Shkrime të ndryshme...

Nga dashuria që kam për ty,
Mund të të shquaj edhe në mjegull,
Nga dashuria unë ktheva sytë,
Xhind, bohem, djalosh i rregullt.

Nga dashuria në qiell u shtriva,
Me kokë në diell unë fjeta gjatë,
Dhe s’u pendova që aq të desha,
Ndërmend e kam të të dua prapë.

Nga dashuria ditët e gjata
Në bukë i ktheva dhe gurë tespije,
Me to të gjallë e mbajta shpresën,
Me to sfidova ankthin në pritje.

Nga dashuria në qiell u shtriva,
Me kokë në qiell unë fjeta gjatë,
Dhe s’u pendova që aq të desha
Ndërmend e kam të të dua prapë.

Teodor Keko
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://youtu.be/5a4WRRrI1EY?si=KCxQMo5aIV2imOQc

Edhe si kenge eshte fanastike....
 
Shumë ndjenja do të flejnë, por kurrë nuk do të vdesin
Disa të dëbojnë, por gjithë jetën të presin
Ndieje zërin e tyre, mu atëherë kur s'të flasin
Disa të ftojnë me zemër, se më zë dot s'të thërrasin
Disa të ftojnë me zë, por ftesa e tyre s'të duhet
Dëgjoje gjithnjë atë që nuk mund të thuhet
Shihe gjithnjë atë që nuk mund të shfaqet
Dhembja s'është e dukshme, por e pamohueshme
Të bën t'i dorëzohesh shijes së padëshirueshme.

Nga toka e kufizuar shih qiellin pa kufi
Dielli nuk e lë hanën pa dritë në këtë qenësi
Nëse dikush s'ka dritë, por dritën mund ta pranojë
Mos e lër në errësirë, bëje të ndriçojë
Për hir të Dashurisë hana nga dielli ndriçohet
Dhe mbetet e dukshme, në cilëndo formë që shikohet
E jashtmja është gjurmë që për të brendshmen diç thotë
Edhe kur shfaqet gjysmë, hana mbetet e plotë.

Fatmir Muja, "Fjalët e një kalorësi"
 
Postim brilant♥️
 
Deshire dhe Heshtje

Tej dritares është ngrohtë
njerëz janë ulur në tavolina
qyteti nis e del prej vetes
në rrugë bredhin klube e makina

Nuk është e thënë të jem krejt i vetëm
s'është e thënë të jem as vet' i dytë
me miq të rastit po më mbushët nata
një vënd do gjej ku të çlodh sytë

Kam ftohtë e s'të shoh pranë
mendoj, mendoj se si
avujt e ngrohtë të frymës sime
si zogj të bardhë e të vërbuar
mbërrijnë tek ti.

Në ëndërr vijnë e qetë këndojnë
e unë, me syte pak mbyllur rri
kokën ngre lart, dëgjoj ngadalë
këngën e hënës të brishtë si zanë
që solle ti…

E di pse hesht hija ime
e di që lotët s'flasin kurrë
prandaj dëgjoji dhe fjalët e mia
në heshtje këndojnë dhe ata si unë

Pas pak ngadalë do të iki
që lotët të shkoj ti fshij diku
këtu pranë, mbase atje larg
pas pak ngadalë do kthehem unë

Ervin Hatibi
 
Ti qave dhe me the me zë te ulet
Se une te trajtoja si prostitute.
Athere loteve te tu s'ua vura veshin
Te desha, pa ditur se te desha.

Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk,
Athere kuptova c'kisha humbur,
C'kisha fituar kuptova gjithashtu.

Me rrezellinte si smerald merzitja,
Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re...
Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
Sepse seicila m'e bukur se tjetra qe.

Se ish i tille ky koleksion bizhush
Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish.

Ismail Kadare
 
Te pres ! Pa ty nuk mundem te jetoj !
Perse keshtu kjo ndarje , kjo largesi!
me ndrydhet zemra dua ta cliroj
e pushtuar , peng – eshte pa ty!
 
Për të ajo dukej aq e bukur, aq joshëse dhe aq ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, sa që ai nuk mund ta kuptonte se pse askush nuk shqetësoj si ai, nga kërcitja e takeve të saj nëpër rrugën me gurë, pse zemra e askujt tjetër nuk ishte e tërbuar nga flladi i tërbuar që vinte nga velloja e saj, pse askush tjetër nuk çmendej nga nga lëvizja e gërshetave të saj, nga fluturimi i duarëve të saj, nga floriri i buzëqeshjes së saj.

Atij nuk i kishte shpëtuar as edhe një veprim dhe as një shenjë e karakterit të saj, por ai nuk guxoi t’i afrohej asaj, nga frika e prishjes së kësaj magjie.”

/Dashuri në kohën e kolerës/
 
Ka dicka te trishte ne buzeqeshjen tende sot, grua..
Ne ecjen tende , dicka te trishte ka po ashtu..
Thua vjeshta hyre ka neper damaret dhe venat e tua..
Qe vjeshte solle ketu..?!

