Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shpiket lëkura që nuk e shpon as plumbi

f.1208011717706_m.jpg


Peri i cergave të merimangës mund të përdoret për të prodhuar jelekë të blinduar, që të ‘mbrojnë nga plumbi’. Prodhimi i këtyre jelekëve tanimë po eksperimentohet dhe është në rrugë të mbarë, por shkencëtarët kanë një qël1im tjetër...

Me ndihmën e perit të merimangës, ata duan ta bëjnë vetë lëkurën e njeriut të fortë sa të mos e shpojë plumbi dhe të mos ketë nevojë për të veshur jelek. Vërtet, çfarë do
të ndodhte sikur gjenet e merimangave të bëheshin pjesë e gjenomit tonë njerëzor dhe lëkurën të mos e shponte dot as plumbi, as thika, as bajoneta?

Eksperimente me gjenome njerëzore tani për tani nuk mund të bëhen, pasi është e ndaluar me ligj ndërkombëtar, prandaj shkencëtarët filluan ta sintetizojnë materialin në kushte laboratorike. Mirëpo, ku do të gjendet gjithë ajo sasi cergash merimange? Kësaj pyetjeje i dhanë përgjigje gjenetistët amerikanë, të cilët mundën të siguronin gjene merimangash në ADN-në e dhive, gjë që premton se cergën e merimangës mund ta prodhojmë nga qumështi i dhisë.

Të njëjtën teknologji përdorën ata pastaj për prodhimin e fijeve të mëndafshit. Mbeti puna vetëm për të gjetur një makinë që të tirrte nga këto fije për pëlhurën antiplumb: U deshën gjashtë muaj punë për të shfrytëzuar insektet e modifikuara dhe për të prodhuar pajisjet përkatëse dhe ... pëlhura antiplumb ishte gati!

Kjo po ndodh për herë të parë në botë. Cerga e merimangës endet në tezgjah si fill i zakonshëm dhe mund të prodhohet nga ky fill një material pesë herë më i fortë se çeliku dhe shumë herë më i fortë se sa kevlari, me të cilin prodhohen tanimë jelekët antiplumb.

Etapa tjetër është transplantimi i kësaj pëlhure në pjesën e jashtme të lëkurës së njeriut dhe, edhe pse mund të shëmtohet deri diku lëkura e tyre, kanë dalë me mijëra vullnetarë. Nga pikëpamja shkencore tanimë po studiohet se si mund të reagojë lëkura e njeriut ndaj një transplantimi të tillë. Po kështu, kjo lëkurë e fortë mund të përdoret edhe për të zëvendësuar lëkurën e njerëzve në rastin e djegieve dhe dëmtimeve të tjera. /Telegrafi/
 
Pe: Shpiket lëkura që nuk e shpon as plumbi

Sa kot me duket.
Te zevendesohet mishi lekura njerezore me dicka qe sprovon gje, edhe se flitet
ne fusha lufte ndoshta, serish une sjam dakort.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back