Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shpeshtohen rastet e ekstremizmit të djathtë në Bundeswehr

Shpeshtohen rastet e ekstremizmit të djathtë në Bundeswehr

gfgf-1.jpg

Kundër 550 ushtarëve gjermanë po hetohet për shkak të qëndrimeve djathtiste ekstreme. Në vitin 2019 janë shënuar 360 raste të reja, shkruan gazeta “Welt am Sonntag”.

Janë arrestuar 14 ekstremistë, ndër të cilët 8 ekstremistë të djathtë. Shërbimet sekrete kanë identifikuar 40 persona me “mangësi besnikërie ndaj Kushtetutës”. Christof Gramm ka paralajmëruar se në vitin 2020 do të publikohet për herë të parë raporti zyrtar për veprimin e Shërbimit të Kundërzbulimit Ushtarak (MAD). Këtë raport ka kërkuar së fundi i ngarkuari për çështjet ushtarake në Bundestag, Hans-Peter Bartels.
Njësitë elitë më të prekurat
Në Njësinë Speciale Komando (KSK) janë në proces aktualisht rreth 20 raste të dyshimta për ekstremizëm të djathtë. Në fillim të vitit 2019 ka pasur vetëm rreth 10 raste të këtilla, pohon Gramm për gazetën “Welt am Sonntag”. Kjo do të thotë se në KSK ka rreth pesëfish më shumë raste të ekstremizmit, krahasuar me trupat e tjera të Ushtrisë gjermane.
Gramm kundërshton bindjet se në Bundeswehr ka “një armatë në hije”. Autoritetet kanë marrë shumë seriozisht paralajmërimet dhe rastet e ekstremizmit në radhët e ushtarëve. Këto raste janë hetuar detajisht. “Kemi zbuluar edhe ekstremistë dhe persona jo besnik ndaj Kushtetutës, të cilët njihen mes tyre. Por ajo që nuk kemi mundur të konstatojmë është krijimi i grupeve për qëllime të cakutara, ndoshta me qëllime të dhunshme, të cilat do të donin të vepronin kundër shtetit tonë.”
Gramm thotë se autoritetet kanë ndërmarrë aksione të shumta, pas rastit Franco A. Prokuroria e Përgjithshme pohon se ky ushtar është futur në mesin e refugjatëve dhe është regjistruar si sirian, me qëllim ushtrimi të ndonjë aksioni terrorist. “Ky ka qenë alarmi për veprime shumë më energjike”, pohon Gramm./dw


Top Channel
 

Attachments

  • gfgf-1.jpg
    gfgf-1.jpg
    43.2 KB · Shikime: 0
  • gfgf-1.jpg
    gfgf-1.jpg
    43.2 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back