Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shpallen shtatë kryeveprat e trashëgimisë shqiptare

[h=1][/h] Komiteti Kombëtar i Trashëgimisë Shpirtërore, organ i ngritur pranë MTKRS-së, për të parën herë në historinë e trashëgimisë kulturore shqiptare shpalli listën e “Kryeveprave të Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore” ,në zbatim të detyrimit ligjor të parashikuar në ligjin “Për trashëgiminë kulturore”. Ajo përbëhet nga 7 dukuri, ndër më përfaqësueset në lëmin e trashëgimisë sonë shpir-tërore. Lista e “Kryeveprave të Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore”, në pikëpamje ligjore është e barabartë me statusin e mbrojtjes që ligji i jep trashëgimisë kulturore materiale përmes listës së “Monumenteve të Kulturës”, e krijuar duke filluar prej vitit 1948. Kësisoj, më në fund edhe trashëgimia shpirtërore bëhet pjesë e mbrojtjes ligjore sipas standardeve bashkëkohore, çka mendoj se do të na imponojë për të pasur në vëmendje edhe problematikën e trashëgimisë sonë shpirtërore, krahas asaj materiale.

Isopolifonia popullore shqiptare

Isopolifonia është folklor vokal, instrumental dhe koreografik dhe tipologji e trashëgimisë shpirtë-rore kombëtare shqiptare, shpallur “Kryevepër e trashëgimisë gojore dhe shpirtërore të njerëzimit” nga UNESCO, më 25 nëntor 2005. Isopolifonia është dukuria bazë muzikore në Shqipërinë e Jugut, e cila ndërtohet mbi parimin e këndimit të një apo disa zërave të ndryshëm solistikë, mbi një shtrat isoje të kënduar nga grup këngëtarësh. Tipet kryesore janë isopolifonia labe, isopolifonia toske dhe isopolifonia çame. Isopolifonia është 2-3 dhe 4-zërëshe, vokale, instrumentale dhe koreografike.

Eposi i Kreshnikëve

ثshtë tipologji e trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare dhe është një cikël këngësh legjendare i shoqëruar me lahutë, ku në qendër ka dy vëllezërit, Muji dhe Halili. Eposi konstatohet të këndohet në Malësinë e Madhe, Rranzat, Postribë, Shllak e Dukagjin, Nikaj Mërtur, Krasniqeja e Gashi, Bytyçi, Berishë, Has si dhe në Kosovë në Rrafshin e Dukagjinit me qendrat: Pejë, Gjakovë, Prizren, Rahovec, Deçan, Istog e Suharekë. Koha e formimit të tij lokalizohet të jetë përpara dyndjes sllave në Ballkan, pra parasllav dhe paraturk. Për shumë studiues, vlera e tij krahasohet me eposin homerik, sagat e Skandinavisë, Kalevalën, Nilinat ruse etj. Ai është kënduar vetëm në odat e miqve, kuvendet e burrave si dhe në festa të ndryshme, pa stimuj materialë për rapsodët. Ndër këngët e veçanta të ciklit përmendim: “Martesa e Mujit”, “Fuqia e Mujit”, “Orët e Mujit”, “Vaji i Ajkunës”, “Martesa e Halilit”, “Muji e tri zanat e malit”, “Halili pret Pajo Harambashin”, “Orët e Bjeshkës” etj. Nga shumë studiues janë vënë re ngjashmëritë e eposit tonë me poemat homerike. Ndër ta përmendim Lambertz, Shmaus, Minna Skafte Jensen etj.

Dialektet gjuhësore

Këtu hyjnë dialekti geg dhe ai tosk. Tipologji e trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare. Mbështetur Ligjit 9048, dt. 07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, folklori gojor është teksti i krijimit popullor, i pashoqëruar me muzikë, i cili lexohet ose tregohet.
Muzika popullore
Muzika popullore qytetare homofonike e Shqipërisë së Mesme – Folklor vokal, instrumental dhe koreografik. Tipologji të trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare.

Ahengu qytetarshkodran

Folklor vokal, instrumental dhe koreografik. Tipologji të trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare. Ahengu shkodran është pjesë e rëndësishme e repertorit të muzikës popullore të qyteteve shqiptare të Gegërisë. Ahengu organizohet në “perde”-shkallë muzikore specifike, të cilat janë gjithsej dymbëdhjetë. Në çdo perde gjejmë një repertor muzikor, kryesisht këngë, melodi me vegla apo dhe valle, të cilat ndërtohen mbi këto shkallë muzikore. Ahengu fillon të kristalizohet aty nga fillimi i shek të XVIII-të. Ahengu në Shkodër ka pasur një rregull të veçantë: këngëtari duhet të këndonte këngët e ahengut njëra pas tjetrës. Ahengu bëhej natën e dasmës, ditën e martesës, mbrëmjen e kurorës, deri në mëngjesin e ditës së nesërme. Ahengu shoqërohet nga formacioni i përbërë nga vegla popullore, si dhe ato të importuara.

Veglat muzikore
Mjeshtëria e punimit të veglave muzikore popullore përbën një zeje të veçantë në pamjen e përgjithshme të zejtarisë shqiptare. Deri në momentin kur filluan të hapen dyqanet e para të punimit të veglave (gjysma e dytë e shek. XIX, fillimi i shek. XX), veglat muzikore popullore punoheshin vetë prej çdo familjeje dhe në veçanti prej bartësve të folklorit. Në rrugë artizanale në Shqipëri kanë qenë prodhuar dhe ende prodhohen vegla si gajde, fyelli, culë dyjare, çifteli, sharki, lahutë, dajre, daulle, lauri, buzuk, bakllama, lahutë etj. Në shumicën e rasteve, mjeshtrat që prodhonin veglat, punonin njëkohësisht edhe për prodhime të tjera të artizanatit popullor. Profilizimi i ngushtë i mjeshtërve të prodhimit të veglave u formua rreth fillimit të shek. XX.

Vallja e vajzave dropullite
ثshtë folklor instrumental dhe koreografik. Tipologji e trashëgimisë shpirtërore të minoritetit etnik grek, pjesë e diversitetit kulturor në Shqipëri./ R Shqiptari
 
Pe: Shpallen shtatë kryeveprat e trashëgimisë shqiptare

Shqipëri kanë qenë prodhuar dhe ende prodhohen vegla si gajde, fyelli, culë dyjare, çifteli, sharki, lahutë, dajre, daulle, lauri, buzuk, bakllama, lahutë

Disa nga keto instrumente nuk i njoh fare, gjithashtu nuk e dija qe Buzuku dhe bakllamaja jane perdor dhe nga ne :) i dija instrumente greke.
Me pelqeu ky informacion,te njohim rreth Shqiperise...

Flm Zzinna
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back