Shkrime të ndryshme...

Happyheart

Antarë i Respektuar
Jam tuj mësue mos me reagu për gjithçka që më shqetëson.
Jam tuj mësue se nuk kam nevojë me lëndu këdo që më ban keq.
Nganjëherë asht shenjë e madhe pjekuniet,
me u largue prej çkado që më provokon shqetësim dhe më prishë qetësinë e mrendshme.

Jam tuj mësue se energjia që harxhoj për të gjitha gjanat që insistoj,
më lodhë dhe më pengon me përqendru energjitë në gjana ma të dobishme për mue.
Jam tuj mësue që nuk mundem me ju pëlqy të gjithëve,
e kjo asht krejt në rregull.
Jam tuj mësue se mos me reagu nuk don me thanë me pranue, por me shmangë diskutime të panevojshme.

Jam tuj mësue me i kuptue mësimet e jetës,
po mësoj prej atyne që janë të ndryshëm prej meje.
Jam tuj zgjedhë me kenë ma e mirë.
Jam tuj zgjedhë qetësinë teme,
sepse asht ajo çka kam ma së shumti nevojë.

Nuk due ma drama.
Nuk kam nevojë për askënd që më ban me u ndje sikur nuk i mjaftoj.
Jam tuj mësue më zgjedhë nëse due grindje apo diskutime.
Shkoj përtej, nuk jam.

Jam tuj mësue se shpeshherë mos më thanë kurgja, i thotë të gjitha.
Jam tuj mësue se me ju përgjigjë provokimeve, më ban keq,
dhe i jep pushtet një tjetër personi mbi emocionet e mia.
Nuk mundem me kontrollu çka të tjerët thonë,
por mundem me vendosë si me reagu ose si me menaxhu e zgjedhë
nëse kanë apo jo randësi për mue.​

Jam tuj mësu se në shumicën e rasteve këto situata nuk kanë lidhje me mue,
por ma shumë me të tjerët.
Jam tuj mësue thjeshtë me u dashtë
dhe jo me u shkatërru.
Nganjëherë asht ma mirë me heqë dorë dhe me i lanë njerëzit me shkue,
sidomos nëse këto marëdhanie nuk kanë mundësi me ekzistu pa shumë shpjegime.

Jam tuj mësue se jeta bahet ma e thjeshtë kur nuk përqendrohem tek ajo çka ndodhë rreth meje
por ma së shumti mbi veten teme.

Me punue me veten dhe për paqen teme të mbrendshme
më ban me kuptue që mos me reagu për çdo gja të vogël që më shqetëson,
asht hapi i parë për me jetue një jetë të shndetshme dhe të lumtun.

Deborah Doca
 
Më mungove edhe sot
ditët e mungesës tënde numeroj
Më ngjajnë të gjata , më të gjata se ditenata ,
me të gjata se njezetekateroreshe
me ngjajnë me ditë qe s’dinë të mbarojnë
terhiqen zvarë me njera tjetren
por jo nuk mbarojnë.

Më mungon e nuk e di ne ta thashë
e vetme me heshtjen kuvendoj
asaj kam filluar ti them se kur me mungon
por e lodha edhe heshtjen
këto dite heshtja ka mbyllur veshët
ka filluar më s’me degjon …

Më mungon , akoma edhe me shume
s’di si ta them në ç’gjuhë,
se sa më mungon
më mungon ashtu si dielli mengjesit
që dilte heret mbi autostrade dhe
nga dritarja me xham hapur më rrezëllonte s’e shoh më,
si dielli rrezëlloje, po ja ke filluar me mungon.

Më mungon ajo fjala jote
më mungon dhe s’di pse
më vret kjo mungese, kjo harresë
më mungon s’gjej fjalë të bukura të të them
më mungon eshte si ndjenja që dot s’të thotë sa mungon por ta shpreh
eshte e sinqerte, më mungon , më mungon …
 
Sonte, nuk do të bëj dashuri me trupin tënd, sonte vetëm do të të shoh , do shoh trupin tënd ashtu të zhveshur, pa bluzën e bardhë me lidhëse, pa sytjen me dantele, dhe pa kanotiere. Sonte do ta shoh trupin tënd ashtu me lakuriqësinë e tij, ashtu mish e lëkurë me pore të imta, atë lëkurë pakež të rrudhosur në ngjyrë të bezhtë. Sonte do ta shoh trupin tënd nën dritën e zbehtë , sonte do të shoh të gjitha cepat, të gjitha përsosmëritë e tua, të gjitha piklat e vogla ngjyrë kafe, të gjitha nishanet e tua , madje edhe ato nishane të fshehta thurrur lëkurës tënde, ato nishane që vetëm unē ti njoh, të gjitha të gjitha dua ti shoh, sonte, dua të bie në dashuri me lëkurën tënde, me butësinë me shkëlqimin e saj.
Sonte nuk do të bëj dashuri me trupin tënd, sonte do ta përpij me sy trupin, dhe nata do të mbarojë aty.
 
