Shkenctarët: Vdekja nuk është akti final

cent

...Lontano
Shiko fotografinë 1784366
Pothuajse të gjithë njerëzit besojnë se një jetë kemi. Madje ka edhe shprehje të tilla si: “Jemi të përkohshëm në këtë botë”. Vdekjes nuk i shpëton askush, madje thuhet se çfarëdo që të bësh në këtë jetë apo çfarëdo që të zotërosh në fund të fundit do vedesësh si gjithë të tjerët. Sekte të ndryshme fetare flasin për jetë përtej vdekjes apo e njohur ndryshe si “parajsa”. Nga pikamja shkencore askush nuk ka ngritur pyetje se çfarë ndodh me shpirtin e njeriut, ku shkon ai dhe a vdes vërtet njeriu.

Teoria më e fundit shkencore thotë se “vdekja nuk është akti final”, kështu shkruan në blogun e tij eksperti për teknologjinë e avancuar të qelizave Robert Lanca.

Sipas fizikës kuantike disa aspekte nuk mund të parashikohen në mënyrë absolute. Ekzistojnë një sërë observimesh të mundshme dhe secila ka propabilitet të ndryshëm. një tjetër shpjegim që haset vazhdimisht është interpretimi i “shumë botëve”, sipas të cilit çdonjëra nga këto observime korospondon me një univerum tjetër (multiuniversum). Teoria e re shkencore e quajtur biocentrizmi shumë pak ka spastruar këto ide. Ekziston numër i pakufishëm i universumeve dhe gjithçka që do të mund të ndodhte, ndodh brenda tyre.

Sipas kësaj analize vdekja nuk ekziston në kuptimin e plotë në këta skenarë. Të gjitha universumet e mundshme ekzistojnë në të njëjtën kohë, pa marrë parasysh se çka ndodhë brenda tyre. ثshtë e vërtetë që trupat tanë janë të përcaktuar që të asgjësohen një ditë, ndjenja e jetës – “Kush jam unë?”, është në të vërtetë një fontanë me energji prej 20 vatësh dhe pikërisht kjo energji e kontrollon trurin. Mirëpo kjo energji nuk zhduket pas vdekjes. Njëra nga aksiomat më të besueshme të shkencës është ajo se energjia kurrë nuk vdes, ajo nuk mund as të krijohet as të asgjësohet.
/BeratiLive
 
Titulli: Shkenctarët: Vdekja nuk është akti final

ahahahahhaha Kjo asht shkru ne Kuran para 1400 vjetsh :D
 
Titulli: Shkenctarët: Vdekja nuk është akti final

Po ju sjell disa reshta te marra nga libri "Zbukuroje Jeten Tende"....

Jeta pas vdekjes ne realitet eshte jete e vertete. Ai qe eshte i goditur me shkurtpamesi - nuk e sheh ate, ndersa ai qe eshte i goditur me mendjedobesi - nuk beson ne te. Ai qe zoteron shikim me te cilin sheh dhe mendje me te cilin kupton, ai e sheh se jeta e njeriut eshte e ndare ne etapa. Keshtu, nje dite ai eshte i mbeshtjellur rreth vetvetes, i mbledhur ne barkun e nenes se vet, pra jeton ne barkun e saj. Sikur ateher te ishte ne gjendje qe te mendoje, ai do te mendonte se kjo eshte jeta e vetme ashtu qe do te qendronte forte ne te, duke mos e leshuar, pervec se me dhune. Ndersa sikur te ishte ne gjendje te fliste, ai daljen prej atij vendi do ta konsideronte vdekje dhe futje neper thellesi, edhe pse ajo ne te vertete eshte lindje dhe kalim ne nje bote me te gjere. Po ashtu, vdekja eshte lindje dhe kalim ne nje bote edhe me te gjere - ne boten e berzahut, ne boten pasvarrit qe eshte ndermjet kesaj jete kalimtare dhe materiale dhe botes tjeter te perhershme.
 