Dicka te trishte ka,ne zerin tend sot, grua..
Ne shikimin tend, ka dicka te trishte po ashtu..
Me lejo te them ,se une vjeshten e dua..
Por vjeshta ne ty..me mbyt..

Ndoshta nuk me kuptove se c'dua te them, grua..
Se ndoshta ti forcen tende se di..
Por une dhe bota, nevoje kemi per buzqeshjet e tua..
Ndryshe akullnajat mund te zbresin serisht..

Amarildo Pregapuca
 
Njeriu fillon jetën e tij, plot dashuri, butësi, optimizëm dhe besim.
Kjo pranverë emocionale gradualisht shteron në zemër e tij derisa ai rritet, dhe me kalimin e kohës kthehet në një plak të vjetër, egoist, koprrac i cili nuk ndjen gjë tjetër veç interesave të tij personale.
Arsyeja është se ëndrrat e tij dhe emocionet e pastra përplasen herë pas here me zhgënjim dhe e lëkundje të besimit në botën dhe në njerëzit.
Miku e tradhton, e shoqja e genjen, shoku e shfrytezon dhe nuk gjen më rezerva emocionale në zemer për të mbuluar këto deshtime, nuk mundet më të ruaj buzeqeshjen dhe optimizmin, për rrjedhojë fillon të humbë freskinë, thahet, egërsohet dhe zemërimi i tij kthehet kundër gjithë gjithë botës.
Arsyeja e kësaj është, mos gjetja e butësisë së mjaftueshme në jetë, as në në zemër, as tek miqët dhe gjithë kjo e sjell falimentimin!
Zemrës së madhe nuk do të duhej t’i ndodht kjo, sado do që të rritet e të vjetërohet, sepse një zemër e madhe gjen në vetvete aftësinë për të ofruar gjithmonë butësi, pavarësisht se çfarë i ndodh dhe sado goditje që merr.
Problemi që kemi të gjithë është... nevoja jonë për dashuri!
Nga libri: 55 probleme dashurie
Dr.Mustafa Mahmud

417507117_10226735468667794_8475903978567103149_n.jpg
 
Shiko fotografinë 2212994
Sa shum e vërtet!
 
Nga Petrit Ruka

Kur të vdes unë mbyll derën dhe pi e pi atë natë
Hapi shishet e verës që nuk pimë dot bashkë
(Uh, sa na mbeten, një kantinë e tërë,)
Pi edhe shamë që të tradhëtova me vdekje
Burrë i pabesë, …si uji në rërë…
Lexo nja dy këngë të miat, të trishta
Pastaj grisi dyshemese
(Pa pikë mëshire, pa lotë,)
Më shaj që nuk të këndova siç e meritoje,
S’t’u bëra poeti më i mirë në botë.
Për inatin tim nxirri gjinjtë jashtë këmishës
Më thuaj: ja ku i kam akoma plot jetë,
(Ç’t’i bëj tani pa ty, zuzar,)
Po tashmë kam ikur e si të ta them
Që për to do të rrotullohem
Edhe brenda në varr…
Kur të vdes unë mos ma fal
tradhëtinë e fundit me vdekje,
(Atë më të poshtrën, më të pabesën.)
Veç mbaje një sy hapur tek dritarja, se s’ dihet,
Mund të bëj marrëveshje …e të vij
…Me vesën…
 
Algert Siqeca

E marr dashurine ne duar,
ta zeme, si nje pikture
E kthej sa majtas aq edhe djathtas
E afroj ne dritare
per me teper drite
E vendos me lart, varur ne mur
e me pas pjerrtazi ne komodine,
por ajo nuk ndryshon
Eshte cdo here
ngjyra e syve tu
harku i Kupidit ne buze ku ne te gjej qetesine
Era e gushes tende, dashuria
Floket ne diell, shtrire ne shpine
ose dielli kur mplekset ne ta
ose cdo mish mash erotik mbi floket
dhe diellin tend
Ankesat e tua shpesh pa kuptim
Hija dhe ecja, fryma jote dhe jeta ime ne ty
Ti je aorta e te tanishmes sime, vajze,
dhe pse jo, e cdo te ardhmeje
Dera ku hyj ne esencen e jetes
Je justifikimi i bindshem qe vdekja
te shtiret sikur nuk me ka pare,
te kerkoje nje mije pretekste
midis fese dhe shkences
sa per sy e faqe
 
Mërzitë e mia janë të heshtuna,
mbështjellun me një buzëqeshje,
strukun nën një gjest të brishtë,
të rranjosuna thellë, aq thellë sa nuk ka gja që i shkulë.

Nuk di me u nda me to
i mbaj gjithmonë në një cep të shpirtit,
larg prej gjithkujt,
sepse ka ndonjë çast,
vjen ndonji natë,
e m'ngufet në gjoks një vorbull
që s'ka stuhi që i ngjan,
plasë, furishëm, deri në amë
mandej strukem nën hijen teme
që rrin ende në kamë.

Të kam vrejtë,
ti s'mundesh as me marrë frymë
ba me ti thanë.

Arjola Zadrima
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top