• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shpirti...ekziston ?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shpirti çfarë është? Ekziston ai?

Nqs pyesim kategori te ndryshme njerzish, disa do e mohojne dhe disa do e pohojne ekzistencen e shpirtit...

Per ata qe besojne qe shpirti ne te vertet ekziston, si mund ta perkufizoni... Ca reprezenton shpirti?
A nuk është esenca e jetes, nuk është permbledhja e tere sentimenteve qe ne si njerez ndjejme?
Shpirt kan vetem njerzit, apo dhe kafshet?

Sipas Aristotelit SHPIRTI është fundamenti i jetes dhe i levizjeve te qenjeve te gjalla.


ps. ca ndodh me shpirtin mbas vdekjes?
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Shpirti çfarë është? Ekziston ai?

Shpirti nuk është qenie lendore. Ai është një qenie e vetedij*shme me prejardhje nga bota e urdherit ose e ekzistences se pa*kushtezuar. Bota e urdherit ose e ekzistences se pakushtezuar është një bote qe nuk futet ne masat lendore dhe, me shume, një bote e perbere nga ligjet.

Esenciale ne kete bote nuk është lenda, por kuptimi. Meqe kuptimi është i paperceptueshem, ne shohim ve*tem zgjatimet funksionare te kesaj bote ne boten lendore dhe vetem me keto perpiqemi ta kuptojme ate. Per ta bere ceshtjen te kapshme nga arsyeja, duhet ta konkretizojme patjeter :)

Psh:

Le te marrim një fare bime. Fara qe është e kesaj bote, per shkak te fuqise mbirese qe bart, ka lidhje edhe me boten e urdherit. Fuqia mbirese e fares ndodhet ne embrionin e saj, por është e padukshme. Kur plotesohen kushtet e caktu*ara, embrioni plas, hapet, sythi cel, behet filiz, bime e rritur dhe jep frut. T'gjitha keto kryhen per shkak te ligjit te mbirjes, i cili është i paperceptueshem. Pra, ne nuk mundemi ta shohim vet ligjin, i cili i perket botes se urdherit, por vetem pasojat e tij, te cilat i perkasin botes lendore te deshmueshme. Per kete arsye, ne e pranojme ekzistencen jolendore te ligjit si dhe boten e ur*dherit te cilit ai i perket.:) Por, anen e padukshme te ketij ligji e pranojme edhe sepse shkaqet lendore nuk mund te japin kurr*sesi një rrezultat te tille. Ndryshe, do te duhej qe një grimce dheu dhe një molekule ajri, te zoteronin mjete zhvillimi te posacme per cdo lloj fare vec e vec, gje qe do t'ishte e pamundur.

p.s. - Ne laboratoret bujqesorë, fuqia mbirese e fares percaktohet ne menyre te terthorte, duke e ven faren ne kushte mbirese optimale dhe duke analizuar, pastaj, gjithe treguesit e procesit te mbirjes dhe rezultatet e mbirjes.
 

The_Vampire

Antarë
Titulli: Shpirti çfarë është? Ekziston ai?

Une do i pergjigjesha kesaj teme me keto vargje:
SHPIRTI DHE TRUPI

SEJJID AHMED ER-RIFA'I
(1116-1182)

Shpirti rrjedhë
Nga Drita,
Drita e Fronit Hyjnor...

Ndërsa trupi
Ka për bazë pluhurin,
Pluhurin tokësor...

Krijuesi i Plotfuqishëm
Këto i bashkoi
Që t'i sprovoi....

Shpirti është në mërgim,
Ndërsa trupi gjendet
Në vendin e vet..

Prandaj, keni mëshirë
Ndaj mërgimtarit të shkretë
Që përpiqet për Atdheun e vet...
 

T-Ghost

RossoNero
Titulli: Shpirti...ekziston ?

Disa fenomene si eksperiencat afer vdekjes , apo eksp. jashte trupit (nde ,obe) etj mund te kene lidhje me ate cka neve quajme shpirt.

Personalisht une besoj ne te ,jo se ashtu me intereson dhe se është me mire qe te ekzistoje.
 

optimus

I devotshmi
Titulli: Shpirti...ekziston ?

Poh.....meqenese flasim dhe ka emer gjithsesi duhet te ekzistoje apo jo?Kush tha se femija s'ka shpirt? Ka ka edhe sa timin bile perndryshe pse qeshet edhe ne barkun e nenes apo te pakten kur te dale jashte?qeshet ne gjume shumicen e herave....ndoshta nga instinkti....apo nga aktivitetet ditore?naaaaaaaaaaaa s'besooooooooooj!!!
 

optimus

I devotshmi
Titulli: Shpirti...ekziston ?

