Shkrimtare shqiptare ! Artan Mullaj!

milva

Anëtar Aktiv
Artaj Mullaj është gazetar, piktor shkrimtar dhe aktivist. Është autor i disa romaneve të vlerësuara nga kritika dhe librave me natyrë filozofike
Artan Mullaj ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, ku u dipllomua si inxhinier elektrik për energjitikën. Në vitin 1992 emigroi në Itali e më pas në Greqi, ku konkuroi dhe fitoi të drejtën e studimeve në institutin ”Karapiperios“ të artit bizantin figurativ, në degën e ikonografisë.
Në vitin 1996 u dipllomua si piktor ikonograf dhe fitoi të drejtën e ushtrimit të këtij profesioni.
Ka realizuar në vazhdim piktura murale në 17 kisha të reja ortodokse në qytete të ndryshme të Greqisë, midis të cilave, objekte të tilla të rendësishme si katedralen e qytetit të Katerinës dhe Selanikut.
Në të njejtën kohë ka ndjekur seminare gazetarie dhe është angazhuar me shkrime të ndryshme analitike në media të ndryshme shqiptare dhe evropiane.
Është anëtar i Federatës Botërore të Gazetarëve
Në vitin 1997 u publikua romani i tij i parë “Pa ty“, i cili u mirëprit nga publiku shqiptar, duke qenë në krye të shitjeve për disa muaj në Tiranë, ku edhe u ribotua.
Në vitin 2000 botoi romanin e dytë “Fundi i botës”.
Në vitin 2002 përkthehet në greqisht dhe botohet në Selanik romani i tij "To keno tia apousias sou", që u rradhit ne krye te shitjeve dhe bëri jehonë në Greqi.
Në vitin 2007 botoi romanin e tretë, “Boshllëku i mungesës tënde”.
Ne 2010 botoi romanin “Varri i pagëzimit”.("Toena")
Ne vitin 2014 publikoi romanin "Enigma e dhimbjes"(“Morava”)
Ne vitin 2015 botoi vellimin e pare "Shprehje te ndryshme filozofike, poezi, pasazhe"
Ne 2015 botoi romanin "Dashuri ne Kosove"
Ne vitin 2016 botoi vellimin e dyte "Thenie te ndryshme filozofike, poezi, pasazhe, piktura".
 
@milva me sa pashe qenke mesuese dhe besoj qe je e gjuhe-letersise.....kto librat qe ke hedh me foto e cmimin e shitjes i kane ngel ne magazine dhe po j'u ben reklame?
 
Jo zemer ishte se bashku me cmimin dhe nuk e shmangia dot!Ai eshte nje shkrimtar shume i mire dhe nuk ka stoqe,i shiten librat ,meqe dikush nuk e njihte e solla,por edhe po ta lexoni do kenaqeni ,ka shume shprehje te bukura filozofike! Po si mesuese e gjuhes dhe letersise ua rekomandoj,cdo liber!
 
Jo zemer ishte se bashku me cmimin dhe nuk e shmangia dot!Ai eshte nje shkrimtar shume i mire dhe nuk ka stoqe,i shiten librat ,meqe dikush nuk e njihte e solla,por edhe po ta lexoni do kenaqeni ,ka shume shprehje te bukura filozofike! Po si mesuese e gjuhes dhe letersise ua rekomandoj,cdo liber!
e sheh me njehere e dallove qe jam si zemer ? librat kane te miren e vet por me e tepru naj here iken jashte realitetit te jetes
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top