshmi i kemi edhe enderrat. Ne jemi shtrire ne shtrat ndersa shpesh udhetojme dhe dalim ne nje dimension te ngjajshem me kete, dhe aty posedojme trup dhe perjetojme gezime, hidherime, dhimbje, frike, lodhje, lumturi, pikellim dhe as qe na bie ndermend se jemi fjetur ne nje dhome mbi shtratin tone. Ne fakt shpirti nuk fle dhe cdo mbremje vetem trupi fle dhe pushon kurse shpirti endet dimensioneve tjera edhe pse kur zgjohemi nuk kujtojme asgje. Kjo sepse nuk jemi te vemendshem kur jemi zgjuar.

Prandaj per ne besimtaret shpirti nuk endet por vendoset ne nje vend pritjeje, dhe mundohemi te zgjohemi sa jemi ketu, dhe jo pasi te vdesim se atehere eshte teper vone.
 
Redaktimi i fundit:
Desha te shtoj dicka.

Energjia as nuk humbet as nuk fitohet por vetem shenderrohet prej nje trajte ne trajten tjeter. Albert Einstain

Shpirti nuk eshte energji e zakoneshme! Sipas mendimit tim, aty mblidhen te gjitha informacionet gjate jetes dhe ruhen (nuk humben) edhe pas vdekjes. Materien (trupin) e ka vetem si objekt ndihmes per te vepruar dhe mbledhur informata mbi boten materiale.

Askush nuk tha se energjia humbet. Ne e dijmë shumë mirë çka ka thënë
Ensteini: ka thënë gjithashtu se energjia dhe materia janë e njëjta gjë, apo
jo?

Mirëpo, nëse e ke lexuar tekstin tim më lartë e kam shënuar energjinë
në thonjza, çka e edhe mandej e kam sqaruar. Shpirti është INFORMATA
që bart energjia. Informatë pa medium nuk ka! Shkatërrohet mediumi,
shkatërrohet edhe informata!

Megjithatë, unë nuk isha duke e sqaruar në këtë temë se a humbet energjia
apo shtohet, por çka bënë energjia.

Ti, mundesh ende me besue se shpirti del nga trupi e shetitet në ajër të
pastërt!

Sa për ëndërrat ka njerëz që shohin ëndërra edhe me sy të hapur!
 
Jo mor burr, pse te citova ty nuk do te thot se kam dicka kunder teje as kunder shkrimit tend. Citimin e bera vetem se me kujtove dicka lidhur me "energjine"!

Shpirti dhe ajri nuk kan asgje te perbashket!

Rrespekte.
 
Unë për vete citimin e kuptoj si diçka se dikush mendimin
ose e pranon ose e hudh posht. Megjithatë, nëse dikush ka të shtojë
diçka mundet edhe pa e cituar dikend të shtojë, që të mos ketë
keqkuptime.

Sidoqofte, në postimin tënd më lart nuk e dij ku je bazuar , veç
ke përmendur gjëra sikur dikush ti ketë vërtetuar ato.
Kur flitet për gjëra që akoma askush nuk i ka vërtetuar,
duhet të flas me kujdes dhe të mos cek "precizitet".

Për, atë e shkrova unë se "shpirti mund të dalë jashtë e të shetisë...."
duke të kundërshtuar aty ku ke shkruar se shpirti kur flen njeriu
mund të dalë jashtë për disa sekonda! E kush e vërtetoi këtë?

Edhe, nëse ia ndon mendën mirë çka ka thënë Ensteini, ai me atë
e injoron ekzistencën e Zotit, e unë me sa dij ai ka besuar në Zot.
Shumë, çka shkencëtarët kanë thënë, mirëpo shumëçka edhe nuk
eshtë vërtetuar andaj edhe për momentin janë vetëm teori.
Maksimumi që ka bërë Einstein për disa gjëra që ka thënë,
i ka vertetuar vetëm me eksperimente mendore, por në praktikë
jo.
 
Për, atë e shkrova unë se "shpirti mund të dalë jashtë e të shetisë...."
duke të kundërshtuar aty ku ke shkruar se shpirti kur flen njeriu
mund të dalë jashtë për disa sekonda! E kush e vërtetoi këtë?

Jo aty e kisha fjalen kur del nga trupi pra kur vdes njeriu, dhe kishte te bente me postimin e Nostres ku thot:

Nuk e kuptoj kete deshiren e madhe tonen, qe ti japim patjeter nje vlere shpirtit, si te jete qenia jone qe nuk vdes, qe endet duke pare te gjallet, te dashurit etj etj.

Pra une u mundova ti sqaroja se si kuptojme ne besimtaret daljen e shpirtit ose vdekjen dhe si vijne e marrin dhe se ai nuk ka kohe te endet duke pare te gjallet.

Keto qe po them perveq qe jane percjellur nga profetet e qe ne i besojme, i kane perjetuar edhe personat qe kane pasur vdekje klinike e qe mund te gjesh me bollek libra dhe hulumtime mbi vdekjet klinike. Ajo cka eshte interesante eshte se nuk kane dallim rrefimet e tyre nga ajo e profeteve por vetem sa e vertetojne ate. Personat e tille jane te te gjitha besimeve dhe racave dhe distancave si dhe ka ateiste te shumte dhe secili tregon njesoj pa marr parasysh.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top