Shkrime të ndryshme...

Dëshira për të dhënë e bën njeriun të lulëzojë. Dëshira për të zotëruar e bën atë të thahet.
IMG_20221020_081830.jpg
(A-Jodorowsky)
 
"Hesht në do! Në do bërtit! Qaj në do! Në do qeshu! Mua hiç s’më bën!
Se unë të gjitha i provova. Heshta, heshta unë se forcë s’kisha. Foli zemërbutësia e mua gojën ma mbylli. Bërtita, po bërtita, ishte shpirti im që klithi. Qava? Se di sa, aq qava... Shumë qava. Qesha?? Po edhe qesha, qesha me veten pse aq fort qava"
IMG_20221023_101405.jpg
 
"Hesht në do! Në do bërtit! Qaj në do! Në do qeshu! Mua hiç s’më bën!
Se unë të gjitha i provova. Heshta, heshta unë se forcë s’kisha. Foli zemërbutësia e mua gojën ma mbylli. Bërtita, po bërtita, ishte shpirti im që klithi. Qava? Se di sa, aq qava... Shumë qava. Qesha?? Po edhe qesha, qesha me veten pse aq fort qava"
Shiko fotografinë 1953132
Faleminderit per postimet e bukura qe me jep mundesi ti lexoj🙏
Une lexoj shume prz ndoshta edhe dy libra ne jave kam lexuar ndonjehere.
 
Faleminderit per postimet e bukura qe me jep mundesi ti lexoj🙏
Une lexoj shume prz ndoshta edhe dy libra ne jave kam lexuar ndonjehere.
Librat të hapin horizont 🤗
Flm edhe ty për temën ku mund të mbledhim shkrime..🤗
 
- Ne duhet të jemi mirënjohës ndaj njerëzve që na bëjnë të lumtur. Ata janë kopshtarët e zhytur në mundime dhe mendime, që e bëjnë shpirtin tonë të lulëzojë.
- Muzika është ndoshta shembulli më unik i asaj që mund të ketë qenë hyjnore, nëse nuk do të kishte ardhur shpikja e gjuhës, formimi i fjalëve, analiza e ideve, komunikimi i shpirtrave.
- Lumturia është e dobishme për trupin, por është dhimbja që zhvillon fuqitë e mendjes.
- Shpesh është mungesa e imagjinatës që e ndalon njeriun të vuajë shumë. Mos ndaloni së kërkuari atë që dëshironi ose do të përfundoni duke dashur atë që arrini të gjeni.
- Në realitet, çdo lexues është çfarë ai po lexon, lexuesi i vetvetes.
Puna e shkrimtarit është thjesht një lloj instrumenti optik, i cili i ofron lexuesit të mundësojë që ai të dallojë se çfarë është ai, pa këtë libër.
- Bota nuk u krijua një herë, por sa herë që vinte një artist origjinal.
Ne punojmë vazhdimisht për të formuar jetën tonë, por pavarësisht nga vetë kopjimi, ne dizejnojmë tiparet e personit që jemi dhe jo atij që do të donim të ishim.
- Në dashuri nuk mund të ketë qetësi, sepse përparësia e fituar nuk është gjë tjetër veçse një pikënisje e re për dëshirat e reja.
- Librat e vërtetë duhet të jenë fëmijë jo të dritës dhe mashtrimit, por të errësirës dhe heshtjes.
- Leximi na mëson të rrisim vlerën e jetës, një vlerë që ne nuk kemi qenë në gjendje ta vlerësojmë dhe madhështinë e së cilës e realizojmë vetëm falë librit.
- Ju nuk e doni askënd kur jeni i dashuruar.
- Gjithmonë përpiquni të mbani një copë parajse mbi jetën tuaj.
- Le t'ua lëmë gratë e bukura burrave pa imagjinatë.
- Leximi është ajo mrekulli e frytshme e komunikimit në mes të vetmisë.
- Ne vuajmë nga vuajtjet vetëm duke e provuar atë në mënyrë të plotë.

Maksima nga Marcel Proust
Në shqip; A- Vataj
 
...ne nje bote te semure, per te semuret, te semuresh e te vdesesh pa qene i semure 😉🤔🤔🤔
 

Attachments

  • A4AB8E80-53D9-455D-B4C6-D1B6EE39CA58.jpeg
    A4AB8E80-53D9-455D-B4C6-D1B6EE39CA58.jpeg
    124 KB · Shikime: 3
Sa ma shume njoh Fishten aq me shume ndihem shqiptar, sa me pak njeh fishten aq me pak je shqiptar!
 