Forma e shpirtit?Askush nuk e di....as kurre s'e ka ditur.....as kurre s'do ta dije....me gjithe perparimet teknologjike!Ku shkon kur vdesim?Lexojini pak librat fetare,aty do gjeni shume argumente dhe fakte bindese.
 

Edli

Antarë
Titulli: Shpirti...ekziston ?

Trupi sipas ne besimtareve është vetem veshje e cila kur griset hudhet tutje si cdo veshje qe nuk e veshim po u gris ose u demtua. Kjo nuk do te thot qe ne humbem bashke me veshjen. Po e morem një njeri dhe ia heqim gjymtyret, ai fizikisht është i gjymte gjysmak, por po ta pyesish kush je ti ai thot UNE JAM ...... Edhe cdo organ t'ia heqim, gjuhen, syte, hunden, veshket, zemren (dhe t'i vendosim pompa artificiale), zorret dhe ta prekim me gisht, ai prap do ta tunde koken ne shenje pohimi se UNE JAM.
Po t'ja presim koken? Sepse ti me verte ia hoqe gjymtyret te tera po harrove gjene kryesore. Trurin. është truri ai qe thote me ane te gojes apo levizjes se kokes UNE JAM. Ti preve vetem mausin, tastieren dhe monitorin por nuk fike kompjuterin.
 

con man

Anëtar i ri
Titulli: Shpirti...ekziston ?

Po t'ja presim koken? Sepse ti me verte ia hoqe gjymtyret te tera po harrove gjene kryesore. Trurin. është truri ai qe thote me ane te gojes apo levizjes se kokes UNE JAM. Ti preve vetem mausin, tastieren dhe monitorin por nuk fike kompjuterin.
po truri edhe zemra jan pej kushteve fizike te te ekistuarit fizikisht ne kete bote , mos e mendoni shpirtin si diqka fizike qe shihet ose degjohet ose...
qdo tentim i yni ta spjegojm shpirtin rezulton i gabuar , jemi te sigurt per ekzistencen e tij , pra per ekzistencen ton
une e kisha permend një argument i cili megjithat ndoshta nuk ju duket i logjikshem e ndoshta edhe i gabuar po nejse

qka thoni per disa ngjarje qe na duken se kan ndodhur me par e po perseriten saktesisht ne te njejten menyr me një precizitet te jashtezakonshem se heren e par qe mendojm se na kan ndodhur
mu eprsonalisht me ka ndodh nja 2 , 3 her ky fenomen apo qka do qe është dhe jam fascionuar
 

Blloku

IMBA
Titulli: Shpirti...ekziston ?

Po re si jo, sapo i cova një sms per t'i thone qe do shkojme per dreke neser.


p.s Identiteti s'ka te beje fare me shpirtin, mos i ngatarro gjerat!
 

Alko71

Anëtar Aktiv
Titulli: Shpirti...ekziston ?

Po t'ja presim koken? Sepse ti me verte ia hoqe gjymtyret te tera po harrove gjene kryesore. Trurin. është truri ai qe thote me ane te gojes apo levizjes se kokes UNE JAM. Ti preve vetem mausin, tastieren dhe monitorin por nuk fike kompjuterin.
Po e fike kompjuterin "ti" si perdorues (shpirti) prap mbetesh, dhe "ti" nuk ke me si ti thuash dikujt matane oqeanit UNE JAM sepse te jane nderprere lidhjet e komunikimit. Edhe truri është një hardware si cdo gjymtyre tjeter. Nuk është truri ai qe thot UNE JAM sepse tru ka edhe i vdekuri por i mungon ajo energjia apo personi qe ta perdori. Tru ka edhe foshnja por nuk ka mesuar si ta perdore akoma. Njejt si me kompjuterin kur e kemi perdorur per here te pare dhe nuk kemi pasur ide per cka sherbejne shume funksione deri sa kemi mesuar t'i perdorim. Shembull me i mire jane realitetet virtuale ku secili njeri është i humbur (si foshnje) ne fillim deri sa te mesohet.
 

