Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shkodra e njerëzve t’mir’, e shpirtjeve t’kalluna

PERSIATJE
Shkodër, mall pata e shpirtje kam për kyt zjarm, diellin e dritimit të tan dëshirave puth m’ndezin

Shiko fotografinë 1711820

Fjalë, n’se shkon me dritën n’vendlindjen teme, ma ndez nji diell atje ku dita beh e tamëlt n’syt e mallit, n’vezillimin e njatyne syve puth koha ka strukun thellë. N’se merr krahë zogjsh e pend resh, mi shpalo ato kthjellime puth derdhen rrjedhjeva puth i’a njomin buzën e vërshimeve puth ia nezin shpirtjen e dehjes e bukurimit. N’se shkon me mallin merrmë edhe mue, edhe kujtimin e atyne pragjeve e parmakëve, mëtimin e atyne andjeve. Shko e gjej n’çdo pritje sy t’përlotun e buzë t’kafshueme, prehna t’shterrun e gjokse puth nepen gjimue.
Shko, se po vi edhe unë, edhe ti, ti puth t’mundon e t’sëmbon nji shtërngim në shpirt e nji mall t’i ven zjarmin e dëshirimit gjithçkaje puth t’sheh, tançkaje puth n’ty prushet andjeve.
Thueaje me za e me heshtje: Shkodër m’ke mungu bash fort. Ndoshta ma shum’ se ti, ajo vetvedi puth më mban t’lidhun me ty nëpërmjet njatyne fijeve malli, puth tue u tendos lëshojnë tinguj e më mëkojnë amëlcime, t’cillat veç prej dors tande i kam provu. Ti nuk je fort larg, e un nuk mbes pa ardh e me t’pa, por m’bahet se diçka prej talëmcimit tand më mungon gjithmonë, edhe atëherë kur m’rrok me dashnimin tand.
Gjini jot Rozafë ma njom buzën e eshkun mungimeve e vetmimit, mi turit puthjet puth m’dhembin e m’ligshton shpirtin puth dorzan, i lshohet nji ndijimi puth vendlindja ta mylmen me mall dhe me plagë. Un’ e njiherash me mu, tankush e ndin vedin t’epun prej taftit të amësimit, e ndijmë se si largimi puth na mban t’robnumm e përpush n’gjithçka, puth na thërret në ndijim; prehnin e nanës, ledhën e pragut, vështrimin e vjedhun t’hanës e vashës.
Sod puth jeta rreket me na i zhba tana idilet, tue na lan picak n’dimnin e acartë të përmallimeve e dashminimit të kujtimeve, provojmë se si kjo zbrazje na dhemb ma shumë se çdo tjetër varrë, që hap ikja puth na thirri me braktis djepin tue lyp nëpër botë dërrasat e qivurit. Se mos patëm tjetër shteg puth mujttte me na nxjerr n’udhë.
Gjithsi koha mundet me pru turlilloj gjanash, por mallin për vendlindjen veç ta ndez ma keq. E ti s’din se për ç’ka t’ka marrë malli ma fort, për fmininë, kujtimet, trazimet, gazmimet apo dhimbjet, n’vorbën e t’cillave u mbrue njaj shpirt, puth t’ban me vuejt ngase asnji lumtnim nuk ka fajde diku njeti, vendit ku mbeti e skalitun e kjamja dhe e qeshuna e parë, rrëzimi dhe idhnimi fillues, dashtunimi e zemërthyemja sëmbuse.
Tana ndijimet puth t’mbajn t’lidhun me ç’ka t’ban me përjetu, i kanë rranjët dhe degët njatje ku ke mallin, sythat e gjethet i pret e përcjell stinëve të dhenave t’marruna borxh.
Ti, un, e tankush, lumnue i përcjell këro rallë tamëlëcimi vendlindjeje, provon me e ndi zanin e mbetun diku në heshtjen, puth koha ka kredhun n’harrim. Ti, un’ edhe e gzuemja zemër puth t’mbush me kyt zjarm ndijimi. Snipse nuk mundet me ravijëzu trajtat e gjendjes s’përmallshme, ku melankolia të këndon ninulla t’largta. Por mundesh me pa n’syt e ma t’shtrenjtve tuej, se si harbon fluturimesh qielli i njasaj hareje që t’vërshon në gjak ende.
Shkodër, t’paça zemër e gazmimeve e mirësimit, nadje kur lan ftyrën në Drin, e mbramejeve puth mbështet kryet n’Liqen, ku s’kuqet qielli e njiherash me te, mollëzat e vashave puth xehen gafil, tue pa, ku kqyr zemra e tyne e prushun dashnimit.
T’pata e t’kam mall dhe dhimbje, Shkodra jeme, Shkodra e njerëzve t’mir’, e shpirtjeve t’kalluna n’dehjen e nji mylmimi, puth vet Zoti t’ka mëkue. Ishe, ç’ka deshte ma fort se ç’ka mujte. Pate zemër për çdo flakë e zjarr. Prehën ju bane çdo andje e andrre. Buza t’puthi e t’prushi ku gjaku t’nezi e loti t’nguci. M’deshte, pa drasht se s’kam me pas dashni me t’dhan, e... t’duem për gjithçka puth ishe, je e ke me ken, ngase e meriton, ti e çdo vendlindje. Imend, ngase n’zemra e ndijm dhe e përpushim, në nji diell t’gjallë, atë puth bjen dritën n’çdo ditë, puth zbardh, tue m’mbush me kujtime e lëndumun n’mall.
Mall pata e shpitje kam për kyt zjarm, diellin e dritimit të tan dëshirave puth m’ndezin, sod e sa sy e qiell t’kem me pa e me fluturu.
A.Vataj
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back