SHKODثR - Me një program të larmishëm artistik, të organizuar pasditen e së shtunës në qëndër të qytetit të Shkodrës, filluan zyrtarisht aktivitetet kushtuar festes së karnavaleve, aktivitet i organizuar nga Bashkia e qytetit, në bashkëpunim me Teatrin 'Migjeni" dhe me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me logon "100 vjet Pavarësi-100 orë Karnavale".
Krahas qytetarëve të shumtë shkodranë, ku spikaste brezi i ri, por edhe familjarë, e pranishme në hapjen zyrtare të aktiviteteve kushtuar karnavaleve 2012 ishte edhe Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli. E shoqëruar nga drejtuesit më të lartë të qeverisjes vendore, zonja Topalli, pasi përgëzoi organizatorët për krijimin e një atmosfere shumë entuziaste, u përfshi edhe vetë në feste, duke vallëzuar me artistët pjesëmarrës në këtë aktivitet.
"ثshtë një festë tradicionale e këtij qyteti, e cila i bën sfidë të gjithëve, kohës, motit, të ftohtit, duke bashkuar të gjithë qytetarët e Shkodrës në shesh për të festuar së bashku nën ritmin e muzikës, këngëve e valleve popullore, shoqëruar me flamurin tonë kombëtar në këtë 100 vjetor të Pavarësisë", u shpreh Kryetarja e Kuvendit për mediat gjatë aktivitetit të sotëm të karnavaleve të zhvilluar pasdite në rrugën pedonale të qytetit të Shkodrës.
Festa e Karnavaleve ka vijuar me një program të pasur artistik, ku nën moderimin e aktorit të teatrit "Migjeni", Ergys Bamçi, në skenën e improvizuar me sfond urën gjigande, e cila simbolizon urën e bashkimit të Shkodrës dhe Shqipërisë me Europën, janë ngjitur me radhë të gjitha grupet pjesëmarrëse, të cilët kanë performuar me këngët dhe vallet e tyre të larmishme.
Më përpara ishte Banda frymore e qytetit, e cila interpretoi marshe festive, ndërkohë që pjesë e programit të ditës së parë ishte edhe hapja e një ekspozite pikture me nxënësit e shkollës së muzikës "Prenkë Jakova".
Entuziazëm krijuan edhe interpretimet e grupit rock "Unit Band", Rock "Kolazh", "Another Brick in the Wall”, si dhe më pas edhe grupi "Kaltërsia", si dhe grupe të tjera muzikore, jo vetëm nga Shkodra, por edhe të ftuar nga rrethet e tjera veriore, si dhe ato nga viset shqiptare të Malit të Zi.
Festa vijoi më pas edhe në lokalet më në zë të qytetit, të cilët kanë mirëpritur grupet e karnavaleve për të festuar me to deri në orët e vona të natës.
(d.b/BalkanWeb)