Shkrimi me dorë apo me tastierë – më i mirë për trurin?

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Shkrimi me dorë apo me tastierë – më i mirë për trurin?


doreshkrim apo Pc.jpg


Në universitetet Princeton dhe Los Angeles janë bër hulumtime në mënyrë që të zbulohet ndikimi i letrës dhe i lapsit, përkatësisht i tastierës në trurin tonë. Ka rezultuar që shkrimi me dorë në vend të shkrimit në tastierë, zhvillon trurin dhe i ndihmon që ta kuptojë më mirë lëndën.


Studentët të cilët shënimet i kanë shkruar me laps, më mirë kanë mbajtur në mend dhe e kanë kuptuar atë që kanë shkruar, mirëpo është treguar se janë edhe më të gatshëm për pranim të ideve të reja.


Në studimin tjetër, të bërë në Universitetin Indianapolis, shkencëtarët kanë skanuar trurin e fëmijëve të cilët kanë shkruar me laps dhe të atyre të cilët kanë shkruar në tastierë. ثshtë treguar që aktivitetet e trurit janë më të fuqishme te fëmijët të cilët kanë shkruar me laps.


Psikologët dhe neurologët u rekomandojnë prindërve që fëmijëve të tyre t’ua kufizojnë përdorimin e tastierës, kompjuterit dhe të telefonave të mençur dhe që në dorë tua japin lapsin, ngjyrat dhe brushat në mënyrë që të zhvillojnë jo vetëm trurin e tyre dhe kreativitetin, por edhe motoriken.


/TE/
 
Ajo dihet cfare e shkruan me doren tende,(qofte dhe ajo qe thote presori apo dikush)truri e memorizon me mire se sa cfare lexon te shkruar ne nje liber apo format.
Ndersa nese shkruajme dy copeza, njera me laps tjetra me tastier,per mendimin tim ajo e shkrimit me dore ka me lodhje,me i avasht.
Ndersa me tastiere eshte me i shpejte me i lehte shkrimi.
Besoj qe memoria ne te dy rastet eshte pak shume e njejte.
 
Prandaj jam inteligjent i madh :p ,se me shkrimin e dores i bej 150 shkronja ne min :D

Ku ne makine shkrimi eshte thyer rekordi diku te 515 germa ne min (m'duket) :)
 
kush ka mbajt shenime ne universitet te ngre doren???
jo vetem shpejtesi ne shkrim por ne degjim memorizim e ne interpretim e kuptim te adaj qe ti vete ke shkruar.... vite te arta... sa me mungojne....
 
Kush eshte ai/ajo , qe nuk ka mbajtur shenime ne universitet, te ngre doren ? pasi eshte e pamundur.... ose me qarte nuk ka menyre tjeter . lool


Puna me dore eshte gjithmone me e sakte , kshuqe me domosdo qe ngelet edhe me e mira per trurin.

( Ne pergjithesi nuk jam e dhene pas teknologjise, dhe i urrej ato design qe pothuajse c'do gje eshte gati..... dhe te duhet te plotesosh shume pak detaje ne to ... jane useless and u are more likely to fail or make lots of mistakes . )
 
sigurisht dihet akoma mbaj shenime me laps. si dhe projektet pa e skicuar njeher ne butter paper nuk filloj kurre ne autocad. ama kam patur 1 shoqe qe punonte direkte ne kompjuter per cdo gje. Une jam perdoruese e mir e programeve te ndryshme, shkruaj shpejt si me cel apo pc ama serish first thinking qofte shkrim apo qofte pune grafike esht perher ne bllok, mundesisht me "technical pen"
 
Me tastjere,pertoj te shkruaj me dore..ndersa me tastjere edhe sy mbyllur shkruaj :p


prandaj dukesh nganjeher sikur shkruan nga gjumi... : )
 
Me pelqejne njerzit qe kane nje kaligrafi te mire ne shkrim dore!!
:)
Ska si shkrimi me dore!
 
Me shume kureshtje kam t'ju shoh shkrimin antareve,se sa fotot. :D

:)

Une skam shkrim te mire!! :)

Ti ama shkruan bukur!
Ka kohe qe skemi lexuar ktej shkrim dore nga ti. Mos na harro! :)
 
Une skam shkrim te mire!! :)

Ti ama shkruan bukur!
Ka kohe qe skemi lexuar ktej shkrim dore nga ti. Mos na harro! :)

Ballancoje. :)

Efkaleminderit,por nuk eshte kaligrafi.

Kur lexoj shkrimin e tim eti ,,,,,,,,,,,tani :( e gjithkush qe ka pare shkrimin e tij jane shtang.
Kaligrafia eshte art. :)
 
Kur ka njerëz që shtypin rreth 200 shkronja në minut, atëherë
pyetja në fjalë mund të themi se nuk pin edhe aq shumë ujë.
Në anën tjetër, nëse truri memorizon më shumë kur shkruajmë,
atëherë çfarë roli luan leximi, kur të gjithë e dijmë se sa është
i shpejt ai? Athua nuk memorizojmë fare? :)

Për mendimin tim, krejt është tek përsëritja, trajnimi etj..., pra trajnimi
e bën edhe të pamundurën të mundur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top