Shpikjet qe na ndryshuan jeten

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Rreth nje vit me pare, historiani, Richard Overy, publikoi "The Times Complete History of the World", nje liber ne te cilin rendit 50 pikat kryesore te historise se njerezimit, shpikjet me te medha pergjate mijevjecareve.

Nderkohe ne menyre me modeste, disa shkencetare te "British Science Association" kane paraqitur 10 shpikjet e fundit, te cilat kane ndryshuar thelbesisht boten dhe jeten tone.

GPS - Global Positioning System, perdor nje rrjet satelitesh qe ndodhen perrreth Tokes per te percaktuar me saktesi pozicionin ku ndodhet cdo marres ne planetin tone. Ne te kaluaren eshte perdorur nga Mbrojtja Amerikane, per te drejtuar zjarrin e artilierise. Ne fund te viteve 70-te, perdorimi i tij u be ne kuadrin civil. Sot perdoret per te gjetur pozicionin e makinave, anijeve ose avioneve.

WALKMAN - Nel 1979 Sony, hodhi ne treg nje lexues muzikor te quajtur "Walkman". Prej asaj kohe dashuria per muziken e disa personave ka ndryshuar thelbesisht: kush donte te degjonte melodine e tij te preferuar nuk kishte nevoje te rrinte dhe te priste apo ta ndante kenaqesine me te tjere njerez. Pergjate gjithe viteve 80-te kishte nje "boom" shitjesh te kesaj aparature, e cila doli ne pension pas hedhjes ne treg te Mp3.

Darkat para TV dhe ushqimet e gatshme
- Ne kete rast me shume se shpikje, mund te flitet per zakone te keqija moderne. Nese para viteve 70-te, perendimoret ishin te mesuar te ushqeheshin ne nje tavoline dhe te diskutonin per ore te tera, me zhvillimin e shoqerise, konsumimi i darkave te tilla u be gjithnje e me i rralle. Te hash darken para televizorit me ushqime te gatshme, tashme eshte bere zakon i familjeve.

PLAYSTATION - Ky aparat ishte nje tjeter shpikje e Sony, qe ndryshoi jeten tone dhe sidomos menyren e te argetuarit. Doli per here te pare ne Japoni ne dhjetor te vitit 1994 dhe solli ne mode gjeneraten playstation te viteve 90-te.

Rrjetet sociale- Nese te rinjte e viteve 90-te merreshin me playstation, te sotmit i perkasin "gjenerates Facebook", i cili per momentin eshte rrjeti social me i famshem ne bote. Sot miliona persona komunikojne permes rrjeteve te tilla, duke shkembyer mesazhe, foto dhe video.

SMS - Jo vetem qe kane detyruar njerezit te flasin pak, po ka krijuar edhe nje fjalor te ri (shpesh edhe te pakuptueshem) dhe nje gramatike te re. SMS-se (Short message service) tashme jane nje shpikje prej se ciles njeriu nuk mund te heqe dore.

Kartat e Kreditit
- Quhen ndryshe edhe monedha elektronike dhe garantojne siguri dhe jetegjatesi. Edhe pse ka shume mashtrues te cilet klonojne karta te tilla dhe grabisin parate e te tjereve, kartat te japin mundesine qe te shpenzosh pavaresisht se ne cilin cep te botes ndodhesh.

Mikrovalet- Jane rreze elektromagnetike me gjatesine e vales nga 1 mlm ne nje meter. Fale tyre mund perdorim telefonat celulare dhe televizoret satelitore.

Kepucet e gjimnastikes
- Ekzistojne prej nje shekulli, por ne 40 vitet e fundit jane nje mjet per te praktikuar sport dhe nje instrument mode, fale personave te medha sportive si Michael Jordan. tch
 
Back
Top