Ka shumë momente kur ti ulesh këmbëkryq të dëgjosh botën mbarë, të degjosh hallet e çdo kujt, të gjithë vinë të rrëfehen tek ty dhe ti dëgjon me shpirt të hapur, ama ka një moment të vetëm kur ti do një njeri të vetëm të të degjojë ty, ke nevojë për një sup që të ndash dhimbjen, dhe ai sup nuk është aty.
 
Pritjet tona nga fëmijët mund të jenë kaq të larta kur, mjaft shpesh, ata pasqyrojnë atë që bëjmë ne. Mund të mos e shohim si të rëndësishme atë që po bëjnë ata, por është e rëndësishme për ta. Kjo nuk do të thotë se ata nuk duhet të bëjnë atë që kërkojmë ne, por nuk do të thotë se ne duhet të marrim parasysh atë që ata po bëjnë. Nuk mund të presim që ata të heqin dorë nga gjithçka dhe të përgjigjen menjëherë. Jepu atyre paralajmërime kur duhet të bëjnë diçka tjetër. Ose jepuni atyre opsione se kur mund të bëjnë atë që po kërkoni. Kjo në të vërtetë është vetëm trajtimi i tyre me respektin që ne të gjithë duam.
The Therapist Parent.

342525851_1186873601911415_6129250109174295572_n.jpg
 
Po ti ke dashuruar ndonjeherë?
Pyetën kurvarin.
Një herë dikur, shumë kohë më parë dashurova
Ajo ma bëri varrin.
Më futi thelll brenda saj më vuri hekurat me prangosi.
Këtu do vdesësh tha, në keshtjellën e saj më burgosi.
Po përse s'kërkove të drejtën tënde të jetoje përsëri si Rrugaç i lirë?
Qeshi, qeshi dhe u pergjigj duke qeshur se në atë varr burg kishte dyshek të mirë,
Mos u çudit tha, ka dhe burg të tillë ku bie e nuk do të ngrihesh..
Me gardianen puthesh në vend që të zihesh
Të sjell verë të kuqe të pish, ndonjeherë e mbush dhe me helm lotesh kupën përplot.
Dhe ti e pi, madje i thua dhe faleminderit, kisha etje, i thua mbushma dhe një herë..
Mundësisht kupëb tjetëe jo me lot, me verë..
E pyeten kurvarin, a do dashurosh përsëri !? Përgjigju vetëm me dy fjalë..
Përsëri qeshi,
Nga burgu varr ku kam rënë nuk do dal më gjallë.

G.K
 
Po ti ke dashuruar ndonjeherë?
Pyetën kurvarin.
Një herë dikur, shumë kohë më parë dashurova
Ajo ma bëri varrin.
Më futi thelll brenda saj më vuri hekurat me prangosi.
Këtu do vdesësh tha, në keshtjellën e saj më burgosi.
Po përse s'kërkove të drejtën tënde të jetoje përsëri si Rrugaç i lirë?
Qeshi, qeshi dhe u pergjigj duke qeshur se në atë varr burg kishte dyshek të mirë,
Mos u çudit tha, ka dhe burg të tillë ku bie e nuk do të ngrihesh..
Me gardianen puthesh në vend që të zihesh
Të sjell verë të kuqe të pish, ndonjeherë e mbush dhe me helm lotesh kupën përplot.
Dhe ti e pi, madje i thua dhe faleminderit, kisha etje, i thua mbushma dhe një herë..
Mundësisht kupëb tjetëe jo me lot, me verë..
E pyeten kurvarin, a do dashurosh përsëri !? Përgjigju vetëm me dy fjalë..
Përsëri qeshi,
Nga burgu varr ku kam rënë nuk do dal më gjallë.

G.K
Edhe kush ishte morali i fabules ? 🙄
 
Kur qani ju lironi stresin dhe emocionet e ndrydhura. E qara çliron oksitocinë dhe opioidë endogjenë, të njohur edhe si endorfina. Këto kimikate e të ndjerit mirë ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve fizike dhe emocionale. Emocionet e ndrydhura shkaktojnë ankth, depresion dhe mendim të tepruar. Kur jemi të stresuar, sistemi imunitar ulet, sepse jemi në modalitetin e mbijetesës Fight-Flight-Frieze (lufto-ikje-ngrirje)

𝑲𝒏𝒐𝒘𝒍𝒆𝒅𝒈𝒆 𝒊𝒔 𝑷𝒐𝒘𝒆𝒓

FB_IMG_1682607322231.jpg
 
Kosovo artists paying a poignant tribute to the over 1,600 persons still missing from Serbia's genocidal war, including many children. (2021 pics) Today, Kosovo marks the Day of the Forcibly Disappeared Persons.

