Shkodër, kreu i FRD-së jep dorëheqjen: I zhgënjyer nga koalicioni me PS-në
Kreu i Frymës së Re Demokratike në Shkodër, Zef Kolombi ka dhënë dorëheqjen. Vendimi vjen pas marrëveshjes së FRD-së së Bamir Topit me Partinë Socialiste në prag të zgjedhjeve lokale të qershorit dhe Kolombi ka deklaruar kjo aleancë bie ndesh me bindjet e tij të djathta politike, si një ish i burgosur në kohën e diktaturës.
Megjithatë, Kolombi ka thënë se dorëheqja e tij bëhet edhe për arsye personale. Ai ka hequr dorë edhe nga lista e këshilltarëve të FRD-së në Bashkinë Shkodër.
“Ndihem i zhgënjyer, koalicioni me PS-në nuk shkon përshtat me bindjet e mia të djathta. Nuk do të merrem më me politikë”, – tha ai.
g.shqip