Titulli: Shkenctarët: Vdekja nuk është akti final

nuk eshte ndonje lajm i ri, ka kohe qe flitet per universet paralele
jane bere dhe kaq shume filma per kte, Nemo Nobody eshte nje must-see, nqs jeni i interesuar per kte teme dmth
 
Pe: Shkenctarët: Vdekja nuk është akti final

Gjera qe Kurani i ka thene me kohe...kjo vlen per ata qe sbesojne
 
Titulli: Shkenctarët: Vdekja nuk është akti final

PO besoj plotesisht ne nje pjes energjie tonen qe dhe pas vdekjes fizike,. shenderrohet tjetersohet,,por asgje e berbashket siq e pershkruajn fete,,parajse e ferri..:)
 
Pe: Shkenctarët: Vdekja nuk është akti final

Nëse vdekja nuk është akti i fundit,
atëherë bie se as lindja nuk është
akti i parë!
 
Titulli: Shkenctarët: Vdekja nuk është akti final

Njëra nga aksiomat më të besueshme të shkencës është ajo se energjia kurrë nuk vdes, ajo nuk mund as të krijohet as të asgjësohet.

po si po si ! ku ne mbetet ajo energji !
 
Titulli: Shkenctarët: Vdekja nuk është akti final

Ta vras veten ti prvoj kto observimet e tjera :D
 
Titulli: Shkenctarët: Vdekja nuk është akti final

Gjithmone kam besuar dhe besoj qe jeta e perhershme eshte pas Vdekjes,
 
Titulli: Shkenctarët: Vdekja nuk është akti final

dal kadal shkenctaret po e vertetojen ate qe feja e ka deshmu dhe do ta deshmon deri sa te ekzistoj njerzimi.
 
Titulli: Shkenctarët: Vdekja nuk është akti final

E ne bibel eshte riperseritur per me sh se para 200 vjetesh :P

haha... e bukur kjo :)
 
Titulli: Shkenctarët: Vdekja nuk është akti final

dal kadal shkenctaret po e vertetojen ate qe feja e ka deshmu dhe do ta deshmon deri sa te ekzistoj njerzimi.

me fal por c'fare ka deshmuar feja me prova ? Kjo vjen si ceshtje besimi shpirteror, tek une pshm, por jo qe ka noj prove
 
Titulli: Shkenctarët: Vdekja nuk është akti final

Ketu flitet per shkence dhe teknologji, nese doni te flisni per fete tuaja ka nenforume perkatese :).


Flitet per qelizat njerezore, multi universe jo fete tuaja e kuptoni temen apo jo?
 
Titulli: Shkenctarët: Vdekja nuk është akti final

Vec nga shkenca se prisja kete..perralla me mbret po he!


P.S o cent i bere antaret te ndeshen se ku eshte shkruajtur me perpara qe mbas vdekjes ka dicka..lol
 
Titulli: Shkenctarët: Vdekja nuk është akti final

Ketu flitet per shkence dhe teknologji, nese doni te flisni per fete tuaja ka nenforume perkatese :).


Flitet per qelizat njerezore, multi universe jo fete tuaja e kuptoni temen apo jo?

Kjo gje thuhet ne FE !! kjo eshte esenca , ti mundesh ti thuash me qfare do emri tjeter e ta besh si te duash prap eshte e njejta gje esenca e saj.
 
Titulli: Shkenctarët: Vdekja nuk është akti final

Njeriu ka besuar gjithmone ne diçka imaterjale ne trupin e tije, qe e quajme shpirte, qe perpara Kuranit dhe Bibles. Pasi DNA-ja e njeriut shkon deri ne 15'000 vjet. Perderisa shpirti nuk eshte materje(gjithmone nqs ekiston) njeriu nuk mund ta vertetoje nje gje te tille, dhe i lihet vend spekullimit me ideologji fetare te pakten qe 6000 vjet e kendej me "libra qe zbresin nga qielli", qe do ishte me mire dhe me realiste te mos quheshin keshtu, pasi jane shkruar nga dora e njeriut dhe ne te vertete shpjegojne diçka ne kete aspekt. Shkenca po ben punen e saje qe kerkon te shohe te pa dukshmen imetrejale, por mendoj qe ka mjaft per te bere me te dukshmen(deri diku), materjen e zeze qe perben 80-90% te universit dhe dihet shume pak per te.
Le te knaqemi me imagjinime te ndryshme per nje bote me te mire imaterjale pas vdekjes, pasi nuk arrijme te merremi vesh me njeri-tjetrin ne kete bote, ku do jete pikerisht materja, "nena e te zezave"..:)
 
Back
Top