Shpërthimi në prishtinë, nuk është vepër shqiptare

Bilderberg

Anëtar i ri
KOMUNIKATث NR. 11 E FBKSH :


Prot. Nr. 0011-08-11-16 (AKT PUBLIK)



SHPثRTHIMI Nث PRISHTINث, NUK ثSHTث VEPثR SHQIPTARE,


POR ثSHTث VEPثR E QARQEVE SEKRETE SERBE Nث KOSOVث....!




Sekretariati Vendimmarrës i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), në mbledhjen e tij (të jashtëzakonshme) , të mbajtur midis 15 dhe 16 nëntorit të vitit 2008, pasi i analizoi të gjitha situatat e krijuara në të gjitha trojet etnike të Shqipërisë Natyrale, dhe më theks të vecant në Kosovë dhe për rreth saj, para opinionit publik kombëtar dhe atij ndërkombëtar, del me këto qëndrime politike, si më poshtë vijon :



1. Shpërthimi në Prishtinë nuk është vepër shqiptare, por ajo është një vepër e rradhës e qarqeve (shërbimeve sekrete) serbe në Kosovë, të cilat kanë qenë dhe janë shumë aktive në gjithë territorin e Kosovës, dhe që numërojnë një kontigjent prej mbi 5.000 vetash (ish oficerë të UDB-së dhe të KOS), të cilat veprojnë e janë shumë mirë të organizur dhe aktiv në: Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Prishtinë dhe mbi të gjitha në të gjitha enklavat serbe (Gracanicë, Cagllavicë, Ranilluk, Shterpcë....) , ku edhe gjejnë strehë dhe mbështetje morale e materiale, për të kryer akte diversioniste e terroriste brenda territorit të Kosovës dhe më gjërë, sic edhe ishte akti i tyre më i ri terrorist, te Selia e Përfaqësuesit Civil të Bashkimit Evropian, Zotit Pieter Feith, me qëllimin e tyre që, edhe këtë akt shumë të turpshëm e banal, t'ua mveshin shqiptarëve, ashtu sic vepruan (më 17 dhe 18 mars të vitit 2004), kur vetë i dogjën kishat dhe manastiret e tyre dhe për këtë u përpoqën t'i fajësonin shqiptarët, por që nuk ia arrijtën, sepse edhe atëherë ishte Departamenti për Diploaci i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), që edhe këtë kartë të fëlliqur (ashtu si kartat e tjera të mëvonshme e të fëlliqura), serbëve dhe Serbisë ua dogji në duartë e tyre, përballë bashkësisë demokratike ndërkombëtare, gjatë takimeve të rregullta e konfidenciale të deritanishme.



2. Shqiptarët, kudo që ata ndodhen (në trojet etnike të Shqipërisë Natyrale apo në diasporën shqiptare), përfundimisht duhet të binden, se politika zyrtare e Prishtinës shumë shpejt do ta pranojë Planin e Zotit Ban Ki Mun, që është një plan për ndarjen përfundimtare të Kosovës, ashtu sic ata dikur e pranuan edhe "Planin Ahtisaari", që i kishte hjedhur themelet faktike të kësaj ndarje, ndarje kjo që do të shumë shpejt do të këthehet edhe në një ndarje juridike ("de jure"), e cila (sic edhe kemi deklaruar që në vitin e kaluar dhe në vazhdim, përmes deklaratave dhe komunikata tona, si dhe shkrimeve të shumta të eksponentëve kryesorë e të shumtë të FBKSH-së), në Ballkan po na vjen rrjedhshëm, dhe e cila edhe do të na e sjelli edhe "lojën domino" dhe rënien për tokë të Parimit të Helsinkit (për mosndryshimin e kufijëve), i cili binte ndesh dhe pamundësonte zbatimin e Parimit Wilsonian (të së drejtës së vetëvendosjes së popujve), që nënkupton edhe rikonfigurimin e kufijëve në Ballkan dhe njohjen përfundimtare të së drejtës së vetëvendosjes edhe për popullin shqiptar, një e drejtë kjo e garantuar nga dhjetëra konventa e rezoluta të OKB-ve, dhe e pranuar dhe e njohur për të gjithë popujt e Botës, por që padrejtësisht (deri më tani) e mohuar vetëm për popullin shqiptar, si dhe përfundimin e kolonializimit të kombit shqiptar dhe të trojeve të tij, veprim ky që gjithashtu në Ballkan do të na e sjelli edhe krijimin e komb - shteteve etnike, si : Shqipëria Etnike, Bullgaria Etnike, Greqia Etnike, Serbia Etnike dhe Kroacia Etnike, dhe Ballkani përfundimisht nga një oazë "fuci baroti" do të shëndrrohet në një oazë paqe e stabiliteti, paqë e stabilitet ky që do të rrezatojë, jo vetëm në Evropën e Bashkuar, por edhe më gjërë, në gjithën Botën e trazuar nga krizat e shumta (ekonomiko-politike ) që janë shfaqur dhe.......



3. Sekretariati Vendimmarrës i Frontit për Bashkim Kombëtar, bënë thirrje që të gjithë këshillat e FBKSH-së dhe anëtarësia e gjërë e FBKSH-së, si dhe simpatizantët e ribashkimit kombëtar, jo vetëm në trojet etnike të Shqipërisë Natyrale por edhe në diasporën shqiptare, të rrisin vigjilencën e tyre politiko - kombëtare dhe shtojnë aktivitetet e tyre atdhetare për beteja të reja atdhetaro - luftarake, si dhe gjithashtu vazhdojmë të kërkojmë, që të gjithë shqiptarët, kudo që ata ndodhen (në tojet etnike të Shqipërisë Natyrale apo në diasporën shqiptare), pa dallim krahine, feje, gjinie, ideje dhe bindjesh politiko- ideologjike, të bashkohen rreth Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturave të tij, ndër të cilat ka qenë dhe është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH).



4. Sekretariati Vendimmarrës i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (përmes Komunikatës Nr.10, të dt. 15 nëntor të v. 2008), ka deklaruar se: Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) nuk vepron as në R. e Shqipërisë (vendim ky që do ta rrespektojë edhe në vazhdim) dhe as në R. e Kosovës, por nëse shqiptarëve do t'iu imponohet lufta (gjë që as nuk e kemi dashur dhe as nuk e duam ne të FBKSH-së dhe i gjithë kombi ynë, sepse ajo sjellë tragjedi dhe viktima), atëherë Sekretariati Vendimmarrës i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar, ku Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) është e përfaqësuar përmes Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së, do të detyrohet që konform situatave të krijuara në Ballkan edhe të anulojë vendimet e mëhershme dhe të nxjerri vendime të tjera, prandej të gjithë shqiptarët, kudo që ata aktualisht ndodhen (në trojet e Shqipërisë Natyrale apo në diasporën shqiptare), përfundimisht duhet të jenë të bindur dhe shumë krenar, se ky Komb e ky At-Mëmëdhe, ka bijë e bija që do të dijnë t'i dalin për zot dhe përfundimisht edhe ta fitojnë luftën për clirim antikolonial dhe ribashkim kombëtar shqiptar.



RROFTث SHQIPثRIA ETNIKE !


RROFTث KOMBI SHQIPTAR !


RROFTث FBKSH - AKSH !




Kryetari i FBKSH-së,


Prof. Dr. Bashkim MITROVICA (d.v.)



Zëdhënësi Politik i FBKSH-së.


Mr. Gafurr ADILI (d.v.)



Tiranë-Prishtinë , 16 nëntor 2008.

 
Kjo osht e ditne :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top