ricky_ch

******
Titulli: Shpirti...ekziston ?

Po e fike kompjuterin "ti" si perdorues (shpirti) prap mbetesh, dhe "ti" nuk ke me si ti thuash dikujt matane oqeanit UNE JAM sepse te jane nderprere lidhjet e komunikimit. Edhe truri është një hardware si cdo gjymtyre tjeter. Nuk është truri ai qe thot UNE JAM sepse tru ka edhe i vdekuri por i mungon ajo energjia apo personi qe ta perdori. Tru ka edhe foshnja por nuk ka mesuar si ta perdore akoma. Njejt si me kompjuterin kur e kemi perdorur per here te pare dhe nuk kemi pasur ide per cka sherbejne shume funksione deri sa kemi mesuar t'i perdorim. Shembull me i mire jane realitetet virtuale ku secili njeri është i humbur (si foshnje) ne fillim deri sa te mesohet.
Po ndalem këtu ku ke thënë se tru ka edhe foshnja por nuk ka mësuar
ta përdorë atë. Vetë me këtë tregove se duhet së pari HD të mbushet
me informata! Si mundet një Computer më i përsosur në botë të
funksionojë pa sistem operues? Shpirt ka edhe foshnja po prap ende
nuk thot UNث! Dmth, prap mbetet UNI tek truri! Edhe truri si çdo
medium duhet së pari të mbushet me INFORMATA! I zbrazët nuk punon!

Po në rregull! Po e zëmë se transplantacioni i kokës teoritikisht
është i mundur! Nëse dy persona i ndërrojnë kokat, sikurse që po bëhet
edhe ndërrimi i organeve të të tjera, çka do të ndodhte në këtë rast?
Tash shtrohet pyetja: për kend është i lidhur shpirti? Me trupin
apo me kokën? Sipas mendimit tim secili prej këtyre personave prap do
të fliste sipas kokës, pamarrë parasysh cilit trup i takonte më parë!

Unë për vete besoj në një krijues me inteligjencë të fortë, por jo kësi
soji, në fakt se shpirti është diçka imateriele dhe i është vetëm huazuar
trupit tonë!
 
Titulli: Shpirti...ekziston ?

ne si njerez DASHUROJME, URREJME, GEZOHEMI, TRISHTOHEMI dhe keto te gjitha i ndjejme me SHPIRT...
nqs nuk do kishim shpirt...sdo kishim as sentimente...
dhe njeriu pa sentimente sdo kishte jete....do ishte si një njeri "i gjall po ne kome...."
Skam çfarë ti shtoj ketij postimi....
 

albgrl

GIRLICIOUS
Titulli: Shpirti...ekziston ?

Kjo teme me kujton një ore te historire ne gjimnaz kur po studjonim per revolucionin francez dhe se njerezit filluan te mendonin se çfare ndodh me shpirtin e njeriut pasi i pritet koka. Disa thonin qe njeriu nuk jep shpirt menjehere pasi i pritet koka, por se ndjen akoma. një person vendosi te vdiste ne ate menyre qe ta bente prove dhe pasi vdiq thonin qe kur e moren koken e saj ne dore (me duket se ka qene femer) ajo e peshtyu ne fytyre. Nuk mund te thuhet me siguri se e beri me qellim apo se ishte diçka tjeter ndaj dhe le dyshime ky mendim.
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Titulli: Shpirti...ekziston ?

Interesant ky kendveshtrim ?

Ku ndodhet "shpirti", qafe e poshte apo qafe e lart ? Apo cdo pjese e gjalle e trupit tone ka "shpirtin" e vet ?

Atehere c'qenka shpirti ? Dicka qe lind me ne dhe nuk vdes kurre ???
 

HacKer-CraCker

Beast Boy
Titulli: Shpirti...ekziston ?

Patjeter qe Egziston shpirti edhe kur te vdesim shpirti do te shkoj ose ne Ferr ose ne Parajse kurse kur te vij Dita e gjykimit krejt shpirtat kan me u kthy ne trupin e tyre
 

albgrl

GIRLICIOUS
Titulli: Shpirti...ekziston ?

Kur njeriu ndjen diçka, zakonisht e shpreh me ane te fytyres, buzeqeshim kur jemi te gezuar, varim turinjte kur jemi me nerva apo te merzitur, etj etj. Shpirti (nese ekziston) duhet te jete ne te gjithe trupin, te pakten duhet ta ndjeje ne te gjithe trupin se fundja kur njeriu ka emocione truri çon sinjalet me ane te nervave dhe ne sillemi ne ate menyre te komanduar.
Mendoj qe kur te vdesim do e marim pergjigjen nese me verte shpirti ekziston apo jo. Deri tani s'ka arrit njeri qe ka kalu ne anen tjeter dhe është kthyer prap.
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Titulli: Shpirti...ekziston ?