Attachments

  • 2E35B806-CE10-4964-9A91-6B78D22AA635.jpeg
    2E35B806-CE10-4964-9A91-6B78D22AA635.jpeg
    233.6 KB · Shikime: 2
Gdhendjet ne gure ne muret e tempullit Varamurthyeswarar ne Tamil Nadu (Indi) pershkruajne procesin e konceptimit dhe lindjes se njeriut....he pra nga e dinin
 

Attachments

  • 394C997C-42C1-4036-8B6D-806C3A40DC11.jpeg
    394C997C-42C1-4036-8B6D-806C3A40DC11.jpeg
    347.4 KB · Shikime: 6
Humor sjane fare vllai, ato tregojne boten e smure ku jetojme😉
Ka teme per kete se jam i ri ne forum
Kjo teme eshte Letersi, art, kulture.
Ju postimet tuaja qe sigurisht kane nje domethenie dhe nje analogji te percaktuar, mund ti postoni diku tjeter jo ketu, s' ka ndonje gje te keqe.
Ju pershendes!
 
Kjo teme eshte Letersi, art, kulture.
Ju postimet tuaja qe sigurisht kane nje domethenie dhe nje analogji te percaktuar, mund ti postoni diku tjeter jo ketu, s' ka ndonje gje te keqe.
Ju pershendes!
Shiko e dashtun pa desh me ba polemika sepse nuk me intereson, por desha te pyes si quhet TEMA???

Ok se po e shikoja tashti qenka te kategoria e leterise. Mea culpa! tung
 
A ka ndonje tjeter qe mendon si mua
te jete e lumtur qe ka lindur
Grua ?
Te kete nje emer dhe te nderroje
mbiemer
te fluturoj mbi ré qe ka lindur
Femer ?
Me thoni c kane lulet me shume
se ne
nese ato celin e lulezojne
mbi dhē
Edhe ne bekojme krijesen
E re !
Ju nuk me besoni them
e lumturuar
Do te isha lutur nese s isha grua
edhe vete Zotit per t me shenderruar !
Ej Bote e shurdhuar
s me degjon ti , mua
me kane thirrur Nene
fill pas emrit Grua !
Bota para tyre me esht dukur
Therrime

Se yjet qe linda

U bene Bota ime !

Anna. L. O
 
Po ju si e perceptoni veten, si nje copez apo pjese e kesaj bote, ku me deshire apo jo i perket?
Shiko, mundohem te mos e perceptoj fare, mundohem t'ia mbush mendjen vetes qe eshte vetem nje loje edhe vete jeta, po e tille, se perndryshe po ti bej nje prejre logjike profilizuese te asaj cfare shoh cfare lexoj e cfare ndodh do te ishte e damshme per shendetin tim. Sot shumica e njerzeve vuajne nga Atako di Paniko e semundje te ngjashme....etj etj
 
Shiko, mundohem te mos e perceptoj fare, mundohem t'ia mbush mendjen vetes qe eshte vetem nje loje edhe vete jeta, po e tille, se perndryshe po ti bej nje prejre logjike profilizuese te asaj cfare shoh cfare lexoj e cfare ndodh do te ishte e damshme per shendetin tim. Sot shumica e njerzeve vuajne nga Atako di Paniko e semundje te ngjashme....etj etj
Shume e vertete dhe se fundmi lexova ne nje artikull "qe po shtohen rastet me Atako Paniko"
Sa per te ardhur keq, kur kjo bote anon cdo dit e me shume nga e keqja.
Vret cdo dit e me shume te miren ne te gjitha menyrat"
Por, duhet force per te mos pagezuar veten me te keqen e botes.
 
VETËMIA IME ËSHTË ME MUA

Vetmia ime nuk është vetëm:
rri me mua.
Më shoqëron kudo
Unë shkoj: ajo fle në shtratin tim
ha nga dora ime: merr frymë
ajrin që thith.
Ajo më flet me zërin tim
ec si une eci
ndjen atë që ndjej.

Vetëm një herë vetmia ime
ajo u largua nga unë
ajo më braktisi: ajo u largua.
Ishte ajo mbrëmje që u takova
me dashurine time.
Muaj e muaj pa vetminë time
Natë pas nate me dashurinë time të madhe
duke zënë hapësirën
e braktisjes
Derisa një ditë mbaroi gjithçka
si gjithmone perfundojne
dashuritë e përjetshme:
Papritur.
Dhe tani
U ktheva në shtëpinë time
Vetmia ime më pranoi
me krahë hapur
nuk me tha asgje,
ajo më mban mbrapa vetes,
me perqafon,
me ngushellon.
Ajo qan me mua...

Web
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top