Shpallet njeriu më i shëmtuar në botë, por ndihet krenar .

PiNkY

Anëtar i Nderuar
ahaha-370x290.jpg


38 vjeçari William Masvinu mban një titull që me siguri janë të paktë ata që e kanë zili “Mister Ugly”, ose mister shëmtia, i fituar gjatë një konkursi të zhvilluar pak muaj më parë.

Burri i cili jeton në Zimbave, shpreson që ky konkurs bukurie ti sjellë fat.

“Shpresoj që të më telefonojnë për ndonjë publicitet”, shprehet Masvinu, edhe pse vazhdon të punojë si hamall në marketin e Mbare, në zonën e Harare.

Si çmim siç raporton noa.al 38 vjeçari ka marrë një natë në një hotel luksoz si dhe një çek prej 100 dollarësh të cilat i shpenzoi menjëherë, pasi nuk kishte kuptim të qëndronte në një hotel luksoz me barkun bosh.

“Të qenit i shëmtuar nuk është një mallkim, është një dhuratë që Zoti ma ka bërë, për të cilën unë jam krenar. Fytyra ime më bën të veçantë”, shprehet “më i bukuri” i të shëmtuarve.

513300-william-masvinu-age-38-ans.jpg


Gruaja e tij shprehet se William ka shumë cilësi që e kanë bërë të dashurohet me të, mes tyre, sjellja, alegria dhe sensi i humorit.

Masvinu deklaron se pamja e jashtme i ka krijuar disa vështirësi, “Nëna ime vdiq kur unë isha 3 vjeç, dhe në atë moment askush nuk donte të kujdesej për mua apo të më çonin në shkollë për shkak të pamjes sime”./NOA
 
Titulli: Shpallet njeriu më i shëmtuar në botë, por ndihet krenar .

Nuk se duket aq shemtire mo????
 
Titulli: Shpallet njeriu më i shëmtuar në botë, por ndihet krenar .

Eshte e ndaluar nga Zoti ti thuash tjeteri { o sa i shendoshe ose o sa i dopet Ai njeri!e jo me te qesesh ne faqen e nje gazete duke e injoruar nje qenje njerzore ne ket menyr .... turp per ata njerz se bejn sontazhe tilla..

Të qenit i shëmtuar nuk është një mallkim, është një dhuratë që Zoti ma ka bërë, për të cilën unë jam krenar.

lum si ky cfar mendjen te ndritur paska , vertet Allahu thot ne nuk ju shikojm fetyrat e tyre se se si duken po Zemren.






PS.Pinky nuk e kam me ty ,sepse ti vetem ke percjell lajmin sikur se do e beja dhe un..
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shpallet njeriu më i shëmtuar në botë, por ndihet krenar .

hahahah u gjelberova nga zilia.
 
Titulli: Shpallet njeriu më i shëmtuar në botë, por ndihet krenar .

Habitem që është shpallur njëriu më i shëmtuar ndoshta në Zimbawe po,
por i botës besoj se nuk është se ka shumë persona të tjerë të shëmtuar.
 
Back
Top