Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shkencëtari i NASA: Jemi duke zbuluar jetë në Mars

Shiko fotografinë 1904979


Teksa ne tokësorët e vegjël mësojmë gjithnjë e më shumë për universin dhe mund të jemi në prag të zbulimeve të mëdha për planetin Mars, mund të mos jemi ende gati për t’i mësuar ato, paraljmëron së fundmi një shkencëtar i agjencisë hapësinore amerikane NASA.


Dr. Jim Green beson se dy sondat zbuluese të NASA dhe të Agjencisë Evropiane Hapësinore që nisin misionin në Mars verën e ardhshme, mund të sjellin zbulime me pasoja serioze në të ardhmen.
Green, drejtor i degës së shkencës planetare të NASA i krahason zbulimet e pritura me ato të astronomit të epokës së Rilindjes, Nicolaus Kopernicus, i cili dha i pari teorinë se toka rrotullohet rreth diellit dhe jo e kundërta siç besohej para tij.
Modeli i Kopernikut ka revolucionarizuar shkencën gjatë shekullit të 16-të, por atij i solli tërbimin e kishës katolike romake pasi binte në kundërshtim me doktrinën e saj.
“Ne mund të nisim një linjë tërësisht të re mendimi. Nuk besoj se jemi të përgatitur për rezultatet. Jam i shqetësuar sepse besoj se jemi pranë zbulimit dhe dhënies së njoftimeve”.
Sonda evropiane ExoMars dhe ajo e NASAs, Mars 2020 do të gërrmojnë 2.5 metra në sipërfaqen e planetit të kuq duke marrë mostra me shpresë për zbulimin e provave të jetës. Mostrat do të procesohen në laboratorin që ato do të kenë me vete për të zbuluar gjurmë të lëndëve organike.
Green thotë se nëse shkencëtarët gjejnë gjurmë biologjike në sipërfaqen e Marsit, një epokë e re astrobiologjie do të nisë.
“Do të ketë një seri të re pyetjesh shkencore që ngrihen; Do të ketë jetë si e jona? A mund të zhvendoset jeta nga një planet në tjetrin?Apo nëse kemi një shkëndijë në mjedisin e duhur jeta mund të lindë, qoftë si e jona apo në formë tjetër?”
Sonda e NASAs, Mars 2020 do të lëshohet korrikun që vjen për të nisur udhëtimin 140-milionë milje drejt Marsit, për t’u ulur në kraterin Jezero në shkurt 2021. Me dy kamerat e rezolucionit të lartë dhe dronit të pavarur me helika, sonda do të mbledhë imazhe dhe të dhëna të paprecedenta të terrenit.
Studime të fundit kanë treguar se planetet që duken të pabanueshme më parë mund të kanë pasur kushte të përshtatshme për jetën. Sonda e NASAs, InSight ka zbuluar prova të një rezervuari gjigand uji në Mars.
Top-channel
 
Kur qel shelnja rrush po kysmet
 
Ma preni nje bilete ju lutem per ndonje planet tjeter.
endrra ime te vdes ne nje planet tjeter eshte. ahahahahahahhaahhaha
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back