Shkretëtira e Saharasë kishte dikur liqenin më të madh në botë!

MasteR

I'm offline
Shiko fotografinë 1788945
Një liqeni të madh të quajtur Mega اad në atë që është tani “Shkretëtira e Saharasë” iu deshën vetëm disa qindra vjet për t’u tkurrur në përmasa shumë të vogla. Ky është pretendimi për zbulimin më të fundit që kanë kryer shkencëtarët britanikë.

Mega اadi ishte një herë e një kohë liqeni më i madh i ujit të pastër në botë, pasi kishte një sipërfaqe prej 360,000 kilometrash katrorë në Afrikën Qendrore. Besohet se atij iu deshën vetëm 1000 vjet për t’u tkurrur, duke marrë përmasa të papërfillshme.

Zbulimi hodhi dritë në mënyrën se si rritet pylli i Amazonës, për shkak se pluhuri nga mbetjet e liqenit të thatë lëviz nëpër Atlantik për të ndihmuar në lindjen e xhunglës.

“Një liqen i rikonstruktuar i hap rrugën liqenit Mega اad, dikur liqeni më i madh në Afrikë, gjë që sugjeron se një periudhë lagështie në Afrikën e Veriut, me reshje të mëdha në rajonin e Saharasë, përfundoi rreth 5000 vite më parë”.

Skuadra e studiuesve sugjeroi gjithashtu se pellgu i liqenit Bodele, tani një burim i madh i pluhurit atmosferik, mund të mos jetë tharë deri në 1000 vjet më parë.

Por studimi i shkencëtarëve zbulon se ky fertilizim mund të ketë ndodhur vetëm 1000 vjet më parë, duke lënë një enigmë për mënyrën se si xhungla mori përbërës jetësorë përpara kësaj kohe.

Kërkuesit zbuluan se ndryshimi ndodhi disa vjet më parë, shumë më shpejt sesa mendohej më herët.

Gjithçka mbetet është liqeni اad, i cili është 355 kilometra katrorë, ende me përmasa të konsiderueshme, por vetëm një përqindje e vogël krahasuar me shkallën e mëparshme.

Liqeni që kalon kufijtë e اadit, Nigerit, Nigerisë dhe Kamerunit, është pakësuar më shumë në përmasa nga konsumimi i ujit të freskët të tij prej njerëzve.

Kërkuesit shpjeguan domethënien e zbulimit. Mbetjet e thara të liqenit janë burimi më i madh i pluhurit në botë, gropës Bodele. Pluhuri nga kjo gropë fryn në Atlantik për të ndihmuar në fertilizimin e pyjeve të shiut në Amazonë.

Doktor Simon Armitage nga departamenti i gjeografisë në Royal Holloway tha: “Pylli tropikal i Amazonës është si një shportë gjigante e varur. Në këtë lloj shporte, ujitja e përditshme shpëlan shpejt ushqyesit e tretshëm nga toka dhe këto duhet të zëvendësohen duke përdorur pleh, nëse duhet të mbijetojnë bimët”.

Doktori shpjegon se në mënyrë të ngjashme shpëlarja e madhe e mineraleve të tretshme nga Amazona nënkupton se burime të jashtme duhen për të ruajtur fertilitetin e tokës.

Si një nga burimet kryesore të botës për pluhur, gropa Bodele shpesh citohet si një burim i mundshëm i këtyre ushqyesve, por zbulimet tona tregojnë se kjo mund të ketë qenë e vërtetë për 1000 vitet e fundit.

Për të analizuar pakësimin e Mega اadit, kërkuesit nga Royal Holloway, Kolegji Birkbeck dhe Kings dhe nga Universiteti i Londrës përdorin imazhe satelitore për të gjetur në hartë linja bregu të braktisura.

Ata analizuan gjithashtu sedimentin e liqenit për të llogaritur moshën e këtyre linjave bregdetare, duke prodhuar kështu një histori liqeni që shtrihet të paktën 15000 vjet.

Kërkimi u publikua këtë javë në revistën “Diskutime” të Akademisë amerikane të Shkencave.

Si ka ndihmuar pluhuri i Saharasë jetën në Amazonë

Ato janë mijëra kilometra larg, në kontinente të ndryshme dhe të ndara nga një oqean i tërë. Por pluhuri nga shkretëtira e Saharasë së Afrikës luan një rol kyç në ruajtjen e gjelbërimit të pyjeve të Amazonës.

Miliona tonë pluhuri që përmbajnë përbërës të shëndetshëm, transportohen nga Atlantiku çdo vit dhe përfundojnë duke fertilizuar tokat e Amerikës së Jugut. Në të përmbahet fosfor dhe fertilizues të tjerë, të cilët zëvendësojnë përbërësit e larguar çdo vit prej shiut të dendur në xhungël.

Sipas “Tech Times”, 22,000 tonë fosfor nga Saharaja depozitohen çdo vit në Amazonë. Sipas dr. Simon Armitage, gjeolog, pluhuri i Mega اadit të tharë është pjesë e këtij procesi. /gazetashqip/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top