Shkencëtarët britanikë shpikën “benzinën artificiale” e bazuar në hidrogjen, e cila në shitje mund të paraqitet për tre vjet dhe çmimi për një litër mund të sillet rreth 20 centë. Shkencëtarët në krye me profesorin Stephen Bennington, udhëheqësi i projektit, janë duke punuar në përsosjen e formulës për benzinë, e cila në tërësi mund të ndryshojë derivatin e naftës dhe në mënyrë drastike të zvogëlojnë çmimin e karburantit, shkruan “Daily Mail”.
“Në një mënyrë, hidrogjeni është karburant i shkëlqyeshëm. Në vete përmban tre herë më shumë energji sesa benzina normale, ndërsa derisa digjet, nga ai mbetet vetëm uji”, tha Bennington.
Mbajtja e hidrogjenit në rezervuar në gjende të lëngët është e shtrenjtë dhe metodë jo aq e sigurt, por shkencëtarët nga laboratori “Rutherford Appleton” nga universiteti “London” dhe “Oxford” kanë gjetur mënyrën se si ta fusin hidrogjenin e dendur në rezervuar, në formë të mikro rruazave, të cilat pastaj mund të injektohen dhe të derdhen në rezervuar sikur lëng.
“Hulumtimet e deritanishme treguan se si mikro rruazat mund të shfrytëzohen në motorët standard të automobilave, pa nevojën e ndryshime tjera shtesë. Me rastin e shfrytëzimit nuk ka emetim të gazrave të karbonit, ndërsa e tëra është shumë e ngjashme me tërheqjen me energji elektrike”, pohon Stephen Volker nga “Cellar Energy”..publialb.com