LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Geoffrey Hinton, një nga etërit e Inteligjencës Artificiale dhe fitues i Çmimit Nobel për Fizikë në vitin 2024, ka paralajmëruar se ka një probabilitet prej 10-20% që IA të shkaktojë zhdukjen e njerëzimit brenda tridhjetë viteve. Ai thekson se ritmi i zhvillimit të IA po përparon shumë më shpejt se sa e priste, duke rritur kështu rrezikun nga sisteme më inteligjente se njerëzit që mund të përbëjnë kërcënim ekzistencial për specien tonë.
Hinton, i cili ka punuar për zhvillimin e IA në Google deri vitin e kaluar, shpreh shqetësimin se lënia e këtij zhvillimi në duar të kompanive të mëdha, të motivuara nga fitimet, mund të çojë në një rritje të pakontrolluar të teknologjisë. Ai argumenton se vetëm rregullimi i sektorit nga qeveritë mund të sigurojë zhvillimin e sigurt të IA-së."Fakti është se kurrë nuk kemi pasur të bëjmë me diçka më inteligjente se specia jonë,” shprehet ai.
“Dhe sa shembuj ka ku diçka më inteligjente kontrollohet nga diçka më pak inteligjente? Le të përpiqemi ta imagjinojmë veten si një fëmijë trevjeçar dhe IA-në si një të rritur.”
Nga ana tjetër, Yann LeCun, një tjetër ekspert i IA-së dhe kreu i departamentit të IA në Meta, ka një pikëpamje të kundërt. Ai beson se IA mund të jetë ajo që do të shpëtojë njerëzimin, duke minimizuar rrezikun e kërcënimit ekzistencial nga ky zhvillim.“Kur fillova të punoja me IA, nuk mendoja se do të arrinim kaq shpejt në nivelin ku jemi tani”,- tha studiuesi.
“Mendoja se do të arrinim, por në një të ardhme më të largët. Në fazën aktuale, mendimi dominues i ekspertëve është që ndoshta brenda njëzet vjetëve do të zhvillojmë një Inteligjencë Artificiale më të zgjuar se ajo njerëzore. Dhe kjo është një perspektivë vërtet frikësuese. Shqetësimi im është që lënia e IA-së në duart e kompanive të mëdha të motivuara vetëm nga fitimet nuk është e mjaftueshme për të garantuar zhvillimin e saj të sigurt. E vetmja gjë që mund t’i detyrojë ato kompani të bëjnë më shumë kërkime mbi sigurinë e IA-së është rregullimi i sektorit nga qeveritë",- shtoi më tej.