Shko dhe gjej dikë tjetër..

Lauri

Anunnak
“Shko dhe gjej dikë tjetër, vetëm të jetë më e mirë se unë”
IMG_20221104_205658.jpg
Nuk kam dëgjuar një herë të vetme këtë frazë dhe gjithnjë e kam patur të pamundur t’i jap një kuptim racional, kurrsesi jo nga fakti, se ata që e mendojnë dhe e shprehin janë irracional, se sa për mesazhi që bart.
Thënie sinqertë apo klishe koti, kjo tregon një nevojë grarishë, për heqje qafe, shkarkim nga një barrë, zhvleftësim i një interesi që lidh dy partner, bastardim i motivimit që shtyn dikë të largohet ose të heq dorë nga një lidhje, për të ofruar vetes një tjetër.
Më së shumti ato që janë afirmues të kësaj fraze, patjetër që fyese dhe denigruese, janë mesogratë. Cila është arsyeja se pse ata e thonë dhe sa të sinqerta janë, këtë mund ta dinë ata dhe vetëm ata.
Por unë mbetem i mendimit se është klisheja më e neveritshme që një grua shqipton për të qëruar hesapet, ose për të larguar partnerët që e kanë mendjen vetëm te ajo puna, burrë i cili, më shumë gjasë ka shfaqur shenja të patolerueshme, të jetë i bezdisshëm, i tepërt dhe pa rol thelbësor partneriteti në marrëdhënie.
Bashkëshortët nuk ma do mëndja se e marrin seriozisht këtë ofertë bujare të grave, ndoshta sepse ata e dinë mjaft mirë, se është një shfrim momenti grash të lodhura, të cilat duan të jenë të lira, që në të vërtetë duhet me domosdo të ketë një domethënie tjetër.
Gjithsesi, “Shko dhe gjej dikë tjetër, vetëm të jetë më e mirë se unë”, nga e thëna në të bërë, ka një det të tërë ku partneriteti përpëlitet.
(A-Vataj)
 
Mir e ka!
Nese ndonjehere do i thoja: "shko e gjej 1 tjeter" ne realitet do uroja t'gjente 1 beterr qe t'pendohej 1000 fish 😁🤣
 
Nese i ka syt per te tjera e mire apo e keqe , apo si thot tema : me e mire se una ore ulla mbare i qofte .
Ca rendesi ka Nese ai sdo jet me pjes e jetés time?!😁
 
Keto grate kane ca shaka qe haj, haj ;)
 
"Shko gjej ndonjë tjetër".
Ik gjej ndonjërën që nuk do të pij një kafe me të dashurin e saj.
Ik gjej ndonjërën që takohet cepave me të dashurin e saj,a thu se është një buçë e pangopur.
Ik shif ndonjërën që nuk ka qef lulet apo çokollatat.
Ik gjij ndonjërën që ti duron nazet.
Shko i uruar gjij ndonjërën që pranon të jetë gomë rezervë.
Atëherë ec e më thuaj nëse unë jam dramatike,histerike,kalama apo si të duash ti...
:);)
Vetëm më pa....nuk foli fare...
 
Mos u vono shume....😂😂
 
Ne nga lagja jone themi " rruga nuk eshte e drejte po guret i kam fshire "
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top