Shkruan për shaka “kam fshehur trupin”, mesazhi i shkon policit

LeVoyageur

Once upon a time...
Një 14-vjeçare nga Rogers, në shtetin amerikan të Arkansas, donte të bënte një shaka.

Ajo mendoi se do të ishte diçka zbavitëse të dërgonte një mesazh, në drejtim të një numri çfarëdo, me tekst në të cilin shkruhej: “Trupin e fsheha... Po tani?”.

Shakaja duhet thënë se nuk shkoi në mënyrën më të mirë.

Nga të gjithë numrat e mundshëm vendas, vajza faktikisht zgjodhi atë të një polici hetues.

Agjentët menjëherë lokalizuan shtëpinë e 14-vjeçares nëpërmjet celularit.

Gjatë pyetësorit vajza shpjegoi idenë e vërtetë të mesazhit, por në krahun tjetër agjentët nuk e panë aspak zbaviste diçka të tillë, pasi atyre u kushtoi disa orë investigim diçka e tillë.

E megjithatë në përfundim të pyetësorit vajza u la sërish e lirë.

r.b/NOA
 
Back
Top