Patjeter qe Egziston shpirti edhe kur te vdesim shpirti do te shkoj ose ne Ferr ose ne Parajse kurse kur te vij Dita e gjykimit krejt shpirtat kan me u kthy ne trupin e tyre
Hacker, nese ti vdes 116-vjec, do jesh krenar qe shpirti yt 116-vjecar do ti rikthehet trupit tend per te jetuar ne ate menyre ne pafundesi ??? :flutur:
 

Зngjεll

___________
Titulli: Shpirti...ekziston ?

Njeriu ka kerkuar gjithmone te shpjegoje thellesine dhe dimensionin imaterial te ekzistences se tij. Ka menduar qe ekziston brenda tij një gje superiore nga materia, dicka shpirterore qe mund ti jape secilit një identitet. Qe ne ndryshe e quajme SHPIRT.
-Po ju çfarë mendoni ? Ekziston ? Vazhdon te mbijetoje edhe pas vdekjes sone ?
Nese po, ju si do ta pershkruanit.
Nuk besoj ne kete gje , mendoj se kur një person vdes , vdes dhe kaq asgje me teper , i treten eshtrat , harrohet dhe kaq .
Kam degjuar neper emisione ne Tv qe shpirtrat ekzistojne apo me the te thashë por asnje gje konkrete qe te mbushte mendjen .
Mgjt kjo puna e besimit ne shpirt ka te bej shume me besimin ne Zot dhe dikush qe nuk beson ne Zot atehere nuk beson ne gjera te tilla .
 

sepse

Anëtar i ri
Titulli: Shpirti...ekziston ?

Tash, i lexova postimet, e po keqyr se te gjithe ne nuk e respektojme mendimin e tjetrit, dhe nuk e leme tjetrin te thote deri ne fund ate cka mendon se është e vertete, por do ju lutesha qe te mos harrojme se cdo mendim sado i varfer apo i ceket qofte, e ka ne brendesi te tij thelbin, nese dikush prej nesh flet dicka te gabuar, ne nuk duhet ta gjykojme, por tia respektojme gabimin duke i servirur shume menyra pike pamjesh, qe ai te zgjedhe me te mire prej tyre, dhe kete ta beje me vullnetin e tij, pa u gjykuar nga askush, se nese vazhdojme keshtu duke gjykuar e mos respektuar pa e kuptuar mire mendimin e tjetrit, nuk do shkojme asgjekundi, vecse do perfundojme tek gjeja me e keqe qe i ndodh njeriut, uni/, sa per shpirtin ka shume fakte qe thote dhe vertetojne se egziston, dhe keta fakte jane ndjenjat, fantazmat, shume njerez qe kane arritur te bejne mrekulli duke besuar me paanshmeri ne ate qe donin se shumti, dhe i kane bere keto mrekulli perpara te gjitheve, dhe mes ketyre fakteve qendron shpirti, qe është një qenie e larte, por dhe ato qe nuk e besojne egzistencen e shpirtit, kane te drejten dhe vullnetin e tyre te lire ta bejne dhe thone dicka te tille.

Ju pershendes!
 
Titulli: Shpirti...ekziston ?

Shpirti egziston... kur e kemi personin gjalle!
e keni degju ate shprehjen Te ka lali shpirt?
kur vdes robi,i thone ate e kam pas si shpirt :(
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Po sigurisht qe ekziston.
Ne jemi një lloj perberje energjie universi.
Te meshiruar per momentin ne një trup njerzor.
por pas trupit s"di sakte si do jete udhtimi i kesaj energjie,ajo qe me frikson është se nuk do kete kujtesen e duhur per te bere një zexhir kujtese dhe racionel te "jetes,kohes se saj neper stade te ndryshme te universit.
Por qe ne do jemi perseri e perseri e perseri ne ndonje forme apo tjeter,kete e besoj.
Asgje nuk zhduket thjesht tjetersohet.
 

Empire

Antarë i Respektuar
Shpirti është thjesht një krijim i krijuar nga njeriu qe e ka te nevojshme si një mbeshtetje psiqike nga mos pranimi qe një dit nuk do egzistoj me , Ajo qe njeriu quan ndjenja si daahuri inat urrejtje etj etj është thjesht një reagim i trurit te njeriut dhe asgje me teper e mbinatyrshme , derisa dicka është e pa vertetuar shkencerisht nuk mund te jet e vertet , normal teorira qe egziston etj etj mund te ket nga me te ndryshmet por jan thjesht teorira dhe imagjinata asgje me shum .
 

Ledia

❤ShKoDrAnE.4.eVeR ❤trust promise heart❤
Kur merzitemi ,qeshim ,qajme,dashurojme,lumturohemi keto ne i ndjeme ne shpirt. Nese nuk ka shpirt nuk kena si ti ndjeme keto gjana. .nese sdo kishte shpirt sdo kishte as ndjenja
 
Top