FuvnKuXWcBYnomo

FuvnPHmWIAEdqpz

FuvnRIYWcAMw8k1

FuvnYiQXoAE46k1
 
Nese bera nje gabim
E bera...
Per te mos qene borxhe me veten.
Keshtu nis
Dashuria e vertete,
Nga nje gabim
E pergjithmonë!
 
Miku më i mirë, ashtu si dashuria, është një gjë krejtësisht e pashpjegueshme.
Ju mund të grindeni në çdo moment, ose mund t'i tregoni njëri-tjetrit gjithçka që mendoni, por ai ende nuk do të ofendohet nga ju.
 
Janë të pakët ata njerëz që kanë empati.
Prirje e brendshme që na bën të ndiejmë atë që dikush tjetër po përjeton; aftësi për t'i parë gjërat nga këndvështrimi i tjetrit. Empati e thellë. Ndien empati për dikë që e kupton si ndihet!
 
Eduardo Galeano- PO NA KOMANDON FRIKA

Jetojmë në një botë të qeverisur nga frika, frika komandon, pushteti ushqehet me frikë... E ç'do të bënte pushteti pa frikën? Pa frikën që vetë pushteti e krijon që të vazhdojë të ekzistojë.
Uria drekon frikë.
Frikë nga heshtja që turbullon rrugët.
Frika kërcënon.
Nëse dashuron, do të të zërë sida.
Nëse pi duhan, do të të shfaqet kancer.
Nëse merr frymë, do të ndotesh me smog.
Nëse pi, do të bësh aksident.
Nëse ha, do të të rritet kolesteroli.
Nëse flet do të të pushojnë nga puna.
Nëse del në rrugë, do të ketë dhunë.
Nëse mendon, do të të kap ankthi.
Nëse dyshon, do të çmendesh.
Nëse ndien, do të ngelesh vetëm.
 
Ju jeni të fortë kur falni veten dhe u bërtisni bukur "vafshi në djall” atyre që nuk e meritojnë aspak faljen tuaj.
Ju jeni të fortë kur ndaloni së dashuruari në heshtje. Dhe ju vendosni që dashuria duhet të jetohet, jo të kuptohet.
Ju jeni të fortë kur ndaloni së kthyeri faqen tjetër dhe filloni të largoheni. Sepse, përballë disa gjërave, duhet të largohesh. Dhe ndryshoni drejtimin.
Të jesh i/e fortë thjesht do të thotë të jesh vetvetja. Dhe mos u trego, me asnjë çmim, më të lartë se dhimbja dhe ligësia.
Ndonjëherë, pas rënies, njeriu qëndron në tokë.
shtrirë.
Dhe është mirë të shohësh botën nga atje.
Me hundën në ajër, dhe qiellin mbi kokë.

Antonia Storace​
 
Ndonjëherë njeriu është thjesht i lodhur. As i zemëruar, as i vetmuar dhe as i dashuruar.
Thjeshtë jeton!
 
Paulo Coelho: GRATË, BUKURIA DHE NE BURRAT...

"....Trupi ndryshon, moshohet. Mos u dëshpëro nëse nuk të bën më ajo masë fustani që të bënte në moshën 18 vjeçare. Një femër 45 vjeçare, të cilës i bën fustani që vishte në moshën 18 vjeçare, ose vuan nga problemet e zhvillimit, ose po vetëshkatërrohet.
Neve na pëlqejnë femrat që dinë të jetojnë një jetë të ekuilibruar dhe dinë t’i kontrollojnë ndjesitë e tyre të fajit. Na pëlqejnë edhe ato që kur hanë, e shijojnë atë që hanë. Ato që kur duhet të mbajnë dietë, e bëjnë me kënaqësi (pa vuajtje dhe dëshpërim).
Disa rrudha në fytyrë, disa thinja, disa shenja moshimi në trup nuk e fshehin bukurinë. Ato janë dëshmi se ju keni bërë diçka në jetën tuaj, se nuk keni mbetur tek makiazhi dhe nuk e keni kaluar jetën tuaj nëpër qendra estetike. Keni jetuar!
Ndaj, kujdesuni për veten dhe duajeni veten!
Kjo është gjithë bukuria..."
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top