Shpallen fituesit e disa prej komunave të qarkut Shkodër

WxP

Staf në FV.AL
SHKODثR, 11 MAJ - Kanë përfunduar së numëruari votat e disa njësive të qeverisjes vendore në qarkun e Shkodrës. Në KZAZ 41 për komunën Gur i Zi është shpallur fitues kandidati i AA dhe PDK, Martin Lazri me 2087 vota kundrejt kreut aktual të kësaj komune Broz Marku i AQ dhe PD-sw që ka marrë 1652 vota.
Pavarësisht se një kuti , ajo e fshatit Vukatanë, do të dërgohet në KQZ pasi është kërkuar pavlefshmëria e saj për mungesë të dy prej 5 vulave në proçes verbalet përkatëse, KZAZ 41 e ka deklaruar fitues Martin Lazrin.
Po në këtë KZAZ ka përfunduar numërimi për komunën e Dajçit ku fitues është Arben Gjuraj i AQ dhe PD kundrejt Gentian Palaj i pavarur dhe Hilë Tarja i AA e PS . Gjuraj që e drejton këtë komunë prej tre mandatesh ka marrë 1175 vota, Palaj 785 vota dhe Tarja 571 vota.
Në KZAZ 42 ka përfunduar numërimi i votave të komunës Postribë ku fitues është Faz Shabaj i AQ dhe PD me 2268 vota kundrejt 1772 vota të kandidatit të AA dhe PS , Brahim Ceka .
Në KZAZ 43 të Pukës, pas dy bashkive dhe komunave Gjegjan e Qerret, ka përfunduar numërimi dhe për komunën Iballë ku ka fituar Gëzim Vata i AQ dhe PD me 309 vota, ndërsa Ndue Doçi i AA dhe PS ka marrë 172 vota.
Në komunën Qaf Mali, Hil Kola i AQ dhe PD ka marrë 440 vota duke fituar kundrejt Pavlin Palokaj të AA dhe PS që ka marrë 361 vota.
Në komunën Qelëz ka fituar Fatmir Bala i AQ dhe PD me 582 vota , kundrejt Marash Kola i AA dhe PS me 562 vota.
Në komunën Qerret ka fituar Rrok Doda i AQ dhe PD me 846 vota kundrejt 562 vota që ka marrë Ndue Morinaj i AA dhe PS.
Në KZAZ 44 të Malësisë së Madhe kanë përfunduar dhe komunat Kelmend ku ka fituar Gjeto Daka i AQ dhe PD me 111 vota , kundrejt 69 vota të kandidatit të AA dhe PS , Adriatik اekaj.
Ka përfunduar dhe komuna Shkrel ku ka fituar Fredi Sterkaj i AQ dhe PD me 1197 vota , ndërsa Sokol Vulaj i AA dhe PS ka marrë 193 vota .


Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top